Connect with Us

Kriza e infermierëve amerikanë dhe largimi i tyre nga spitalet

Bota

Kriza e infermierëve amerikanë dhe largimi i tyre nga spitalet

Publikuar

-

/

Kur po bëhen dy vite që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, infermierët në Shtetet e Bashkuara ndodhen në krizë. Si pasojë e mbingarkesës që përjetojnë gjatë kujdesit të ofruar për pacientët e sëmurë me COVID-19, një numër i madh infermierësh kanë vendour të lënë punën. Materiali në vazhdim sjell historinë e një infermiereje, e cila shqetësimin e saj e ngriti tek Presidenti Biden.

Kriza e infermierëve amerikanë dhe largimi i tyre nga spitalet
Gjatë vizitës së tij në Skrenton të Pensilvanisë, Presidenti Joe Biden u takua me infermieren Jen Partyka, e cila pas bisedës me udhëheqësin amerikan i dorëzoi atij një letër.

“Ndjeva se është me rëndësi që ai të kuptojë se infermierët nuk janë në rregull”, thotë zonja Partyka e cila punon si infermiere për 30 vite.

Nga fillimi i pandemisë, infermierët punojnë pa pushim dhe me ngarkesë të madhe. Zonja Partyka humbi një kolege si pasojë e vetëvrasjes, ndërsa është dëshmitare e mbingarkesës.

“Mbetëm lidhur. Ne luftuam këtë betejë, por nuk e prisnim që të zgjaste kaq shumë”, thotë ajo.

Kjo çoi në mungesë të infermierëve.

“Vitin që shkoi 50 për qind e punonjësve u larguan nga puna”, thotë zonja Partyka.

Sipas rekomandimeve zyrtare, në një qendër të kujdesit intensiv një infermier mund të kujdeset për 2 pacientë, por mungesa e infermierëve po e çon këtë raport në 1 me 3.

“Mënyra e vetme për t’u trajtuar në një Qendër të Kudjesit Intensiv është nëse jeni shumë i sëmurë, sepse përndryshe nuk ka shtretër. Trefishimi i pacientëve është tejet i rrezikshëm”, shton zonja Partyka.

Kjo situatë shkaktoi mbingarkesë në dhomat e urgjencave në spitale.

“Po qaja pa kontroll dhe nuk ndalesha dot. Vajtoja me gjithë qenien time”, thotë infermierja Gi, e cila kërkoi që të publikojmë vetëm emrin e saj. Ajo përjetoi një sulm paniku, si pasojë e së cilit humbi përkohësisht aftësinë për të folur dhe vepruar.

“Papritur, nuk arrija të mbushja një formular. Truri im humbi lidhjen me trupin”, thotë ajo.

LEXO EDHE:  Raporti i Muellerit, asnjë reagim nga Moska

Infermierja u kthye në pacente. Tani ajo merret me qepjen e kapeleve për punonjësit shëndetësorë, si pjesë e trajtimit të saj pasi kaloi një javë në një spital psikiatrik për çrregullime traumatike nga stresi i përjetuar. Ajo thotë se nuk ishte infermierja e vetme që u trajtua atje.

Sikur COVID të mos mjaftojë, infermierët në Filadelifa dhe disa qytete tjera amerikane përballen edhe me një numër të madh pacientësh të një kategorie tjetër. Shkalla e krimeve të dhunshme në vend është në rritje.

Zëri i Amerikës kaloi disa orë rrugëve me policinë në Filadelfia. Kjo është një vrasje e dyfishtë. Në vend që të presin për ambulancën, policia vazhdimisht shfrytëzon makinat e saj për transportimin e viktimave. Në disa javë numri i vrasjeve barazohet me vdekjet nga COVID-19.

“Çdo ditë përballemi me numër të madh pacientësh si të ishim në fushë-betejë”, thotë infermierja Alex Kaspin, e cila punon në një spital të Filadelfias.

Pasi filloi të përjetojë çrregullime paniku, ajo u transferua nga dhoma e urgjencës në atë të pediatrisë, gjë që ajo thotë se i shpëtoi jetën.

“Erdhi një moment kur ndihesha sikur nuk isha pranë familjes sime. Po jepja gjithçka për pacientët e mi, por nuk më kishte ngelur gjë tjetër”, thotë ajo.

Ndikimi i punës në mirëqenien e infermierëve, sipas ekspertëve quhet “lodhje nga dhembshuria”. Sistemi amerikan i kujdesit shëndetësor po lufton për gati dy vite në një betejë që nuk po i shihet fundi, ndërsa infermierët zgjedhin të largohen nga shtretërit e spitaleve dhe dhomat e urgjencës për punë më pak stresuese. Shumë prej tyre, me vete bartin edhe ndjenjën e fajit.

