Connect with Us

Në kërkim për vrasje/ Arrestohet ish agjenti i SHISH

Kronika

Në kërkim për vrasje/ Arrestohet ish agjenti i SHISH

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Tiranës ka rrestuar 51 vjeçarin Xhevahir Mzhika, ish agjent i SHISH, i shpallur në kërkim për vrasje.

Mzhika ka qenë i dënuar me 10 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

51-vjeçari është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 16.08.2014, tek isha Fusha e Aviacionit, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasin F. S

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

LEXO EDHE:  "Tapë" në timon, jashtë fashës orare/ Arrestohet 38 vjeçari në Berat

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Reagimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Xhevahir Mzhika, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

51-vjeçari është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 16.08.2014, tek isha Fusha e Aviacionit, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasin F. S”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto-Shitën të dhënat e shqiptarëve për 20-30 mije lekë/ Ja kush jane 4 të arrestuarit për skandalin e pagave

Publikuar

-

Nga

Katër persona janë arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Të arrestuarit janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj, i cili më pas e ka shitur atë për 20-30 mijë lekë tek përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

LEXO EDHE:  Fshehën të ardhurat dhe kishin punonjës të pasiguruar/ Procedohen 4 persona në Skrapar

LEXO EDHE:  "Tapë" në timon, jashtë fashës orare/ Arrestohet 38 vjeçari në Berat

Punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, i cili i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

Endri Ikonomi



 

Eni Qirjako

Andi Agaraj

Klodian Sota

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjarja tragjike në kopshtin e Fierit/ Dyshohet se 3 vjeçari u mbyt me kapuçin e xhupit

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Velipojë/ 12 vjeçarja vret veten

Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në një kopësht privat në Fier, ku një fëmijë humbi jetën.

Dyshohet se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur vogëlushi po përgatitej për të ikur në shtëpi ndërsa 3-vjeçari ka qenë duke marrë çantën e tij, teksa kapuçi i xhupit ka kapur në varësen e rrobave dhe për pasojë ai është mbytur.

LEXO EDHE:  Arrestimi i policit në Laç/ Lleshaj: Keqardhje për elementë të tillë pa turp dhe pa dinjitet

LEXO EDHE:  Fshehën të ardhurat dhe kishin punonjës të pasiguruar/ Procedohen 4 persona në Skrapar



 

Ka qenë edukatorja e tij ajo që e ka gjetur të miturin pa shenja jete. Aktualisht edukatorja ndodhet në polici, ku po jep dëshminë e saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Djali kishte një shenjë në fyt”/ Flet daja i fëmijës që humbi jetën në kopsht

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në kopsht.

Në një prononcim për Abc news, daja i fëmijës ka rrëfyer se si çdo mëngjes është dërguar fëmija në kopsht dhe më pas i kanë marrë në telefon duke thënë se fëmija nuk është mirë.



Ndërkohë sapo ka mbërritur në urgjencën e spitalit ka folur me mjekun që kishte ndjekur rasti dhe ai i kishte pohuar se fëmija kishte shkuar pa shenja jete dhe me një shenjë në fyt.

LEXO EDHE:  “Tapë” në timon, jashtë fashës orare/ Arrestohet 38 vjeçari në Berat

LEXO EDHE:  Kapet me drogë në shtëpi/ Arrestohet 64 vjeçari në Berat

E kemi dërguar në mëngjes në kopsht fëmijët dhe vetëm se marrim lajmin se djali është keq. Kur shkuam në urgjencë kam takuar doktorin që ishte munduar që të kthente në jetë djalin dhe më tha se fëmija i kishte shkuar pa jetë. Ndër të tjera më tha se kishte një shenjë në grykë duam drejtësi për këtë”, ka thënë daja./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE