Connect with Us

Isko prish marëdhëniet me Ançelotin, gati transferimi në Serinë A

La Liga

Isko prish marëdhëniet me Ançelotin, gati transferimi në Serinë A

Publikuar

-

Mesfushori i Realit të Madridit, Isko, vazhdon t’i turbullojë ujërat në Madrid. Dhe me sa duket ai e ka mbushur kupën dhe Reali është gati ta largojë në merkaton e janarit. Përplasja më e fundit mes tij dhe trajnerit Ançeloti ka ardhur në takimin kundër Granadës të dielën pasdite.

Madridi ka fituar 4-1, duke marrë kreun e renditjes në La Liga, por jo gjithçka ka shkuar paq në Granadë. Mesfushori ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga trajneri Ançeloti që nuk e ka aktivizuar në këtë takim, ndërsa Ançeloti nga krahu tjetër nuk e ka miratuar aspak sjelljen e lojtarit të tij, i cili ka ndërprerë nxehmjen në mes kur tekniku e ka urdhëruar të dalë e të stërvitet për t’u aktivizuar si zëvendësues.

Nuk është hera e parë që Isko dhe Ançeloti përplasen mes tyre, teksa raportet mes të dyve kanë vijuar të degradojnë dhe tashmë largimi i tij është çështje kohe. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të takimit mes Granadës e Realit.

Mesfushori ka nisur nxehmjen, teksa priste që trajneri ta hidhte në fushë, por kur pjesëtarë të stafit të Ançelotit i kanë thënë se i duhej të priste dhe pak, lojtari ka lënë në mes nxehmjen dhe është kthyer në stol.

Ai u aktivizua më vonë në vend të Modriçit, por sjellja e tij nuk i ka pëlqyer aspak Ançelotit. Largimi i tij në janar duket i sigurt. E, ndërsa Reali bëhet gati t’i tregojë derën e daljes, në Serinë A fërkojnë duart. Mediat italiane kanë nënvizuar se Juventusi dhe Milani janë gati t’i bëjnë një vend si titullar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

VIDEO/ Xavi debuton me fitore në derbi, Barcelona triumfon mes drithërimash

Publikuar

-

Nga

Xavi Hernandez debuton me fitore në stolin e Barcelonës në derbin e Katalunjës përballë Espanyolit, por duhet pranuar që skuadra “blaugrana” ishte me shumë fat që në 10 minutat e fundin e takimit nuk pësoi gol. Gjithsesi, një nisje me këmbën e mbarë për 41-vjeçarin, që shijoi suksesin e parë në LaLiga me ekipin ku fitoi gjithçka si futbollit.

Goli që vendosi sfidën u shënuan nga Memphis Depay me 11-metërsh sapo nisi pjesa e dytë. Espanyoli reagoi sidomos pas minutës së 70-të, duke iu afruar disa herë golit, por ishte thjesht i pafat. Raul de Tomas humbi një mundësi të mirë në të 70-të, ndërsa në të 82-tën goditi shtyllën nga distanca.



Landry Dimata nuk mund t’u besonte syve në të 84-tën, kur i vetëm pranë zonës së portierit goditi jashtë. Raul de Tomas, dy minuta më vonë goditi sërish shtyllën me kokë, si për të konfirmuar fatin e keq në këtë mbrëmje.

Shikoni   KËTU permbledhjen e ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“Ka programuar edhe konferencën”, Aguero e mbyll me futbollin e luajtur

Publikuar

-

Nga

Sergio Aguero do ta mbyllë me futbollin e luajtur dhe gazetari Fabrizio Romero është i sigurt për këtë.

Sulmuesi argjentinas, pas kontrollove mjekësore ka zbuluar se kishte probleme me zemrën.

Aritmia e tij është serioze dhe nuk ia lejon të ketë aktivitet fizik si një futbollist profesionist.

Romero raporton se Barcelona është njoftuar dhe madje është programuar edhe një konferencë për shtyp javën e ardhshme.



LEXO TE PLOTE

La Liga

Perez nuk heq dorë nga Superliga, i bën presion UEFA-s: Ju kujtoj me kë po flisni

Publikuar

-

Nga

Debati për krijimin e Superligës nuk ka fund. Iniciatori i këtij projekti, Fiorentino Perez shpesh është përplasur me Uefan lidhur me këtë kompeticion. Në asamblenë e fundit të Real Madrid, Perez nuk la pa përmendur dhe idenë e Super Ligës.

“Pandemia na tregoi se duhet të bëjmë ndryshime në sistemin e futbollit, me qëllim që të parandalojmë falimentimin si sport. Superliga është zgjidhje. Ajo ka në thelbin e saj transparencën dhe burime të mëdha financiare, për të krijuar një kompeticion të ri”.

Tifozët

“Të rinjtë po largohen nga futbolli. Formati do të jetë i hapur për të gjithë nevojat e tifozëve. Klubet po i paraprijnë rrezikut kurse UEFA jo.



Presioni i UEFA-s

“Si ka mundësi që presidenti i Uefas foli me tone të rënda ndaj një klubi si Juventusi? Gjithçka ishte kundër Superligës. 3 prej 12 klubeve nuk ranë dakort me kushtet. Ne të tre kemi fituar 20 kupa evropiane. Duhet t’i kujtojmë se kush është Reali.

Fiorentino Perez themeloi idenë e Superligës, në të cilën do të merrnin pjesë 12 ekipet më të forta të historisë. Kjo solli pakënaqësi tek tifozët, të cilët u shprehën hapur kundër kësaj ideje, me idenë se futbolli është i bukur prej skuadrave të vogla.

LEXO TE PLOTE