“Në një mënyrë a një tjetër, nuk do të isha në gjendje ta vazhdoja këtë punë edhe pse e doja punën e infermieres në dhomën e urgjencës. Mendoj se isha e lindur për atë punë”, thotë infermierja Kaspin./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nga Myqerem Tafaj/ Friedrich Merz një lider i fortë në opozitë dhe një kancelar i fortë i ardhshëm i Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Friedrich Merz
Friedrich Merz zgjidhet kryetar i ri i CDU me 94,6 % të votave të 1001 delegatëve të Kongresit!
Më përpara Merz u votua nga antarėsia me 62,5 % të votave, ku morrën pjesë rreth 2/3 e tyre (CDU ka rreth 450 mijë antarë) në një votim digjital. Merz rikthehet pas 12 vitesh në elitën drejtuese të CDU. Ai bënte pjesë në politikanët më të talentuar të CDU dhe për këtë arsye u zgjodh si kryetar i Fraksionit të Unionit CDU-CSU në vitet 1999-2002, në kohën kur Schäuble ishte kryetar i CDU, i cili dha dorëheqje në vitin 2000, dhe u pasua nga Angela Merkel.
Merz u largua nga drejtimi i Fraksionit, kryesisht për shkak të mospërputhjes së vizionit të tij politik me atë të Merkelit si kryetare e CDU.
Merz kandidoi në 2018 dhe humbi me një diferencë të vogël votash ndaj Anette Karrrenbauer si kandidate e preferuar e Merkel. Ajo drejtoi CDU për më pak se 2 vjet dhe dha dorëheqjen në shtator 2020, për shkak se nuk arriti asnjë fitore në zgjedhjet e Landeve.
Merz kandidoi për herën e dytë në zgjedhjet e parakoshme të kryetarit të CDU në fillim tė vitit 2021, fitoi në raundin e parë ndaj Laschet, por në raundin e dytë humbi me diferencë të ngushtë ndaj tij, sepse u tërhoq kandidati i tretë dhe orientoi votat e tij drejt Laschet si kandidat i preferuar i Merkel. Kjo zgjedhje e sforcuar e Laschet si kryetar i CDU hapi një diskutim të madh nëse Laschet ishte kandidati më i mirë për kancelar në zgjedhjet e shtatorit 2021. Merz ishte ndër mbështetësit më të fuqishëm të Laschet si kandidat për Kancelar. Por, u duk qartë që Laschet nuk kishte mbështetje të plotë jo vetëm në CDU por edhe në CSU. Kjo bëri që Unioni CDU/CSU të pësoj humbjen më të thellë në historinė e tij, me një rezultat prej 24%. Merkel e morri CDU me rezultat 38-42% dhe e la me 24%. Laschet ishte viktima e këtyre zgjedhjeve. Ai dha dorëheqje menjëherë pas shpalljes së rezultatit, edhe pse ai kishte vetëm 6 muaj në krye të CDU dhe gjendja e partisë nuk kishte të bënte fare me rolin e tij.
Diferenca vetëm me 2% me SPD, vota masive e antarësisë së CDU dhe votimi gati unanim i delegatëve të Kongresit, tregojnë se, nëse nuk do të ishte shmangur në raundin e dytë, Merz do të ishte kryetar i CDU dhe kandidat për kancelar, ai do të kishte mbështetje shumë më të madhe, CDU/CSU do ishin sërish fitues të zgjedhjeve dhe Merz do të ishte sot Kancelari i Gjermanisë! Vendimi i gabuar drejtuesve të CDU në kongresin e fillimvitit 2021 e coi CDU/CSU në opozitë vetëm për 2% të votave!
Në këtë krizë të thellë të CDU, rreth 70% e antarësisë morri pjesë në një votim digjital dhe, ndër tre kandidatë, voti qartazi ( 62,5%) F. Merz.
Ai njihet për vizionin e tij më shumė të së Djathtës konservatore dhe për kompetencat e tij të spikatura në fushën e ekonomisë dhe financave. Merz do të përballet me sfida të mëdha që këtë vit kur do të zhvillohen zgjedhjet në tre Lande.
Pritet të shihet nëse “qelqet e thyera” midis tij dhe Merkel do të kapërcehen. Refuzimi nga ana e Merkelit i propozimit të Merzit për Presidencën e Nderit të CDU si dhe i ftesës së tij për darkën festive të zgjedhjes së Kryetarit të ri të CDU, është komentuar nga media gjermane, si mos ndryshim i pozicionit të Merkelit dhe grupit të saj ndaj Merz. Por votimi i sotëm, gati unanim, i delegatëve të Kongresit tregon se CDU paska pritur një lider të fortë si Merz.
E sigurtë është që roli i fortë i Merkel në PPE do të përmbushet plotësisht nga Merz. Madje, ai do të ndikoj fortë në zhvillimin e politikave të djathta në PPE. Ai pritet të jetë një lider i fortë në opozitë dhe një kancelar i fortë i ardhshëm i Gjermanisë.
LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Haradinaj kundër masave të qeverisë Kurti: Po u bini në qafë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë kundër masave të reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Sipas Metës, për papërgjegjësitë e tyre dhe keqmenaxhimin e situatës, qeveria po i bie në qafë qytetarëve.



Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë. Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar. Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndieshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, shkruan Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Kriza në qeverinë malazeze/ Abazoviç përplaset me protestuesit

Publikuar

-

Nga

Zëvendëskryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është përplasur me një turmë protestuesish të mbledhur në Potgoricë kundër tij pas kërkesës që ai ka bërë për rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiç.

Abazoviç u përball me protestuesit këtë mbrëmje para godinës së qeverisë Malit të Zi, njëri prej të pranishmëve ka përmendur faktin se ai është shqiptar.



Qytetarët e mbledhur me rastin e formimit të mundshëm të qeverisë minorance u shpërndanë në mënyrë paqësore pasi kanë marshuar para godinës së Qeverisë në kryeqytetin e Malit të zi.

LEXO EDHE:  SHBA ka ndihmuar Shqipërinë për integrimin në BE”/ Berisha: Administrata e Trump, një mbështetje e madhe për vendin

LEXO EDHE:  Habit Alfred Cako/ Kryeministri jonë nuk është Edi Rama, por një klon

Abazoviç mbështeti një mocion mosbesimi që pritet të shyrtohet në Kuvend ndaj qeverisë ku ai bën pjesë. Kjo bëri që kryeministri Krivokapiç ta shkarkojë nga detyra. Është ende e paqartë se cila është mënyra si do zgjidhet kriza në qeverinë malazeze.

LEXO TE PLOTE