LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me zemër të thyer/ Rama reagon pas tragjedisë në Bullgari

23 Nëntor 2021, 07:22, Aktualitet CNA
Me zemër të thyer/ Rama reagon pas tragjedisë në Bullgari

Kryeministri Edi Rama, ka shprehur dhimbjen për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Bullgari.

?S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…

Dhimbje??, shkruan Rama.

Të paktën 45 persona, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Sipas raportimeve autobusi më parë është përplasur e më pas ka marrë flakë. Mësohet se 12 prej viktimave janë fëmijë./ CNA.al

Tragjedi në Bullgari/ Autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 persona

45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut humbin jetën në aksident tragjik/ Xhaçka: Dhimbje e madhe

Lajmet e fundit nga