LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sot, një mëngjes shumë i trishtë…”/ Reagon e prekur Aurela Gaçe

23 Nëntor 2021, 14:46, Lifestyle CNA
“Sot, një mëngjes shumë i trishtë…”/

Mëngjesin e sotëm aksidenti tragjik i cili i mori jetën 45 personave dhe vdekja e parakohshme e artistes Huyeda El Saied ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Reagimet kanë qenë të shumta e mes tyre edhe ai i këngëtares të njohur Aurela Gaçe. Me anën e një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se mëngjesi i sotëm ka qenë shumë i trishtë dhe se këtë lajme të kobshme bëjnë të tjerët ta vlerësojnë më shumë jetën.

Lajmi i plotë:

“Sot, një mëngjes shumë i trishtë.

Lexova lajmin e parë për Hueyda El Saied e mbas pak minutash për ikjen nga jeta të 45  njerëzve të tjerë, mes tyre edhe shume fëmije.

Hueidën e njohën të gjithë nëpërmjet ekranit,por shumë nga ne edhe personalisht , edhe  e deshëm te gjithë pasi ajo shpëndante kaq shume pozitivitet, kaq energji të bukur, duke na kujtuar se mes nesh jetojnë edhe njerëz paqësorë e të bukur ne shpirt.

Dhimbja e madhe është edhe për ata që ne ,personalisht nuk i njohëm ,por 45 njerëz që sot ,papritur pushuan s? jetuari, kishin secili historitë e tyre,me familjet që lanë pas, me dhimbjen që shkaktuan tek secila familje që i humbi.

Qysh kur i lexova këto lajme, vetëm mendoj sesa e shkurtër është jeta, sesa me fat jemi që na jepet akoma mundësia të jemi pranë familjeve tona pranë miqve.

Si mbas çdo lajmi të tillë, ne e duam edhe më  fort jetën, e sigurisht jeta vazhdon, ne harrojmë, na rrëmbejnë edhee gjëra pa vlerë ,i përjetojmë ato sikur të ishin fundi i botês.

Këto trishtime, uroj të na shkundin ne të gjallëve që ti marrim jetës çdo sekondë,vetëm më të mirat .

U prehshi në paqe engjëj.

Me dhimbje të madhe ,ngushëlloj familjet e secilit nga ju që sot, i thatë lamtumirê të dashurve tuaj.

Qofshi të parajsës”, shkruan Aurela në postimi  e saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga