Connect with Us

Kati i katërt i pallatit përfshihet nga flakët/ Zjarrëfikësit në vendngjarje

Kronika

Kati i katërt i pallatit përfshihet nga flakët/ Zjarrëfikësit në vendngjarje

Publikuar

-

/
cna, lajme, aktuale

Mëngjesin e sotëm ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati në zonën e Alliasit. Sipas njoftimit të policisë raportohet se ka patur vetëm dëme materiale.

Policia ka bërë evakuimin e banorëve të pallatit ndërsa zjarrëfikësit po punojnë me shuarjen e flakëve.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Me datë 23.11.2021, rreth orës 07:58 në Allias, në vendin e quajtur “Te Katrori”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

LEXO EDHE:  Zjarr në një apartament në Korçë/ Policia në vendngjarje, jep detajet

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr me thika në Durrës/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një i ri ka mbetur i plagosur  me thikë në Durrës. Sipas të dhënave të parë, mësohet se i riu është përfshirë në një sherr me një person tjetër, po ashtu i paidentifikuar.

Nuk dihen ende motivet e përplasjes mes dy të rinjve, teksa bëhet me dije se ata ishin nën efektin e alkoolit.



LEXO EDHE:  Zjarr në Korçë/ Përfshihen nga flakët 10 hektarë kullota në Malin e Thatë

Autori është ndaluar nga Policia, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Shpërthen në flakë makina në ecje/ Dyshimet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”.

Mësohet se automjeti tip “Golf” ka qenë i parkuar poshtë një pallati dhe ka rrezikuar dhe mjetet e tjera që ndodheshin pranë.



Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve në kohë ka arritur ta shpëtojë mjetin.

LEXO EDHE:  Autoriteti i Hapjes së Dosjeve përfshihet nga flakët

LEXO EDHE:  Merr flakë makina në ecje/ Shpëton 27 vjeçari

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkak i zjarrit dhe policia ka nisur hetimet./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U la i lirë nga ish gjyqtarja Enkeleida Hoxha/ Prokuroria i kërkon Gjermanisë ekstradimin e  Genc Tafilit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Prokuroria e Krujës, ka dërguar në ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Genc Tafilit.

Ky i fundit është i dënuar me 25 vite burg me akuzën e vrasjes së Arben Zylyftarit në vitin 2000 në Shkodër.

Tafili u arrestua me 31 dhjetor 2021, në aeroportin e Frankfurtit.

Kujtojmë se  27 Maj 2021, gjykata e Apelit në Tiranë, vendosi të rrëzojë vendimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, që lironte nga burgu Tafilin me kusht.

LEXO EDHE:  Makina përfshihet nga flakët/ Zbardhet shkaku i zjarrit

LEXO EDHE:  I vihet flaka një automjeti në Vlorë, në kërkim autorët



Hoxha kishte lënë të lirë me kusht Tafilin në vitin 2018.

Vendimi i Apelit, refuzoi “faljen” e 3 vite e 3 muaj burgim të pashlyer, dhe për pasojë solli lëvizjen e prokurorisë së Krujës, për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Genc Tafilit.

Por tashmë Genc Tafili, është riarrestuar sërish, do të kthehet në Shqipëri për të kryer edhe pjesën tjetër të dënimit prej vitesh e 3 muaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE