LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta, metë…

23 Nëntor 2021, 16:07, Politikë CNA
Meta, metë…

?Asgjë e re nga fronti i lindjes? qe shprehur disa javë më parë gruaja e Ilir Metës në një intervistë nga ?Zëri i Amerikës?, pas pyetjes se si e komentonte ajo përcaktimin e kryetarit të PD Lulzim Basha, që e përshinte edhe Ilir Metën në Trekëndëshin e Bermudës.

Që Monika e Ilirit e njeh mirë veprën e Remarkut nuk është vështirë ta kuptosh, mjafton ta dëgjosh kur flet. Çdo fjali e saj e madje edhe performanca oratorike është e gjitha remarkiane.

Por shprehja e saj ?asgjë e re nga fronti i lindjes?, më shumë se sa raportet remarkiane që Monika ka me veprën e shkrimtarit të famshëm, na paralajmëroi atë që ndodhi; që edhe burri i saj Ilir Meta, aktialisht Presidenti i Republikës në detyrë, nuk do të qëndronte gjatë pa dalë të bëjë Metën. Dhe Meta, metë si gjithmonë keto dy-tre vitet e fundit.

Nervoz, konfuz, i paqartë, i rrëmujshëm, i paduruar, gjithherë në panik dhe i frikësuar.

Një tip ideal për tu studiuar si subjekt nga psikologë, psikiatër, neurologë dhe intoksikologë.

Por edhe një model politik për të kuptuar degradimin e rrënimin e një politikani, dëshpërimisht i panikosur prej asaj që e di se e pret.

Ndryshe, nuk ka se si të shpjegohet lajthitja që pohoi me gojën e vet, se i shtyu zgjedhjet lokale për t?i plotësuar kërkesën Bashës, a thua se po i jepte Bashës ndonjë cd me këngën e Hajredin Pashës dhe jo se po shkelte Kushtetutën e Republikës për të cilën aq shumë përgjërohet se e mbron.

Pohimi i tij i jep të drejtë vendimit të parlamentit për shkarkimin nga detyra, por jep edhe një provë, provën më të rëndësishme që me siguri ata që do të përfaqësojnë parlamentin në gjyq do ta përdorin si provë edhe në seancën e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.

Ndërsa për atë që ai thotë se LSI i dogji mandatet se e gënjeu Basha, është një përrallë që as fëmijët nuk e besojnë.

Po cili shqiptar me dy gramë tru në kokë e beson se Petrit Vasili mund të bëjë një gjë kundër asaj që thotë Ilir Meta?

Kush e beson që Petrit Vasili e dogji mandatin pasi i ka thënë Ilir Meta mos e bëj?

E gjitha është një alibi për ta nxjerrë Ilir Metën të larë nga precedenti më i turpshëm dhe më i dëmshëm ndaj funksionimit demokratik të shtetit siç ishte djegia e mandateve që bëri opozita.

Por alibinë e rrëzon vetë Meta me pohimin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale qe pasoi djegien e mandateve, te cilen nuk e paska bërë për të mbrojtur Kushtetutën, por ngaqë Basha i shkoi ne Gjermani ku Meta ndodhej për vizitë dhe me lot në sy iu lut të shtynte zgjedhjet.

Ndërsa ky, Meta, ngaqë iu dhimbs Luli që po qante, i shtyu!

Në një vend tjetër normal dhe demokratik, një president si ky do ta kishin lidhur e do ta dërgonin menjëherë në spital.

Sepse një njeri normal nuk mund të mendohet që të sillet kështu me pushtetin që i jep detyra e Kryetarit të Shtetit.

Por Meta, metë. Dhe kur je metë mund të jesh vetëm si ai, presidenti më qesharak në botë, të cilin mund ta ?gënjejë? edhe një i përgjumur që qan para tij si Lul Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga