Connect with Us

Kush janë 10 tradhtarët më famëkeq në histori

Blog

Kush janë 10 tradhtarët më famëkeq në histori

Publikuar

-

cna lajme blog

(Pjesa e parë)

Tradhtia është një nga llojet më të këqija të krimeve, që mund të kryejë ndonjëherë një njeri. Ajo shkatërron jo vetëm besimin tek ish-aleatët, por vë seriozisht në pikëpyetje karakterin e tradhtarit. Është e sigurt të thuhet se asnjë lloj lavdie, dhe asnjë lloj shpërblimi që mund të fitojë tradhtari, nuk mund të krahasohet me dëmet nga tradhtia e popullit të tij. Historia ka plot shembuj të tradhtarëve. Ja cilat janë 10 më famëkeq në histori.

Benedikt Arnold

Gjatë Luftës për Pavarësi, Benedikt Arnold e tradhtoi SHBA-në, duke iu ofruar britanikëve të dorëzonte fortesën Uest Point në Nju Jork, në këmbim të një shume prej 20 mijë paund. Por britanikët nuk arritën që ta merrnin Uest Point. Plani i Arnoldit u zbulua, dhe ai u arratis.

Arnold ishte një udhëheqës i aftë, dhe spikati në shumë beteja të Luftën Revolucionare. Për performancën e tij të jashtëzakonshme, në vitin 1780 iu dha komanda e Uest Point, fortesës së vendosur buzë lumit Hadson. Por Arnold nisi të mbante kontakte të fshehta me kreun e forcave britanike, Sër Henri Klinton.

Ai premtoi dorëzim të plotë të fortesës dhe të njerëzve të tij tek armiqtë, në këmbim të interesave të tij personale. Pas arratisë, ai u transferua në Angli, dhe nuk mori kurrë atë

që i ishte premtuar nga britanikët. Arnold vdiq në Londër më 14 qershor 1781. Ish-heroi është aq i urryer nga amerikanët saqë emri i tij konsiderohet si sinonim i fjalës “tradhtar”.

Mir Xhafar

Ishte njeriu që tradhtoi bashkatdhetarët e tij indianë. Në këmbim të një ryshfeti, ai krijoi mundësinë e fillimit të sundimit më shumë se 200-vjeçar të britanikëve në Indi. Ai i ndihmoi armiqtë që të fitonin mbi sundimtarin e Bengalit në Betejën e Plasej. Ajo ngjarje cilësohet si fillimi i imperializmit britanik në Indi.

Kompania angleze e Indive Lindore, ishte shumë agresive në tregjet indiane në fillim të shekullit XVIII. Anglezët kishin selinë e tyre në qytetin e Kalkutës, dhe mezi prisnin që ta vinin atë plotësisht nën kontrollin e tyre. Siraxh Ud-Daulah, sundimtari i mbretërisë, ishte i vetmi që rezistoi synimeve perandorake të britanikëve.

Nënkoloneli Robert Klajv i shpalli luftë Siraxh në Plasej. Trupat vendase ishin mbi 50.000, ndërsa ato britanike vetëm 3.000. Por mbreti nuk llogariti tradhtinë e njërit prej njerëzve të tij Mir Xhafar. Më 23 qershor 1757, Xhafar i urdhëroi forcat e tij të tërhiqeshin nga beteja e Plasej, duke i lënë armiqve fushë të lirë.

Siraxh u arratis për njëfarë kohe, derisa u kap dhe u ekzekutua.  Klajv e zëvendësoi Siraxh me Xhafar, që mori postin e guvernatorit në Bengal. Lakmia e Xhafar rezultoi fatale 2 vjet më vonë, kur Klajv mësoi për traktatin e fshehtë të Xhafar me holandezët. Ai u zëvendësua nga dhëndri i tij, Mir Kasimi. Xhafar është i urryer në historinë e Indisë dhe të Pakistanit. Aq sa emri i tij është sinonim i fjalës “tradhtar” në gjuhët e tyre përkatëse.

Vidkun Kuisling

Kur nazistët ishin në luftë me shuam vende, diplomati norvegjez, Vidkun Kuisling, nisi

një grusht shteti kundër mbretit të tij, për të fituar mbështetjen e e Hitlerit. Në fakt ai u bë kryeministër nën regjimin Kuisling, i njohur si qeveria kukull e nazisteve në Norvegji.

LEXO EDHE:  Sa kohë mund të mbijetojnë njerëzit pa ushqim ose ujë?

Kuislingu kishte qenë gjithmonë në kërkim të mbështetjes nga jashtë, që kur partia e tij Nasjonal Samling humbi në zgjedhjet e viteve 1930. Ai iu drejtua për ndihmë drejt nazistëve, dhe partia e tij e parëndësishme, njihej si dega norvegjeze e Partisë Naziste.

Ai e takoi Hitlerin për herë të parë më 18 dhjetor 1939. Gjatë takimit, ideja e tij për të pushtuar Norvegjinë nga bregu i detit ishte më pak e rëndësishme për Fyhrerin. Të dy ndanë pikëpamjet të përbashkëta mbi idenë e një race dominuese. Hitlerit i bëri vërtet përshtypje propozimi i Kuislingut për të prodhuar një brez qytetarësh idealë.

Plani ishte bashkimi i arianëve nazistë dhe i racës nordike të Kuislingut. Nazistët hynë në Norvegji më 9 prill 1940, dhe Kuisling nuk ngurroi që ta vetë-shpallte veten kryeministër. Kur vendi u çlirua në vitin 1945, ai u shpall fajtor për dërgimin e pothuajse 1000 hebrenjve në kampet e përqendrimit, si dhe për tradhti kombëtare, dhe u ekzekutua. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, emri i tij u bë sinonim i fjalës “tradhtar”.

Uang Jinguei

Në Kinën para-komuniste, politikani Uang Jinguei, bashkëpunoi me armiqtë japonezë. Për

të fituar pushtet, ai ra dakord të krijonte një qeveri kukull në Nanxhing, në këmbim të disa lëshimeve të vogla. Jinguei u lirua nga burgu në 1911 pas Revolucionit Vuçang.

Ai u bë një hero kombëtar dhe një figurë e shquar politike e Senatit. Pas vdekjes së liderit kinez Sun Jat-Sen në marsin e vitit 1925, ai rivalizoi Çang Kai Shek për pozicionin e liderit.  Por ky i fundit triumfoi fronin për shkak të fuqisë së tij ushtarake.

Për të fituar mbështetje ushtarake, Jinguei kontaktoi fillimisht me Hitlerin. Pastaj në dhjetor 1938, ai u arratis fshehurazi në Hanoi, për t’u lidhur në aleancë me japonezët. Armiqtë morën kontrollin mbi Nanxhing, dhe Jinguei u emërua si një sundimtar kukull. Jinguei u transferua në Japoni në marsin e vitit 1944, dhe vdiq më 10 nëntor të po atij viti.

Xhulius dhe Etel Rozenberg

Çifti i bashkëshortëve amerikanë, u dënua për shitjen tek sovjetikët të sekreteve të bombës bërthamore. Edhe pse pretenduan se ishin të pafajshëm deri në vdekjen e tyre, ata u bënë shtetasit e parë amerikanë që u dënuan dhe u ekzekutuan për spiunazh në kohë paqeje.

Xhulius, ishte një inxhinier që punonte për ushtrisë amerikane, ndërsa Etel punonte si sekretare.

Ata u njohën kur ishin anëtarë të Lidhjes së Re Komuniste. Më 17 qershor 1950, Xhulius Rozenberg u arrestua nën dyshimin për spiunazh, dhe u akuzua për menaxhimin e një rrjeti spiunazhi. Thuhej se grupi i transmetoi Bashkimit Sovjetik informacione top-sekret lidhur me bombat bërthamore.

Pas disa muajsh u arrestua edhe gruaja e tij, Etel. Ai që demaskoi Rozenbergët, ishte vëllai më i vogël i Etel, Dejvid Gringllas. Ky kishte qenë rreshter në ushtri, dhe më pas punoi si makinist në Los Alamos, laboratorin sekret të bombës atomike amerikane.

