LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Preku thembrën e Akilit”/ Analisti: Yuri Kim i bëri nder PD-së pa dashje

23 Nëntor 2021, 19:15, Aktualitet CNA
‘Preku thembrën e Akilit”/ Analisti: Yuri Kim i bëri nder

Analisti Arjan Curri, ishte I ftuar mbrëmjen e sotme në MCN TV ku tha se deklarata e ambasadores Juri Kim, për përjashtimin e Berishës i ka hapur rrugën një cunami që do të ridimensionojë opozitën.

?Po duket sikur padashje i ka bërë mirë PD dhe demokratizimit të vendit. Duke shkundur PD dhe duke i thënë hiqni Berishën ndryshe jeni duke ngrënë bar, ajo preku thembrën e Akilit. Ajo shkaktoi tërmetin që më pas sjell cunamin dhe ky i fundit do fshijë disa.

Idetë e Berishës janë të padëgjuara më parë. Koha nuk është e duhura. Por a janë të sakta platformat dhe idetë që po artikulon Berisha? Kjo është totalisht e saktë.

Ky cunami do të sjellë një gjë të mirë. Të paktën për mbijetesë dhe interes politik, këto ide që ka artikuluar Berisha. Zonja Juri Kim padashje po i bën shumë mirë PD dhe rrjedhimisht edhe jetës demokratike të vendit?, tha ai.

Sipas Currit, deputetët e PD-së nuk janë pozicionuar ende qartë, pasi po presin se në cilin kah do të shkojë fitorja.

?Deputetë që nuk kanë dalë hapur me Berishën thonë jemi në pritje të shohim çfarë ndodh. Një kongres do të zhbëjë tjetrin. Verifikimin e firmave e kemi bërë edhe ne të tjerët. Ka qenë shumë i lehtë aksesi. Ka edhe një listë të delegatëve. Këta nuk jepnin as listën. Ka një frikë që pjesa zyrtare e partisë të ndryshojë listën e delegatëve. Prandaj nuk i nxjerrin. Kanë frikë se mos bëjnë gabim. Secili po shikon si do të shkojë fati i tij.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga