Connect with Us

Rritja e rasteve me Covid/ Sllovakia drejt bllokimit të plotë

Kosova & Rajoni

Rritja e rasteve me Covid/ Sllovakia drejt bllokimit të plotë

Publikuar

-

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputiva ka bërë thirrje që vendi të futet në një izolim të rreptë pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Presidentja Caputiva ka thënë se bllokimi duhet të ndodh sidomos për shkak se sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit.

Ajo nuk mund të merr vendimin për bllokim nga pozita e presidentes porse zëri i saj ka peshë pasi është politikania më popullore në vend.

Anëtarët e partisë në pushtet u thanë mediave gjithashtu se rregulla më të ashpra mund të priten të mërkurën, më 24 nëntor, por ata refuzuan të japin detaje.

Caputova po kërkon një bllokim të plotë për të gjithë vendin, jo vetëm për ata që ende nuk janë vaksinuar. Presidentja Caputiva ishe emocionale deri foli për këtë çështje pas një vizite në një spital.

LEXO EDHE:  Agravohet situata nga Covid në Greqi/ Pritet të mbyllen shkollat fillore

“Ne jemi aktualisht shteti me situatën më të keqe në botë, kur bëhet fjalë për infeksionet e reja”, tha ajo.

“Spitalet janë në kufijtë e kapaciteteve të tyre dhe duhet të kufizojnë shërbimet që ofrojnë, personeli shëndetësor i rraskapitur po lutet për ndihmë”, deklaroi ajo.

Sllovakia ka pasur disa masa në fuqi kundër përhapjes së infeksionit mirëpo sipas presidentes së këtij vendi ka pasur zbatim tejet të dobët gjë që ka lejuar shtimin e rasteve me COVID-19.

Përveç Sllovakisë, shumica e vendeve evropiane kanë përjetuar një rritje rapide të rasteve të reja të infeksioneve me COVID-19.

OBSH-ja u frikësohet 700,000 vdekjeve të tjera nga koronavirusi në Evropë

OBSH-ja paralajmëroi të mërkurën se në rast se vazhdon trendi i njëjtë i infektimeve, atëherë, gjatë këtij dimri në Evropë nga COVID-19, mund të humbasin jetën rreth 700,000 persona./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Rreziku nga minat në Kosovë është ende real

Publikuar

-

Nga

Një ditë pranvere e pasluftës është shndërruar në ditën më tragjike për Elmi Xhemën nga qyteti i Shtimes në Kosovë.

Si 12-vjeçar, në maj të vitit 2001, Elmiu ka dalë për të luajtur në oborr të shtëpisë, ku edhe ka shkelur në minë.

Për pasojë, ka humbur këmbën dhe dorën e majtë.

“Nuk kam ditur asgjë deri kur më kanë dërguar në spital… Pastaj, e kam marrë vesh se çfarë ka ndodhur me mua”, rrëfen Elmiu për Radion Evropa e Lirë.

Mina në oborrin e shtëpisë së Elmiut ka qenë një ndër mjetet e shumta shpërthyese që janë vendosur nga ushtria serbe nëpër Kosovë, gjatë luftës së fundit, më 1998/99.

Elmiu, sot 32 vjeç, ka arritur të sigurojë proteza të gjymtyrëve, me të cilat funksionon, por nuk ka arritur të vazhdojë shkollimin.

“Pasi më ka ndodhur kjo, nuk kam pasur vullnet (për shkollë), më ka humbur motivi dhe e kam lënë”, tregon ai.

Mjetet shpërthyese, të mbetura nën tokë nga koha e luftës, kanë marrë jetën e 117 personave në Kosovë.

Muzeu që tregon për një fëmijëri të lënë përgjysmë

Të plagosur ngjashëm si Elmiu kanë mbetur 468 persona.

Sipas të dhënave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shumica e civilëve kanë pësuar nga minat shumë shpejt pas luftës.

FSK: Po vazhdon kontrolli për zonat e dyshuara me mina

Njësitet ushtarake që kanë funksionuar në Kosovë në 20 vjetët e fundit, kanë qenë përgjegjëse për largimin e mjeteve shpërthyese.

Të gjitha operacionet janë kryer në bashkëpunim edhe me ekipet e deminimit nga misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, dhe organizatat civile për deminim.

Njësiti ushtarak, që quhet Kompania e Deminimit, ka funksionuar që nga viti 2001, fillimisht në kuadër të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), që kanë dalë nga transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sa është kostoja e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia?

Nga viti 2009, përkatësisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, TMK-ja është shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Togeri Petrit Loxha, nga Kompania e Deminimit, thotë për Radion Evropa e Lirë se menjëherë pas luftës, ushtria e atëhershme jugosllave ka dorëzuar hartat e zonave të minuara.



Këto harta kanë treguar për 620 fusha të minuara, 1,300 caqe të bombarduara nga NATO-ja, si dhe 2,500 raportime të mjeteve të rrezikshme.

LEXO EDHE:  Numër rekord të infektuarish në vend/ Shënohen dhe dy viktima

LEXO EDHE:  Transporti publik vatër e nxehtë e Covid/ Policia kontrolle intensive në urbane

Pra, në total, kanë ekzistuar afro 4,500 zona të rrezikshme në pjesë të ndryshme të Kosovës.

“Në 20 vjet punë, deri më sot, kanë mbetur më pak se 70 pika të rrezikshme me interes”, thotë Loxha.

Sipas të dhënave të FSK-së, deri më tani janë pastruar mbi 59 milionë metra katrorë tokë, si dhe janë larguar mbi 23 mijë mina, 21 mijë kasetë-bomba dhe mbi 48 mijë mjete të tjera shpërthyese.

Ndonëse, sipas FSK-së, është bërë punë e madhe për largimin e të gjitha mjeteve shpërthyese në territorin e Kosovës, ka ende pika që mund të jenë me rrezik.

“Zonat më të prekura me mina kanë qenë pikat kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë [e Veriut], shkaku i armiqësive të kohës së komunizmit dhe luftërave të viteve ’99-2001. Këto mbeten zonat më të prekura edhe sot”, thotë Loxha.

Aksionet e deminimit deri më tani janë përqendruar në zonat e banuara, por, sipas FSK-së, ato do të fokusohen tani në zonat kufitare.

Gjatë këtij viti, FSK-ja ka kryer disa operacione të pastrimit të fushave të kontaminuara me mjete të pashpërthyera në rajonet e Hanit të Elezit, Gjakovës dhe Ferizajt.

Sipas FSK-së, deri më tash në vitin 2021, janë gjetur 400 mjete shpërthyese dhe 951 fishekë.

“Nevojitet fushatë vetëdijesuese për rrezikun nga minat”

Mjetet e pashpërthyera pritet të jenë rrezik potencial edhe për një kohë të gjatë, thotë Avni Islami, profesor i shkencave të sigurisë.

Sipas tij, largimi i të gjitha mjeteve të tilla në Kosovë merr më shumë kohë.

“Sot e kësaj dite kemi mjete të pashpërthyera edhe nga Lufta e Dytë Botërore, e lëre më në këtë kohë, kur forcat serbe kanë minuar sipërfaqe të mëdha…”, thotë Islami për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se qytetarët duhet të informohen vazhdimisht për rrezikun potencial, qoftë përmes televizionit, apo mediave online.

“E rëndësishme është që opinioni publik të informohet mbi rrezikun që shkakton një mjet i pashpërthyer. Të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve që në rast se hasin në mjet të pashpërthyer, t’i lajmërojnë organet kompetente”, thotë Islami.

Thirrjet e popullatës civile tek autoritetet thuhet se kanë çuar në gjetjen e mjeteve shpërthyese jo vetëm nga lufta e fundit, por edhe nga konfliktet e shekullit 20./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

U deklaruan të vdekur/ Ky është çifti shqiptar që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus nga Maqedonia e Veriut ka marrë flakë.

Nga ky aksident i rëndë kanë ndërruar jetë 45 persona dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa mes viktimave ka edhe fëmijë.

Por, një shqiptar nga rrethina e Preshevës dhe e fejuara e tij nga Kumanova i kanë shpëtuar aksidentit tragjik.

Mediat raportojnë se çifti që shpëtuan janë Lulzim Sulejmani (26 vjeç) dhe Medina Luftiu (25 vjeç).



Edhe pse kryeministri maqedonas, Zoran Zaev fillimisht tha se në mesin e viktimave ishte edhe çifti shqiptar, ai tani ka deklaruar se ata janë në mesin e shtatë të mbijetuarve.

LEXO EDHE:  Transporti publik vatër e nxehtë e Covid/ Policia kontrolle intensive në urbane

LEXO EDHE:  Denoncimi te Berisha/ “Alarm në Divjakë, fshihen rastet me Covid-19”

“Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”,-tha Zaev.

Autobusi me 53 pasagjerë udhëtonte në autostradën e Strumës nga Sofja për në Bllagoevgrad në jugperëndim të vendit. Aksidenti ka ndodhur në dalje për në qytetin Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të Sofjes, sipas televizionit BTV.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se bëhet fjalë për mosfunksionim të autobusit apo ndonjë gabim nga shoferi.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Liderët e Ballkanit dhe BE-së solidarizohen me Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Liderët nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Maqedoninë e Veriut, pas aksidentit me autobus në Bullgari, ku vdiqën të paktën 46 persona.

Një autobus, që po bartte udhëtarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, u dogj në orët e para të 23 nëntorit, teksa po udhëtonte në një autostradë afër Sofjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë autoritetet maqedonase pas aksidentit në Bullgari.

“Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shpreh gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, shkruan Kurti.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Bullgari.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij maqedonas, Stevo Pendarovski dhe kryeministrit Zoran Zaev.



“Me mosbesim dhe pikëllim mora lajmin e tmerrshëm për vdekjen tragjike të pasagjerëve të autobusit në Bullgari. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndajmë me qytetarët e vendit tuaj. Serbia është me ju, e gatshme për të ofruar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme, sepse nuk jeni vetëm në këtë tragjedi”, ka shkruar Vuçiç.

LEXO EDHE:  Transporti publik vatër e nxehtë e Covid/ Policia kontrolle intensive në urbane

LEXO EDHE:  Transporti publik vatër e nxehtë e Covid/ Policia kontrolle intensive në urbane

Edhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar Pendarovskit ka thënë se shteti i tij ndan “dhimbjen me popullin maqedonas për jetët e humbura tragjikisht, në mesin e tyre edhe fëmijë”.

“Ju lutemi përcillni ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe urimet më të mira për pasagjerët e mbijetuar për shërim të shpejtë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ndërkaq, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi e quajti “tragjik” aksidentit me autobus në Bullgari.

“Lajme të tmerrshme lidhur me aksidentin tragjik në Bullgari në orët e para të mëngjesit. Mendimet dhe ngushëllimet e mia për familjarët dhe miqtë e atyre që vdiqën dhe për popullin dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Varhelyi në Twitter, duke iu uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Autoritetet bullgare kanë thënë se ende nuk dinë shkaqet e aksidentit, ndërkaq besohet se me autobusin e kompanisë BesaTrans po udhëtonin 53 persona. Pasagjerët po ktheheshin nga Turqia ku kishin shkuar për një vizitë treditëshe në Stamboll./REL

LEXO TE PLOTE