Connect with Us

Hetimi për incineratorët/ Jorida Tabaku kërkesë SPAK

Aktualitet

Hetimi për incineratorët/ Jorida Tabaku kërkesë SPAK

Publikuar

-

cna lajme politike

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka kërkuar nga SPAK informacion lidhur me hetimin për Inceneratorët.

PD kërkon informacion nëse po hetohen Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, si dhe kur do të përfundojnë hetimet për secilën çështje.

Afati për dërgimin e dokumentacionit të kërkuar është 5 ditë nga marrja e kësaj kërkese nga ana e institucioneve të lartpërmendura.

Kërkesa për informacion drejtuar drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben KRAJA:

Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar tre kallëzime penale lidhur me tre impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane (incineratorët) të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

1. A është regjistruar procedimi penal për secilën për këto tre kallëzime? Nëse jo, na vini në dispozicion vendimet për mosfillimin e procedimit penal. Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion aktet përkatëse të regjistrimit.

2. Cilat janë veprimet hetimore të kryera deri më tani nga ana juaj? Në c’fazë ndodhen hetimet për secilën cështje?

3. Cilët janë personat, të cilëve (i) iu atribuohet vepra penale; (ii) nën hetim; dhe (iii) të pandehur për secilën cështje? A po hetohen shtetasit Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian
Gjiknuri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?

4. Kur do të përfundojnë hetimet për secilën cështje? Kur do të paraqiten kërkesat në gjykatë për secilën cështje?

LEXO EDHE:  U kundërshtua nga deputetët/ Johnson i kërkon BE-së shtyrjen e Brexit-it

5. Cilat kanë qenë arsyet e vonesave të deritanishme në hetimin me shpejtësi të këtyre cështjeve, pasur parasysh edhe dëmin ekonomik të jashtëzakonshëm që i është shkaktuar
taksapaguesve shqiptarë?

Kërkesa për informacion drejtuar Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria së Financave dhe Ekonomisë.

Kërkojmë vënien në dispozicion të një informacioni të plotë dhe të detajuar lidhur me të gjitha hyrjet që rezultojnë nga regjistri i institucionit tuaj të shtetasve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Bashkëlidhur informacionit të vihen në dispozicion edhe kopje të faqes nga regjistri i hyrjeve të institucionit.

Kërkesa për informacion drejtuar deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Petrit Vasili

Kërkojmë vënien në dispozicion të cdo të dhëne, dokumenti apo informacioni që dispononi lidhur me tre impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane (incineratorët) në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Kërkesa për informacion drejtuar: Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve

Kërkojmë vënien në dispozicion të praktikës së plotë, përfshirë, por pa u kufizuar në, shkresa, kërkesa, ankesa, njoftime, shpallje, procesverbale, korrespondenca, kopje të faqeve të protokollit, raporte dhe çdo dokument tjetër që disponohet nga ana e institucionit tuaj lidhur me tre impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane (incineratorit) të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.”

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video-Mbyllet “Foltorja” e Berishës në Burrel/ Demokratët e përcjellin me entuziazëm

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Burrelit.

Demokratët e Matit, i rezervuan pritje madhështore sot Berishës, të cilin e shohin si shpresë për bashkimin e së djathtës dhe si shpresë për Opozitë përballë Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.



Në përfundim të takimit Berisha ftoi delegatët që të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, duke deklaruar se demokratët ecin të sigurt drejt fitores./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

11 Dhjetori legjitim/ Shehaj konfirmon pjesëmarrjen në Kuvend: Firmat janë reale

Publikuar

-

Nga

Deputeti Agron Shehaj menjëherë pas verifikimit të firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 Dhjetor, të cilat ndodhen në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka,  ka deklaruar se ato janë reale.

Ai ka theksuar se edhe vetë do të jetë i pranishëm në Kuvendin e 11 Dhjetorit pasi ai është legjitim dhe se 98 % e delegatëve kanë konfirmuar se firma e hedhur është e tyre.



“98% konfirmuan se firma është e tyre dhe se kanë firmosur. Mbi 100 delegatë. Sipas numrave që pashë janë 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58% të degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11. 

Këto numra tregojnë qartë se Kuvendi i datës 11 është legjitim. Unë jam i detyruar të shkoj, sepse nëse demokratët vendosin, unë absolutisht do të shkoj. I ftoj kush do të dijë të vërtetën, të verifikojë. Do të shkoj në Kuvendin e datës 11 Dhjetor. 98 % e delegatëve u konfirmuan”, theksoi Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Ekspertët: Ishte ngjarje e paralajmëruar

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 8- vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, që tronditi të gjithë opinionin publik, për ekspertët, ishte e paralajmëruar.

Dokumentari Unpublished u fokusua në rrugën se si u mbërrit deri në aktin barbar dhe se çfarë mund të ishte bërë për ta parandaluar atë.

Ne jemi një vend që heshtim, ne jemi individë që duam t’i shpëtojmë gjatë gjithë kohës së keqes, e cila na kërcënon përditë se mendojmë se e keqja kalon gjithmonë te tjetri dhe harrojmë se një individ është në lagjen tonë, në pallatin tonë, është shumë afër nesh”, thotë Helena Halilaj, pedagoge.

Klodian Çalamani ishte i njohur nga komuniteti ku ai jetonte për sjelljet e tij të pahijshme. Këtë, banorët e shprehën edhe mediatikisht.

Nga viti 2009 deri në 2021 ky person kishte jetuar në atë komunitet, të gjithë e njihnin si person që kishte qenë në burg, por edhe si përdorues të pijeve alkoolike dhe si përdorues të lëndëve narkotike, dhe si të dhunshëm dhe asocial sepse jetonte vetëm.

Dhe çuditërisht, për 16 vjet askush nuk bëri asnjë kallëzim për të.



Por nga ana tjetër, ishte i njohur edhe për drejtësinë. Atëkohë, mungesa e eksperiencës së drejtësisë shqiptare, bëri që ligji ta përkëdhelte dhe ta dënonte atë me vetëm 4 vjet burg.

LEXO EDHE:  Murrizi: Do provoj virgjërinë e kryetarit të SPAK-ut

LEXO EDHE:  Zgjedhja e anëtarëve të SPAK/ Zbulohet vendimi i KLGJ-së

Çalamani së bashku me kushëririn e Mateos, kishin rrëmbyer dhe rrahur barbarisht një 16 vjeçare.

Një person i cili ka kryer një vepër penale në atë moment që e ka kryer do dënohet dhe gjykohet sipas dispozitës dhe parashikimeve të ligjit në atë periudhë. Dhe për atë periudhë në të cilën ai e ka realizuar veprën është dënuar, dispozita ajo ishte. Me ndryshimet e vazhdueshme të Kodit Penal, i cili nuk ndryshon se thjesht do dikush ta ndryshojë, por në bazë të rrethanave dhe ngjarjeve që mund të ndodhin, lind detyrimi për t’u plotësuar apo rënduar Kodi Penal”, tha Ermal Hamataj, jurist.

Shtyllat mbi të cilat rëndon përgjegjësia janë institucionet e hartimit dhe zbatimit të ligjit, si dhe vetë shoqëria.

Të më pyesnin mua, pse këtij personi i është dhënë mundësia që të bëjë një vepër të tillë, janë vetë institucionet dhe shoqëria që ia kanë dhënë këtë mundësi”, thotë Mensut Ademi, drejtor ekzekutiv na ASKK.

Në 10 muajt e fundit në vendin tonë numërohen 900 fëmijë të dëmtuar nga vepra të ndryshme penale./euronews

LEXO TE PLOTE