Connect with Us

Po shkëlqen te Kukësi, Basha: T’iu tregojmë shqiptarëve çfarë dimë të bëjmë

Sport

Po shkëlqen te Kukësi, Basha: T’iu tregojmë shqiptarëve çfarë dimë të bëjmë

Publikuar

-

Edi Basha është golashënuesi i Superiores. Sulmuesi ishte njeriu i ndeshjes në Kukësi-Tirana. Me një gol dhe një asist, kroati udhëhoqi verilindorët drejt suksesit. Në mikrofonin e “SuperSport” ai theksoi se Kukësi do të luftojë deri në fund në garën për titull.

NDESHJA – “Ne morëm një rezultat të mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë. Dua t’u tregojmë të gjithëve në Shqipëri se jemi një ekip i mirë që luftojmë për vendet e para të renditjes”.

AMBIENTIMI – “Luaj në një kampionat cilësor dhe kjo më ka bërë të përshtatem më shpejt. Të gjithë lojtarët më kanë pritur sikur të jem një veteran dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë të përshtatem sa më shpejt, dua t’i falënderoj të gjithë”.

TITULLI – “Sigurisht që Tirana, po ashtu edhe Kukësi, janë dy ekipe shumë të mira, por ne jemi këtu për t’i marrë ndeshjet një e nga një dhe të shikojmë se kush do të triumfojë në fund”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Këto janë duelet e sotme në Champions League

Publikuar

-

Nga

Rikthehet Champions-i ditën e sotme, teksa do të zhvillohen 8 ndeshje.

Në orën 18:45, do të luhen dy sfida, Dinamo Kiev-Bajern Mynih dhe Vijareal Mançester Junajtid, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për të hedhur hapin e kualifikimit për më tej.



Në orën 21:00, supersfida e mbrëmjes do të jetë ajo mes Çelsit dhe Juventusit në stadiumin “Stamford Bridge” ku do të vendosë fatin e vendit të parë të grupit H.

Barcelona do të ndeshet në “Camp Nou” ndaj Benfikës ku kërkohen me çdo kusht tre pikët për tu kualifikuar për raundin tjetër. Ndeshje përcaktuese pritet të jetë dhe sfida Jang Bojs-Atalanta, ku të dyja ekipet duan kualifikimin. Takimet e tjera janë, Lilë-Salzburg, Malmo-Zenit, Sevija-Volfsburg.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kategoria Superiore në tre ditë/ Spikat Partizani-Teuta, zbulohet axhenda e javës së 10-të

Publikuar

-

Nga

Java e 10-të, ose e përkthyer ndryshe ndeshjet e para të fazës së dytë të Kategorisë Superiore do të zhvillohen në tre ditë.

Të premten në orën 19:45, do të luhet supersfida e kësaj jave, Partizani-Teuta. Të kuqtë e Ilir Dajës vijnë këtë takim pas barazimit ndaj Laçit dhe duan me doemos kthesën ndërsa Teuta vjen pas ndalesës në barazim kundër Skënderbeut në një ndeshje emocionuese me raste, polemika dhe gola.

Të shtunën do të zhvillohen dy duele në orare të ndryshme. Në orën 16:45, do të luhet Skënderbeu-Tirana, një takim që vlen shumë për të dyja skuadrat, ku bardheblutë e Shehit synojnë ringritjen pas disfatëps që pësuan mbrëmë ndaj Kukësit dhe për të mbajtur vendin e parë, ndërsa korçarët synojnë të dalin nga momenti negativ, por edhe nga fundi i tabelës me një tre pikësh.

Në orën 19:45, do të luhet Vllaznia-Laçi. Shkodranët vijnë pas një fitoreje ndaj Kastriotit, ndërsa kurbinasit pas ndalesës me Partizanin.



E diela mbyll javën e 10-të me dy takime të orareve të ndryshme. Në orën 13:45, do të zhviollohet ndeshja Dinamo-Kastrioti. Kryeqytetasit duan të dalin nga ky moment i keq me anë të një fitoreje ndërsa krutanët kërkojnë kthesën.

Në orën 16:45, Kukësi do të sfidojë Egnatian. Verilindorët synojnë vendin e parë dhe për këtë i nevojitet fitorja dhe një ndalesë e mundshme e Tiranës ndaj Skënderbeut, ndërsa rrogozhinasit kërkojnë suksesin pas 3 barazimeve radhazi.

AXHENDA E JAVËS SË 10-të NË KATEGORINË SUPERIORE –

LEXO TE PLOTE

Sport

Franca “pushtohet” nga dhuna, akte vandalizmi edhe para Dijon-Auxerre

Publikuar

-

Nga

Më shumë dhunë mes tifozëve në Francë. Një lokal në Dijon, para ndeshjes me Auxerren, e vlefshme për ditën e 16-të të Ligue 2, një grup tifozësh të Auxerres, kanë sulmuar rreth 30 tifozë të ekipit vendas, që prisnin fillimin e ndeshjes në klub afër stadiumit.

Sipas një burimi policor, incidentet nuk kanë shkaktuar të lënduar dhe nuk kanë sjellë asnjë arrestim. Sipas gazetës rajonale “Le Bien Public”, rreth orës 17:00, ndërsa në lokal ndodheshin rreth 30 mbështetës të Dijonit, një grup personash, të cilësuar si tifozë të Auxerre, hynë dhe plaçkitën vendin, duke djegur një pjesë të mobiljeve lokalit.



Për derbin e Burgundy, i pari në një ndeshje zyrtare që nga viti 2016, prefektura e Côte-d’Or kishte nxjerrë një dekret, që ndalonte hyrjen e tifozëve të Auxerre në Dijon, nëse ata nuk shoqëroheshin nga policia.

Ky incident ndodhi një ditë, pasi një shishe u hodh kundër lojtarit të Olympique Marseille, Dimitri Payet nga një tifoz gjatë ndeshjes së Ligue 1 midis OM dhe Lyon, duke rezultuar në ndërprerjen e ndeshjes.

LEXO TE PLOTE