LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merret vendimi final/ Fabrizio Miccoli duhet të shkojë në burg

23 Nëntor 2021, 21:45, Sport CNA
Merret vendimi final/ Fabrizio Miccoli duhet të shkojë në burg

Gjykata e Lartë në Itali ka dhënë vendimin final për Fabrizio Miccoli, i cili akuzohej për zhvatje mafioze.

Ish-futbollisti, i cili për pak kohë erdhi edhe në Shqipëri si zëvendëstrajner te Dinamo, është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg.

Dënimi është i qartë dhe Miccoli duhet të vuajë në qeli dënimin, pa pasur mundësinë e një dënimi alternativ.

Ngjarja për të cilin Miccoli dënohet ka ndodhur më shumë se 10 vite më parë, kur ish-futbollisti me ndihmën e një mafiozi u mundua të rikuperonte shumën e 12 mijë eurove që një biznesmen ia kishte borxh një mikut të tij.

Lajmet e fundit nga