Connect with Us

Gjashtë gënjeshtrat e ‘fabrikës’ të majtë dhe ‘punishtes’ së vogël të PD-së, së Bashës

Opinione

Gjashtë gënjeshtrat e ‘fabrikës’ të majtë dhe ‘punishtes’ së vogël të PD-së, së Bashës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Dr. Arian Starova, Ish- Ministër i Jashtëm 

Kryetar i Shoqatës Atlantike të Veriut-NATO

Në ditët e sotme, titulli i këtij shkrimi nënkupton debatin politik që ka në qendër të tij përplasjen politike Berisha-Basha. Kush i njeh dhe kupton mirë gjërat nuk do të kishte nevojë fare ta lexojë këtë shkrim, por unë do të përpiqem ta përmbledh sa më shkurt për pjesën tjetër të lexuesve të interesuar.

Prandaj, edhe shtysa ime e vetme e këtij shkrimi është fakti se përreth debatit politik Berisha-Basha është përfshirë si në një vorbull gjigande thuajse i gjithë opinioni publik shqiptar dhe brenda saj vijnë përreth edhe gjithfarë lloji të gënjeshtrave. Sigurisht, “fabrika e gënjeshtrave” ka qenë dhe mbetet të jetë si gjithnjë, e majta politike dhe media pranë saj.

Por fatkeqësisht, kësaj “fabrike” i është bashkangjitur edhe një “punishte e vogël dhe e paskrupullt e gënjeshtrave” brenda PD-së së Zotit Basha.

Po i marr me radhë disa prej tyre.

Gënjeshtra numër 1: “Hamendësimi i vendimit të Sekretarit të Shtetit Blinken mbi Berishën si gjoja ‘mbështetës i korrupsionit madhor, minues i demokracisë dhe i pazgjedhshëm për të marrë vizë hyrëse për në Sh.B.A. sikur të ishte një vendim gjykate, si një tabu e cila nuk duhej të vihej fare në diskutim dhe as të kritikohej, por vetëm të pranohej verbërisht për shkak të autoritetit të shtetit të fuqishëm siç është Sh.B.A.”

Si akuzat ligjore edhe vlerësimet moralë kanë nevojë për fakte që të jenë të besueshëm. A nuk është vetë demokracia e Sh.B.A.-së shteti që e ka vënë në piedestal fjalën e lirë bashkë me mendimin kritik që është përherë si vëllai i saj i pandashëm? Pikërisht kjo është edhe ajo çka ka bërë Zoti Berisha duke e dërguar çështjen në gjykatë, në Paris, për të kërkuar faktet përkatës të munguar, sado veprim befasues mund të jetë dukur ai për ndonjë nëpunës administrate ashtu edhe për ca “intelektualë” shqiptarë mendjembyllur dhe interesaxhinj të politikës.

Për një pjesë të madhe të shqiptarëve, mbetet diçka shumë habitëse sesi Sekretari Blinken merr vendim ekzekutiv për Berishën [8 vjet pas largimit si kryeministër] dhe le në heshtje qeverisjen e tanishme të cilësuar si tejet të korruptuar në shumë raporte ndërkombëtarë.

Gënjeshtra numër 2: “Basha ishte i detyruar të merrte vendim për ta përjashtuar Berishën prej grupit parlamentar të PD-së, sepse nuk mund të dilte kundër Sh.B.A.-së.”

Të jesh kundër një vendimi të Sh.B.A.-së pa dhënë fakte publikë mbështetës nuk do të thotë të jesh kundëramerikan. Për më shumë, në rastin e Berishës, duhej pritur përfundimi i procesit gjyqësor të gjykatës së Parisit, ose paraqitja e fakteve siç kishte kërkuar publikisht edhe vetë Basha. Po e nënkuptoj faktin tjetër, se asnjë vendim i tillë nuk mund të merrej pa u këshilluar me forumet e PD-së, sepse kjo parti nuk është “lulishtja” vetiake e shtëpisë së kryetarit. Pyetja pa përgjigje këtu mbetet se çfarë e detyroi Z. Basha të merrte atë vendim-blix dhe krejtësisht vehtiak, sepse ai doli edhe kundër asaj çka kishte thënë vetë publikisht?!