Dejvid u rrëfeu autoriteteve tradhtinë e tij, dhe kalimin e sekretet bërthamore Bashkimit Sovjetik. Ai u dënua me 10 vjet burg. Ndërkohë Çifti Rozenberg u ekzekutua në karrigen elektrike më 19 qershor 1953 në burgun Sing Sing të Nju Jorkut.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

10 of the Most Notorious Traitors in History

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Pse vendet e Evropës Veriore, kanë qytetarët më të lumtur në botë?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Benjamin Plackett “Discover Magazine”

Dielli gjatë muajit dhjetor nuk lind kurrë mbi horizontin e veriut Arktik të Finlandës. Edhe në jugun e largët të këtij vendi, ku jeton pjesa më e madhe e finlandezëve, banorët shohin vetëm 6 orë dritë dielli në ditët më të shkurtra të dimrit.

Pavarësisht nga kjo errësirë, Finlanda është zyrtarisht vendi më i lumtur në botë, dhe është renditur e para në këtë listë për 4 vjet me radhë. Kjo edhe sipas Raportit Botëror të Lumturisë të vitit 2021 të Kombeve të Bashkuara , që bazohet tek një pyetje të vetme (edhe pse subjektive).

Pjesëmarrësve anembanë globit, u kërkohet që të vlerësojnë lumturinë e tyre në një shkallë nga 1 deri në 10. Vendet e tjera nordike, duke përfshirë Islandën, Danimarkën dhe Suedinë, mbajnë gjithashtu vendet e para në këtë listë.

I vetmi vend jo-evropian, që renditet në mesin e 10 vendeve më të lumtura në botë është Zelanda e Re. Ndërkohë, shumë vende duke përfshirë Afganistanin, Sudanin e Jugut dhe Zambian, klasifikohen vazhdimisht në fund të listës. Shtetet e Bashkuara, renditen për këtë vit në vendin e 14-të.

Renditjet e tjera tregojnë rezultate të ngjashme. Indeksi i Prosperitetit Legatum, që mat mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendeve, raporton gjithashtu nivele relativisht të larta lumturie brenda vendeve të Evropës Veriore, në krahasim me ato që përjetojnë konflikte intensive.

Dhe ndërsa mungesa e pasurisë, mund ta pozicionojë një vend në fund të tabelës, nga ana tjetër vetëm paratë nuk janë të mjaftueshme për ta renditur një vend në krye të kësaj liste.

Për shembull marrin rastin e Hong Kongut.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, ai është vendi i dhjetë më i pasur në botë, kur është fjala për të ardhurat kombëtare bruto (GNI). Por Hong Kongu pozicionohet në gjysmën e fundit të indeksit të OKB-së, pas vendeve me një GNI më të ulët si Shqipëria, Gana dhe Ekuadori.

Në përgjithësi, studiuesit thonë se një sistem politik i qëndrueshëm, një sistem i mirë i sigurisë sociale, kujdesi shëndetësor falas, dhe nivelet e larta të besimit të publikut në një sistem politik, demokratik janë elementët e duhur për të pasur një popullatë të lumtur.

“Tek e fundit thelbësore nuk është kultura, por janë institucionet e një vendi”- thotë Frenk Martela, studiues i psikologjisë në Universitetin Aalto në Finlandë, që kontribuon në raportin e përvitshëm të Kombeve të Bashkuara.



LEXO EDHE:  Alarmi/ Shërbimet sekrete ruse po synojnë të destabilizojë Evropën

LEXO EDHE:  Me votën pro Trump, miliona amerikanë do kundërshtojnë vendosjen e diktaturës së shtetit njëpartiak

Performanca jo shumë e mirë e Hong Kongut, është sipas një raporti nga Indeksit të Prosperitetit Legatum, pjesë e një tendence rajonale. Ky raport arrin në përfundimin se “progresi u ngadalësua në rajonin e Azi-Paqësorit, kryesisht për shkak të një përkeqësimi të sigurisë dhe sigurisë, lirive personale, cilësisë së ekonomisë dhe sistemit arsimor”.

