Connect with Us

Klodian Tomorri denoncon skandalin/ Afera e radhës KESH-NOA, një ditë pasi u shpall kriza energjetike

Ekonomi

Klodian Tomorri denoncon skandalin/ Afera e radhës KESH-NOA, një ditë pasi u shpall kriza energjetike

Publikuar

-

/
Tcna lajme ekonomi

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari i ekonomisë në MCN TV, Klodian Tomorri, tregoi detaje mbi një kontratë të nënshkruar mes KESH dhe një kompanie private, e cila ka përfituar mijëra euro. Tomorri shpjegoi sesi kompania NOA përfitoi duke blerë energji nga KESH, vetëm një ditë pas kryeministri Rama kishte shpallur nisjen e një krize energjetike për shkak të mungesës së reshjeve.

Në kontratë nuk kanë përcaktuar oraret kur shkëmbehet energjia. Energjia ka çmime të tjera për periudhën pik dhe të tjera gjatë natës. Kjo tregtohet në bursë dhe është lehtësisht e verifikueshme. Është nënshkruar kontrata, nuk janë përcaktuar oraret. Më 3 tetor Rama bëri lajmërimin për krizën e energjisë. Një ditë pas deklaratës së Ramës, mes KESH dhe kompanisë NOA ka ndodhur kjo marrëveshje. KESH i ka dhënë energji NOA-s 17-23 për një total prej 1807 megavat/orë, që të shumëzuara me çmimin e momentit shkojnë 425 mijë e 740 euro. NOA ia kthen në 2 të natës – 6 e mëngjesit. KESH merr energji në vlerë 59 mijë euro. Nuk është e njëjta sasi energjie, por kjo kompensohet ditën tjetër. Por vëreni ndryshimin në çmim. NOA e merr dhe e shet. Për 6 orë një fitim prej 360 mijë euro. Në 13 ditë të tetorit, KESH i ka dhënë NOA-s 10400 mg/orë energji, me vlerë 2 618 mijë euro, NOA ka kthyer 1 100 mijë euro më pak”, është shprehur Tomorri.

LEXO EDHE:  Plas qelbi në FSHZH/ Korrupsion me tenderin e rrugës së Lumit të Vlorës, zbulohet skema

Sipas Tomorrit, kontrata që e ka vënë kasakdën e Drinit në dispozicion të kompanisë private është dhënë me vetëdije të plotë nga organet dhe institucionet shtetërore.

Sivjet në mars, kompania NOA i kërkon KESH shkëmbim energjie. Drejtori i KESH, Benet Beci, e merr propozimin dhe ia çon Autoritetit të Konkurrencës dhe ERE. Autoriteti i Konkurrencës brenda tre ditësh u mblodh dhe i dha dritën jeshile. Ky institucion më parë kishte hedhur poshtë një kontratë të ngjashme, por jo kaq flagrante. E dinin të gjithë ça po bënin. Ishin të ndërgjegjshëm që po tjetërsonin fondet publike përmes një kontrate. Më e rënda është fakti se kaskada e Drinit, aseti i vetëm strategjik vihet në dispozicion të një kompanie private”, ka thënë më tej Tomorri.

Kontrata e shkëmbimit mes KESH dhe NOA u firmos në fillim të muajit maj gjatë kohës kur drejtor i KESH ishte Besian Kadiu dhe pjesa më e madhe e shkëmbimeve të energjisë është bërë gjatë muajve shtator-tetor 2021 kur KESH drejtohej nga Ergys Verdho.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Para dy ditësh ligji kaloi në Kuvend/ “Shpërthen” gazetari: Votuat një kryevepër budallallëku

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka folur me tona të ashpra për votimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin e parandalimit të pastrimit të parave.

Ai ironizuar duke shprehur se është bërë një “hajvanllëk”, duke e cilësuar kështu aktin si antikushtetues dhe që shkel parimin e  proporcionalitetit.

“Para dy ditesh votuan disa ndryshime ne ligjin per Parandalimin e Pastrimit te Parave keta ne Kuvend. Kane votuar nje kryeveper te budallekut aty.

Sipas ndryshimeve, nese nje banke apo nje zyre te kembimit valutor i shpeton nje transaksion i dyshimte per pastrim parash, asaj i vihet automakisht gjobe 10 per qind e xhiros ose 5 milione euro.



Shikoni pak cfare hajvanlleku kane bere. Transaksioni mund te jete edhe 100 mije euro. Por gjoba do jete 5 milione euro.

E para kjo eshte antikushtetuese se shkel haptazi parimin e proporcionalitetit. Ndeshkimet jo proporcionale jane shtremberimi me i madh i drejtesise.

Se dyti, qe ta kuptoni sa mend kane kur bejne dhe votojne ligje. Keta bejne ligj per t’u vene gjobe 5 milione euro, bankave tona? Me keto lloj gjobash palos Cityn dhe Ëells Fargon, jo me keto bankat tona, sidomos keto me pronare shqiptare njehere.

“Na ka thene eksperti gjerman”- thone. Po ca gjermani ere? Mendoni pak para se te votoni keto lloj xhevahiresh se me dy gjoba si keto palos gjysmen e bankave ketu”, shkruan Klodian Tomorri në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Këmbimi valutor/ Ja, me sa këmbehen sot, euro, dollari apo paundi

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan sot këmbehet në blerje me 104.7 Lekë dhe në shitje me 110.7 lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 140.4 Lekë dhe shitet me 145.4 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114.4 Lekë dhe shitet me 119.4 Lekë.

LEXO EDHE:  'Çmendet' deputeti demokrat/ Kërcënon gazetarin pas publikimt të shkrimit

Dollari kanadez blihet me 81.5 Lekë dhe shitet me 86.5 Lekë.

LEXO EDHE:  ‘Çmendet’ deputeti demokrat/ Kërcënon gazetarin pas publikimt të shkrimit

Më poshtë po sjellim këmbimin valutor për të gjitha moonedhat e huaja, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Arrestohen dy inspektorë ndërtimi, në kërkim biznesmeni/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy inspektorë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje janë arrestuar.

Po ashtu, policia njofton se është shpallur në kërkim pronari i një hoteli në Lixha për ndërtim të paligjshëm.

Njoftimi i policisë

“DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Llixha”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Arrestohen në flagrancë për shpërdorim detyre, dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan.

Shpallet në kërkim pronari i një hoteli në Lixha, për ndërtim të paligjshëm.



Në vijim të operacionit policor të koduar Lixha, si rezultat i kontrollit të territorit për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“;

LEXO EDHE:  ‘Çmendet’ deputeti demokrat/ Kërcënon gazetarin pas publikimt të shkrimit

LEXO EDHE:  Plas qelbi në FSHZH/ Korrupsion me tenderin e rrugës së Lumit të Vlorës, zbulohet skema

– I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjatë hetimeve të kryera për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, Njësia Administartive Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit T. P., është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi T. P. ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE