Connect with Us

Gjoba dhe hapje e procesit disiplinor për një lojtar të Kategorisë Superiore, Disiplina bën “kërdinë”

Sport

Gjoba dhe hapje e procesit disiplinor për një lojtar të Kategorisë Superiore, Disiplina bën “kërdinë”

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për javën që lamë pas, sa i përket gjitha niveleve të futbollit shqiptar. Si herët e tjera, edhe këtë herë, veprimet antisportive nuk janë toleruar aspak. Partizani dhe Teuta janë gjobitur për shkak se lojtarët nuk kanë vendosur stemën e Abissnet Superiore në mëngën e djathtë. Gjithashtu, bëhet me dije se është hapur proces disiplinor për Vangjel Zguron.

Lojtari i Skënderbeut ka qënë gjatë gjithë fillimit të edicionit i pakënaqur me mënyrën sesi është arbitruar, duke dalë edhe haptas. Rasti i fundit i takon sfidës mes Teutës dhe Skënderbeut, ku pati protesta nga ana e tij. Kështu, drejtësia sportive në vend e ka parë të arsyeshme të hapë një proces disiplinor.

Në listën e gjatë të dënimeve janë edhe ekipe si Besa, Iliria apo Murlani. Në fund shkruhet se janë rrëzuar kërkesat e zyrtarit të KF Egnatia, Eduart Thartori dhe zyrtarit të Labëria FC, Zoi Meço.

Gjithsej në total janë 17 vendime, të cilat do hyjnë në fuqi menjëherë.

Vendimet:

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e KF Skënderbeu, Vangjel Zguro.

FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i FC Besa, Erald Hyseni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

K.F Murlani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17 B, Agim Bedini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FC Scutari U-19, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke u bërë shkak për moszhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër KF Burreli U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a dhe 63/1/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Lojtari i Shënkolli U-19, Sildi Lekgegaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Internacional Tirana U-15, Ervin Canollari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, Eduart Thartori, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Labëria FC, Zoi Meço, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Villareal-Manchester United, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Vijareal dhe Mançester Junajtid do të përballen ditën e sotme në një duel për kreun e grupin F, në Champions Ligë. ‘Djajtë e Kuq’ kanë dhe një motiv më shumë për të kërkuar fitoren.

Ata u mundën nga Vijareal në finalen e Europa Ligë pas një rulete penalltish. Për këtë arsye Ronaldo me shokë duan t’i prishin punë spanjollëve, të cilët po zhvillojnë një sezon negativ në kampionat.

Të dyja skuadrat gjendet në kuotë të barabartë pikësh, me nga 7 secila dhe kjo ndeshje vendos kreun e grupit. Junajtid gjendet në vendin e parë sepse ka fituar ndeshjen në shtëpi ndaj Vijareal.

Sfida fillon në orën 18:45.



FORMACIONET ZYRTARE

Vijareal (4-4-2): Rollers; Foyth, Pau Torres, Albiol, Estupinan; Pine, Capoue, Parejo, Trigueros; Danjuma, Moi Gomez.

Mançester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Alex Telles; Fred, McTominay; Sancho, van de Beek, Ronaldo; Martial.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vazhdojnë punimet në stadiumin e Teutës, ja si duket sot “Niko Dovana”

Publikuar

-

Nga

Vijojnë me intensitet punimet në fushën e stadiumit “Niko Dovana”. Klubi durrsak vendosi në muajin shtator që të vendosë një tapet të ri, pasi ishte shumë i konsumuar.

Aktualisht janë kryer disa procese të rëndësishme, teksa është hedhur edhe rëra si shtresa e fundit që i paraprin vendosjes së barit. Burime në klub treguan se tapeti i ri pritet të mbërrijë javën e ardhshme dhe të nisë gradualisht shtrimi i tij.



Ka pak shanse që stadiumi të jetë gati brenda këtij viti, pasi në momentin që do të vendoset bari i ri natyral, kërkohen 40 ditë kohë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Isko prish marëdhëniet me Ançelotin, gati transferimi në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Realit të Madridit, Isko, vazhdon t’i turbullojë ujërat në Madrid. Dhe me sa duket ai e ka mbushur kupën dhe Reali është gati ta largojë në merkaton e janarit. Përplasja më e fundit mes tij dhe trajnerit Ançeloti ka ardhur në takimin kundër Granadës të dielën pasdite.

Madridi ka fituar 4-1, duke marrë kreun e renditjes në La Liga, por jo gjithçka ka shkuar paq në Granadë. Mesfushori ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga trajneri Ançeloti që nuk e ka aktivizuar në këtë takim, ndërsa Ançeloti nga krahu tjetër nuk e ka miratuar aspak sjelljen e lojtarit të tij, i cili ka ndërprerë nxehmjen në mes kur tekniku e ka urdhëruar të dalë e të stërvitet për t’u aktivizuar si zëvendësues.

Nuk është hera e parë që Isko dhe Ançeloti përplasen mes tyre, teksa raportet mes të dyve kanë vijuar të degradojnë dhe tashmë largimi i tij është çështje kohe. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të takimit mes Granadës e Realit.



Mesfushori ka nisur nxehmjen, teksa priste që trajneri ta hidhte në fushë, por kur pjesëtarë të stafit të Ançelotit i kanë thënë se i duhej të priste dhe pak, lojtari ka lënë në mes nxehmjen dhe është kthyer në stol.

Ai u aktivizua më vonë në vend të Modriçit, por sjellja e tij nuk i ka pëlqyer aspak Ançelotit. Largimi i tij në janar duket i sigurt. E, ndërsa Reali bëhet gati t’i tregojë derën e daljes, në Serinë A fërkojnë duart. Mediat italiane kanë nënvizuar se Juventusi dhe Milani janë gati t’i bëjnë një vend si titullar.

LEXO TE PLOTE