LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja e opozitës së bashkuar/ Topollaj: E pritshme, secila palë kërkon dominancë

23 Nëntor 2021, 20:42, Politikë CNA
Ndarja e opozitës së bashkuar/ Topollaj: E pritshme, secila palë

Anëtari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj deklaroi se përçarja që shihet sot mes opozitës e cila para zgjedhjeve u paraqit si ?e bashkuar?, ishte diçka e parashikuar dhe që kishte kohë që po pritej.

I ftuar në emisionin ?Now? me Erla Mëhillin në EuroNews, ai theksoi se menjëherë pas zgjedhjeve “plasi” edhe “lufta” mes tyre, si një mënyrë për të ruajtur dominancën e oborrit të tyre të opozitës.

“Kjo luftë ishte e pritshme dhe këtë e kam thënë që në kohën e fushatës elektorale. Atëherë presupozohej që opozita duhej të ishte e bashkuar për të arritur qëllimin e saj final. 

Ne që atëherë e pamë që veprimet e aktorëve kryesorë të opozitës ishin për të ruajtur si fillim dominancën e oborrit të tyre të opozitës dhe me shpresë që përpos kësaj dominance, do arrihej të mund të bëheshin edhe mazhorancë. 

Qëllimi kryesor i Lulzim bashës, por edhe i LSI-së, është që të dominonin së pari, në fund të zgjedhjeve të 25 Prillit oborrin e opozitës së vendit, pra të siguroheshin për fitoren minimale. 

Prova e kësaj gjëje është ajo që kanë deklaruar në kulmin e përplasjes së tyre me LSI-në, përfaqësuesit kryesorë të PD-së që thonë se nuk dolën në një koalicion me LSI-në, pavarësisht se formula elektorale i penalizonte të dilnin me lista të ndryshme për shkak se LSI na ka kërkuar 15 deputetë. 

PD më tepër se hallin për të marrë mazhorancën ka patur hallin të mos u lërë partive të tjera të opozitës numër të caktuar deputetësh. Kjo luftë sot është thelluar”, shprehu Topollaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga