Connect with Us

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied/ Mesazhet prekëse nga kolegët dhe miqtë e saj

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied/ Mesazhet prekëse nga kolegët dhe miqtë e saj

Publikuar

-

/

Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied ka prekur dhe trishtuar të gjithë shqiptarët.

El Saied u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Pas këtij lajmi të trishtë ka patur shumë reagime dhe mesazhe prekëse.

Kryeministri, moderatorë, gazetarë, këngëtarë kanë prekur me mesazhet e tyre për humbjen e artistes.

Kryeministri Edi Rama me zemër të thyer përmes një postimi shkruante: Lamtumirë shoqe e vogël.

Një tjetër mesazh prekës ishte ai i moderatores Rudina Magjistari.

O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste!”.

Gazetari Blendi Fevizu përmes disa fotove ku shfaqet krah të ndjerës Hueyda shkruan: “Ishe e re dhe e doje jetën shumë për të ikur kaq herët. U prehsh ne paqe Huyeda”.

Ky lajm ka qenë i trishtë edhe për moderatoren Arbana Osmani, Isli Islamin, Ervin Kurtin e shumë të tjerë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Çështja Berisha”/ Duma: Nëse Basha do e hidhte në votim do ishte akt i ulët

Publikuar

-

Nga

Karrigia për kreun e PD/ Duma: Garën e mendoj legjitime, kandidatët nuk thonë asnjë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi se nëse Basha do e detyronte të votonte mes Berishës dhe SHBA-së, do e quante një akt të ulët lideri politik.

Në një dalje për mediat, ajo theksoi se edhe nëse Basha do b13•nte një akt të tillë do të ishte një rezultat i njëjtë me këtë që është.

“Unë mendoj që sot është momenti i parë që Basha po ndërton një marrëdhënie me demokratët. Fakti që mori përgjegjësinë e një vendimi jo të thjeshtë, fakti që provoi për 3 muaj që tentoi të gjejë gjuhën e përbashkët me Berishën, e mori këtë vendim.



Nuk u fsheh pas votës. Nëse Basha do më detyronte të votoja mes Berishës dhe SHBA-së, do e quaja një akt të ulët lideri politik. Nuk kanë qenë vendime që kanë ardhur dhe janë diskutuar me strategji. Vazhdimi i dyshes Berisha-Basha janë mirëpritur. Derisa ndërtuan një rrugë për 8 vite, u takonte të dyve të zgjidhnin çështjen që ndodhej partia.

Nëse Basha do e hidhte në votë, do ishte një rezultat i njëjtë me këtë që është. Do të votonim për fitoren e PD dhe jo kundër Berishës. Edhe nëse bëhej kjo votë, do të thuhej se kryetari ka influencuar tek njerëzit e tij.

Nuk do të mbaronte kurrë. Fakti që Berisha nuk e pranon, që kjo nuk është një çështje e tij, por e SHBA-së me Berishën, kjo është një çështje që unë nuk di si ta komentoj” shprehu Duma/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme/ 2171 delegatë të PD publikojnë emrat për Kuvendin

Publikuar

-

Nga

Plot 2171 delegatë të Partisë Demokratike, të cilët kanë firmosur për 11 dhjetorin, datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kanë publikuar emrat e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në instagram aktivistja shqiptare Evi Kokalari, e cila ka bashkëngjitur një video me mbishkrimin “Transparencë”.

Të nesërmen dhe në ditët në vijim, pritet të publikojnë emrat delegatët e tjerë të PD-së.

-Dega 1 Tiranë, kanë firmosur 75  nga 90 delegatë

-Dega 3 Tiranë, kanë firmosur 77  nga 86 delegatë

-Dega 4 Tiranë, kanë firmosur 97  nga 111 delegatë

-Dega 5 Tiranë, kanë firmosur 70  nga delegatë

-Dega 6 Tiranë, kanë firmosur 65  nga 82 delegatë

-Dega 7 Tiranë, kanë firmosur 46  nga 86 delegatë

-Dega 9 Tiranë, kanë firmosur 70  nga 91 delegatë

-Dega 11 Tiranë, kane firmosur 88  nga 117 delegatë

-Paskuqan, kanë firmosur 21 nga 29 anëtarë të kryesisë

-Elbasan, kanë firmosur 272 nga 409 delegatë

-Durrës, kane firmosur 207  nga 275 delegatë



-Fier, kanë firmosur 317 nga 358 delegatë

-FRPD dega Fier, kanë firmosur 17 delegatë

-LDGSH Dega fier, kanë firmosur 18 delegatë

-Patos, kanë firmosur 57 nga 82 delegatë

-Roskovec, kanë firmosur 31 nga 52  delegatë

-Mallakastër, kanë firmosur 30 nga 79 delegatë

-Shkodër, kanë firmosur 232 nga 271 delegatë

-Gjirokastër, kane firmosur 100  nga 151 delegatë

-Sarandë, kane firmosur 100  nga 140 delegatë

-Vorë, kane firmosur 54  nga 65 delegatë

-Rrogozhinë, kane firmosur 51  nga 85 delegatë

-Kavajë, kane firmosur 76  nga 117 delegatë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një automjet ka përplasur një fëmijë të të mitur në ” Rruga e Çipajve”.

“Me datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”, shtetasi R.M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur D.M.,10 vjeç.
Shtetasi u shoqërua për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.



Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE