LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Injoruan denoncimin e Fiks Fare/ Kapen në flagrancë dy personat që shfrytëzonin seksualisht 13 vjeçaren

23 Nëntor 2021, 20:03, Denoncim CNA
Injoruan denoncimin e Fiks Fare/ Kapen në flagrancë dy personat

Rasti i 13 vjeçares është denocuar më herët në Fiks Fare . Rikujtojmë që L.H nxënëse në shkollën 9 vjeçare në fshatin Gjashtë të Sarandës u bë pjesë e investigimit të Fiks Fare.

E mitura vetëm 13 vjeçe ishte ndarë dhe nga familja e saj duke jetuar e vetme në shtëpi me qira në Sarandë. Gazetarët e Fiksit panë se shkolla kishte mungesë psikologu , ndërsa shërbimi social një nga institucionet përkatëse që duhej të përkujdesej për të miturën ia hodhën fajin qendrës së rehabilitimit që nuk e mbajtën.

Agjencia e Mbrojtjes se Fëmijëve gjithashtu nuk ka reaguar në kohë, por gazetarëve të Fiksit u pohonin se çdo gjë është në rregull me të miturën dhe se ky institucion po kryente punën e duhur me të miturën. Ndërkohë Shërbimi Social shprehej se të miturën nuk e mbanin dot kundër vullnetit të saj me arsyetimin se shkelej ligji. Detyra e bindjes së të miturës nuk u tokonte atyre por njësisë së mbrojtjes së fëmijëve. Pra të gjitha këto institucione ia kanë hedhur topin njëra tjetrës dhe nuk kanë reaguar në kohë për të parandaluar që një e mitur të abuzohej për prostitucion. Ka qenë emisioni Fiks Fare që ka denoncuar rastin që ka sjellë më pas edhe reagimin e SHÇBA duke prangosur dy autorët të cilët shfrytëzuan të miturën ku njëri prej tyre kryeinspektor policie i pikës kufitare.

Gazetarët e Fiksit rikthehen në Sarandë në fshatin Xarrë, atje ku u arrestua në flagrancë kryeinspiktori duke kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Kryeinspektori jetonte në fshatin Mursi afër me Xarrën, ndërkohë lokali ku u kap me të miturën ishte në pronësi të një tjetër banori në fshatin Xarrë të arrestuar njëherësh me punonjësin e shtetit.

Bashkëpuntorë të Fiksit flasin me banorët. Ata tregojnë se lokali qëndronte mbyllur. Tutori në pronësi të të cilit ishte lokali i blinte mandarinat me 500 lekë dhe i shiste me 450 lekë. Gjithashtu banorët tregojnë se kryeinspektori vinte me makinë policie dhe se nuk kanë parë vajza të tjera të vinin në atë lokal.

Menjëherë pas arrestimit nga SHÇBA të turorit dhe punonjësit të policisë, reaguan edhe institucionet duke e mbajtur të miturën në qendër rehabilitimi. Kur Fiksi denoncoi faktin kjo ishte e pamundur ndërkohë pas arrestimit po.

Gazetarët telefonojnë psikologen në Sarandë se si u bë e mundur dërgimi i të miturës në qendër rehabilitimi pas arrestimit në flagranc që bëri SHÇKB-ja, pasi më parë ata justifikoheshin se nuk mund ta detyronin ishte e kundraligjshme. Ajo tregon të gjithë ngjarjen duke thënë se ka qenë OPGJ dhe inspektori i zonës që e kanë marrë të miturën nga lokali ku u gjet me kryeinspektorin dhe e sollën direkt në Tiranë dhe ajo i ishte bashkuar më vonë.

Ndërkohë e njëjta psikologe e çoi dhe herën e parë vajzën në qendrën e rehabilitimit por që iu rikthye sërish shfrytëzimit. Këtë herë tregon se qendra nuk e pyeti fare dëshirën e vajzës nëse donte të qëndronte, por e futën menjëherë në qendër.

Gazetarët e Fiksit dërgojnë një kërkesë me e-mail në Shërbimin Social Shtetëror ky kërkojnë përgjigje se përse këtë herë nuk e pyetën të miturën për ta mbajtur në qendër,nëse kështu e ka kuadri ligjor. Në përgjigjen e kthyer thuhet se procedurat i ka ndjekur Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve. Gazetarët e Fiksit telefonojnë për të marrë përgjigje nga drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve e cila pohon se procedurat janë të njëjtat dhe se Shërbimi social është në dijeni se çfarë ka ndodhur brenda qendrës së rehabilitimit.
Pra askush nga institucionet nuk mban përgjegjësi për shfrytëzimin e të miturës edhe pas denoncimit të Fiks Fare, por mbyllën sytë dhe e lanë të miturën të shfrytëzohej akoma.
Por Fiski ka bërë edhe një tjetër zbulim gjatë kësaj ngjarjeje e cila do të transmetohet mbremjen e nesërme./tch

Lajmet e fundit nga