India shënon një shembull tjetër, në të cilin rritja e pasurisë nuk përkthehet domosdoshmërisht në rritje të lumturisë, thotë Martela. ”Gjatë 10 viteve të fundit, PBB-ja e saj është rritur me shpejtësi, por lumturia e saj po zvogëlohet. Kjo renditje, mund të jetë një manifestim i paqëndrueshmërisë politike në nën-kontinent, dhe tensioneve në rritje midis komuniteteve fetare të Indisë- shton ai.

Por si e ka arritur saktësisht Evropa Veriore këtë gjendje shpirtërore kaq të mirë? “Kur kemi analizuar të gjitha fazat e hulumtimet për këtë pyetje, duket sikur institucionet më të afta, janë ato që parashikojnë lumturinë në nivel kombëtar”- shprehet Martela.

“Vendet nordike ofrojnë shumë gjëra pozitive për qytetarët, si një sistem të gjerë të mirëqenies sociale, kopshte dhe kujdes shëndetësor falas. Këto gjëra janë shumë thelbësore, pasi nënkuptojnë se njerëzit mund t’i besojnë shoqërisë që të kujdeset për ta, në rast se diçka shkon keq në jetën e tyre”- nënvizoi ai.

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizatat “Reporterët pa Kufij”, qytetarët e Evropës Veriore, kanë më pak censurë në media dhe korrupsion se sa kudo tjetër në botë. “Prandaj, cilësia e institucioneve demokratike, është shumë e lartë”- thotë Martela.

Nëse qytetarët kanë besim se sistemi demokratik është duke funksionuar, atëherë ata kanë më shumë gjasa që të ndihen sikur vota e tyre ka vërtet rëndësi. Kjo është një tjetër nxitje për mirëqenien e banorëve.

“Çfarë do të thotë e gjitha kjo? Që zyrtarët e qeverive, duhet të ri-mendojnë se si e vlerësojnë ndikimin e politikave të tyre. Produkti i Brendshëm Bruto, është përdorur për një kohë të gjatë si një simbol për suksesin e një vendi. Synimi përfundimtar i qeverive, duhet të jetë sigurimi që të jenë të lumtur sa më shumë qytetarë”- thotë Martela.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.discovermagazine.com/planet-earth/are-some-countries-happier-than-others

LEXO TE PLOTE

Blog

Franca po i përdor si armë emigrantët, ashtu si Bjellorusia

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Gavin Mortimer “The Spectator”

Ishte e vështirë të mos qeshje me një farë cinizmi me deklaratën e fundit të anëtarëve perëndimorë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që e dënuan Bjellorusinë për përdorimin e emigrantëve në kufirin e saj me Poloninë si një armë të krizës.

Pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten e shkuar, anëtarët perëndimorë botuan një deklaratë të përbashkët, duke e akuzuar Minskun se po rrezikon jetën e emigrantëve “për qëllime politike”.Kjo është sigurisht e vërtetë, por si mund të dëgjosh fjalë të tilla nga Franca. Çfarë hipokrizie!

Këtë vit ka shumë më pak emigrantë që jetojnë nëpër kampe prej kartoni në periferitë e ë Parisit. Pse? Sepse këto kampe janë shkatërruar, dhe emigrantët, shumica të rinj nga Afrika dhe Lindja e Mesme, janë nisur drejt veriut për në qytet-portin e Kalesë.

Pasi atje mund të shkosh në Angli përmes një udhëtimi të shkurtër përmes Kanalit. Dhe këtë udhëtim e kanë bërë këtë vit mbi 24 mijë njerëz, gati 3-fishi i numrit që ia doli të kalojë Kanalin në vitin 2020.

“Duket se francezët u kanë lënë dorë të lirë trafikantëve të qenieve njerëzore. Ky dështim i tmerrshëm i zbatimit të ligjit, do të ngrihet me forcë në diskutimet me Ministrit të Brendshëm Zherald Darmanin dhe qeverinë franceze”- citohet të ketë thënë një burim i qeverisë britanike, mbi paaftësinë e Francës për të ndaluar emigrantët ilegalë që kalojnë në Angli përmes territorit të saj.

Ndoshta, Boris Xhonson duhet të mendojë të dërgojë ushtarë britanikë në Kale, si dhe në kufirin polak. Protestat e britanikëve ndaj Parisit, nuk do të sjellin ndonjë gjë të mirë. Presidenti francez Emanuel Makron, ka nisur tashmë fushatën për zgjedhjet presidenciale të prillit të ardhshëm.

Dhe sfidantët e tij kryesorë vijnë nga e djathta:Marinë Lë Pen e Tubimi Kombëtar, analisti i krahut të djathtë Erik Zemur, dhe republikanët e qendrës së djathtë, të cilët nuk kanë zgjedhur ende një kandidat, e kanë bërë emigracionin një pikë qëndrore të manifestit të tyre.

Për më tepër, në 15 muajt e fundit në Francë ka pasur një numër sulmesh islamike të kryera nga burra që kanë hyrë ilegalisht në vend, përfshirë vrasjen e tre besimtarëve nga një tunizian në një kishë të Nisës.

Prandaj, Makron e di shumë mirë se duhet të bëjë diçka për numrin e madh të emigrantëve të paligjshëm që ndodhen aktualisht në Francë – dhe që vlerësohet të jetë rreth 900.000- dhe a ka ai zgjidhje më të mirë se sa transferimi i këtij problemi tek britanikët?

Një reportazh në mediat franceze të enjten në mbrëmje, vërtetoi para shikuesve se autoritetet franceze po e lehtësojnë migrimin e emigrantëve ilegalë drejt Anglisë nëpërmjet Kanalit. Gazetari që realizoi reportazhin, përshkroi se si emigrantët ishin zhvendosur në perëndim nga Kaleja në Dunat Dë La Slak, me pamje nga plazhet e arta të Vimero-së, një destinacion popullor turistik për britanikët në periudhën midis 2 luftërave.

LEXO EDHE:  Me votën pro Trump, miliona amerikanë do kundërshtojnë vendosjen e diktaturës së shtetit njëpartiak

LEXO EDHE:  Me votën pro Trump, miliona amerikanë do kundërshtojnë vendosjen e diktaturës së shtetit njëpartiak



Një peshkatar vendas i shpjegoi gazetarit frekuencën me të cilën ai sheh gomonet që nisen për në Britani. “Anglezët nuk janë të lumtur më këtë situatë”- i thotë gazetari. Duke buzëqeshur, peshkatari u përgjigj:“E kush e çan kokën për këtë!”.

Ekipit të televizionit nuk iu desh të priste shumë përpara se të shihte një grup të madh emigrantësh ilegalë që mbanin në duar një gomone të fryrë buzë detit. Në përpjekjen e dytë ata e lëshuan me sukses gomonen dhe u nisën.

Nga dunat, 5 policë francezë të cilët qëndronin në makinën e tyre të patrullës shihnin gjithçka. Gazetari tha se ata kishin mbërritur shumë vonë për të parandaluar nisjen e gomones, por ata “kontaktuan rojen bregdetare, e cila e shoqëroi gomonen në ujërat territoriale britanike”.

Por sipas organizatës “Human Rights Watch”, policia francezë nuk ka qenë gjithmonë kaq e butë me sjelljen e saj ndaj emigrantëve. Muajin e shkuar HRW akuzoi policinë në Kale për “praktika abuzive”, të tilla si shembja e çadrave të ngritura nga emigrantët apo konfiskimi i sendeve të tyre.

E vërteta është se policisë, ashtu si njerëzve të mirë të Kalesë, u është sosur durimi pasi gjatë 2 dekadave të fundit emigrantët kanë ngritur kampe brenda dhe rreth portit, ndërsa dhuna dhe krimi janë një realitet shoqërues, të cilin ka dështuar që ta adresojë klasa politike franceze.
Inercia e tyre nuk është e ndryshme nga ajo e Brukselit, që ishte tepër i hutuar mbi mënyrën sesi ta trajtonte krizën e emigrantëve në vitin 2015, kur Angela Merkel hapi kufijtë e kontinentit. Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko e di mirë këtë.

Dhe ndërsa ai akuzohet për “përdorimin e emigrantëve si një armë”, sa ndryshon në fakt sjellja e tij nga ajo që po ndodh sot në Kale? Franca supozohet se paguhet nga qeveria britanike për të ndaluar emigrimin e paligjshëm, por ata nuk po bëjnë asgjë të tillë.

Kjo të kujton paksa sjelljen e tyre të vitit 2018, kur policia franceze në juglindje të vendit u akuzua nga Italia për lejimin e kalimit të emigrantëve që ata kishin kapur përtej kufirit. Mos-veprimi i autoriteteve franceze, madje mund të thuhet edhe inkurajimi i tyre i heshtur, po vë në rrezik jetën e emigrantëve.

Dy burra u mbytën në përpjekje për të kaluar Kanalin, teksa të premten u raportua zhdukja e 3 të tjerëve pasi ishin nisur drejt Britanisë me një varkë të vogël të tipit kajak. Ndoshta Britania duhet të thërrasë një mbledhje tjetër urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe këtë herë të dënojë sjelljen e Francës.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.spectator.co.uk/article/france-is-using-migrants-just-like-belarus

LEXO TE PLOTE

Blog

Lidhjet e shumëfishta të Frenk Sinatrës me botën e krimit në Amerikë

Publikuar

-

Nga

Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në të kënduar; për fitimin e dy çmimeve Akademy Awards, si dhe për  Çmimin Oskar si “aktori më i mirë në një rol dytësor” për rolin e tij në filmin “Nga këtu në përjetësi” të vitit 1953.

Por ai është gjithashtu i famshëm për lidhjen e tij me mafian amerikane, diçka që nuk pëlqente shumë që ta dinte publiku. Lidhjet e Sinatras me mafian e kanë origjinën që tek familja e tij, pasi xhaxhai i tij Bob Garavante, ishte pjesë e familjes mafioze italo-amerikane Gjenoveze.

Ndonëse Bob nuk pati një ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetet e tij të mëvonshme me botën e krimit të Amerikës, ai me siguri që i tregoi të riut Frenk se si të sillej dhe vepronte në një mjedis të tillë. Gjatë rrugëtimit të tij drejt famës, por dhe për vite pasi u bë një nga figurat kryesore të Hollivudit, Sinatra mbajti kontakte shumë të afërta  me mafian, duke përfshirë Benxhamin “Bagsi” Sigëll dhe Çarls “Laki” Luçiano.

Shumica e atyre me të cilët rrinte, ndanin pasionet e tij për gratë, lojërat e fatit dhe paratë, dhe takoheshin shpesh mbrëmjeve në klube nate dhe kazino. Duke folur për “Page Six”, ish-menaxheri i Sinatrës, Toni Opedisano, thotë se mafiozët ishin në një garë mes tyre për të pasur vëmendjen e artistit.

“Ata donin që të ishte në rrethin e ngushtë të Frenk. Vetë ai bëri çmos që të mos ta ekspozohej shumë me këta njerëz, por disa njerëz do ta tepronin. Me kalimin e kohës disa nga mafiozët u bënë miq të ngushtë me të, dhe ata do të përpiqeshin të bënin për të gjëra, të cilat ai nuk ua kërkoi asnjëherë. Frenk thoshte:Nëse këta njerëz duan vërtet të më bëjnë një nder, do të doja që të mos më bënin më ndere!”- thotë ai.

Sipas Opedisano, Frenk Sinatra e urrente lidhjen e tij me mafian, dhe fajësoi për këtë kryesisht ndjenjat anti-italiane që dominonin në atë kohë në SHBA. Ai vetë pretendonte se ra në kontakt me mafiozët, pasi ata kishin në pronësi ambientet ku ai këndonte.

“Toni, nuk e kuptoj. Nëse klubet e natës, do të ishin të gjitha në pronësi të Kardinalëve dhe Imzotëve, mendoj se do ta kisha kaluar kohën time me Kardinalët dhe Imzotët. Por kjo gjë nuk do të më bënte as Kardinal apo Imzot. As puna në një klub në pronësi të njerëzve të mafias, nuk do të bëjë mafioz”- i tha në një rast menaxherit të tij.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk shpjegon arsyen se pse ai dilte aq shpesh foto me mafiozët e njohur. Ai vetë pretendonte se kjo ishte mënyra e tij e të qenit i sjellshëm, pasi “kur një burrë më zgjat dorën për të më takuar, unë nuk e pyes kurrë se si i ka fituar paratë, mirësjellja është mirësjellje”.

Ai ishte veçanërisht i ndjeshëm për lidhjen e tij të pretenduar me mafian, për të cilën shkruhet në librin e Mario Puzos “Kumbari”. Duke folur për “New York Magazine” në vitin 1972, Puzo tha se Sinatra ishte paksa i emocionuar nga lidhja midis tij dhe mafiozit Xhoni Fonten.

LEXO EDHE:  “Sekretet” dhe gënjeshtrat e librit të Xhon Bolton

LEXO EDHE:  “Sekretet” dhe gënjeshtrat e librit të Xhon Bolton



Të dy u ballafaquan një mbrëmje kur u prezantuan nga të njohur të përbashkët në një klub nate në Beverli Hills. Puzo kujton se Sinatra e kritikoi ashpër për librin e tij. Madje thuhet se këngëtari e kërcënoi se do ta rrihte, nëse ai do të ishte pak më i ri në moshë, gjë që e ofendoi Puzon.

“Ajo që më lëndoi ishte se Frenk, një italian nga veriu, po më kërcënonte me dhunë fizike mua, një italian nga jugu. Kjo është përafërsisht njëlloj sikur Ajnshtajni të kërcënonte me thikë Al Kaponen. Thjesht nuk shkon. Italianët e veriut, nuk ngatërrohen kurrë ata të jugut, përveçse kur i futin në burg ose i deportojnë në ndonjë ishull të shkretë”- tha më vonë Puzo.

FBI-ja amerikane nuk u besonte pretendimeve të Frenk Sinatrës, se nuk kishte personalisht lidhje me mafian. Organizata qeveritare kaloi mbi 40 vjet duke e survejuar, duke grumbulluar mijëra faqe që dokumentonin lëvizjet e tij, miqësitë dhe gjithçka tjetër rreth jetës së tij, duke nisur që me deklaratën e tij se për arsye shëndetësore, nuk ishte në gjendje të angazhohej me ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa FBI-ja nuk ishte asnjëherë në gjendje të provonte se ai ishte i përfshirë në akte kriminale, ajo regjistroi ndërveprime të shumta midis Sinatrës dhe disa emrave të mëdhenj të botës së krimit. Kishte shumë zëra rreth miqësisë së tij me bosin e mafias të Çikagos, Sam Xhankana.

Sipas vajzës së tij, Tina, Sinatra e prezantoi Xhon F.Kennedy me të dashurën e Xhiankana, Xhudith Eksner, e cila dyshohet se shërbeu si një ndërlidhëse midis presidentit dhe Xhankanës, gjatë hartimit të një plani për të vrarë udhëheqësin kuban Fidel Kastro.

Po ashtu në dosjet e FBI-së kishte raporte për dhuratat e marra nga Xhozef dhe Çarls Fisketi, kushërinj të bosit të mafias Al Kapone, si dhe për një performancë të Sinatrës në dasmën e vajzës së bosit të mafias së Filadelfias, Anxhel Bruno.

Madje ka dokumente që tregojnë se mafia ushtroi ndikimin e saj për ta ndihmuar Sinatrën të dilte nga një kontratë e nënshkruar në vitin 1951. Një incident i spikatur, ishte ai kur agjentët e FBI-së panë Sinatrën të takohej me mafiozët e Detroitit, Vito dhe Entoni Xhakalone.

“Disa herë në vit, ne e shihnim Xhanalonen të shkonte në aeroport për të marrë Sinatrën. Ata e kalonin fundjavën së bashku, duke u shoqëruar para dhe pas shfaqjeve të tij… Dhe Frenk nuk kërkoi ndjesë për këtë. Ata ishin miqtë e tij. Për të nuk kishte rëndësi fakti që ata ishin gangsterë dhe vrasës të njohur. Atij nuk i interesonte, por do të rrinte me ata që donte”- thotë agjenti në pension Sem Rufino./CNA.al

https://www.thevintagenews.com/2021/11/12/frank-sinatra-mob-ties/

LEXO TE PLOTE