Gënjeshtra numër 3: “Berisha kundërveproi ndaj Bashës vetëm kur iu prek interesi vehtiak, ndërsa më përpara ai e kishte mbështetur atë.”

E vërteta është se Berisha është shprehur publikisht pas zgjedhjeve të vitit 2017 se kur humbën zgjedhjet jepet dorëheqje. Por meqenëse fjala e tij ka bartur gjithnjë shumë autoritet, ai është përmbajtur duke mos iu drejtuar vetë Bashës publikisht. Gjithsesi, Berisha këtë gjë ia njeh vehtes edhe si gabim për të cilin ka kërkuar ndjesë publike përgjatë procesit dy mujor të dialogut me anëtarësinë e PD-së.

Prej vendimit të Departamentit të Shtetit mbi Berishën të datës 19 maj deri në fillim të shtatorit kur Basha mori vendimin e përjashtimit të Berishës prej grupit parlamentar kishin kaluan thuajse katër muaj.

Kur Berisha mori vesh për vendimin amerikan të 19 majit, ai u shpreh publikisht se atë çështje do ta ndiqte në mënyrë vetiake nëpërmjet gjykatës duke mos e përzier fare PD-në. Edhe Basha u shpreh për Berishën si lider historik i PD-së dhe për nevojën që të jepeshin fakte në lidhje me vendimin amerikan.

LEXO EDHE:  Rrëfehet Glauk Olldashi/ Më propozuan për deputet, nuk plotësova formularin

Në 9 shtator, kur Basha vendosi që ta përjashtojë prej grupit parlamentar, Berisha vendosi të kundërveprojë, sepse tashmë Basha e kishte shndërruar në çështje partiake atë çka Berisha e kishte deklaruar si çështje vetiake duke e ndjekur nëpërmjet gjykatës franceze.

Berisha e kuptoi, ndonëse me vonesë, se Basha po e përdorte vendimin moral amerikan kundër Berishës për interesa të tij të dyshimta. Pas këtij veprimi të pabesë të Bashës, ai kuptoi se diçka më e madhe po gatuhej në dëm të demokracisë shqiptare. Pikërisht atëherë, nisi edhe ai “revolucion paqësor” i llojit të vet në Shqipëri nëpërmjet procesit të dialogimit me anëtarësinë e PD-së nëpërmjet organizimit të kuvendeve-foltore nëpër të gjithë Shqipërinë për të diskutuar me anëtarësinë e PD-së. Kundërveprimi i Berishës ka qenë i duhuri çka po e tregon më së miri, mbështetja e tij e jashtëzakonshme nga anëtarësia e PD-së, opozita në përgjithësi dhe shumë qytetarë të tjerë. Pas vendimit përjashtues të Bashës kundrejt Berishës, çështja e Berishës u kthye nga një çështje private në çështje të vlerave të demokracisë shqiptare.

Gënjeshtra numër 4: “Foltoret janë organizuar nga Berisha për të mbrojtur vehten dhe familjen e tij.”

Qindra mijë njerëzit që po ndjekin Foltoret drejtpërdrejt dhe nga ekranet televizivë nuk janë dudallenj siç i kujton Basha. Ata dinë të dallojnë mirë diçka që bëhet nga “halli” prej diçkaje që bëhet për vlera të larta të demokracisë dhe të kombit.

Berisha ka qenë nismëtar i heqjes së imunitetit parlamentar dhe të gjithë e besojnë se edhe sikur akuza më e vogël ligjore do ishte paraqitur ndaj tij, ai do të paraqitej vetë përpara drejtësisë. Pra, Foltoret nuk janë organizuar për të mbrojtur Berishën dhe familjen e tij nga drejtësia, por për të mbrojtur demokracinë pluraliste të Shqipërisë.

Gënjeshtra numër 5: “Kuvendi i PD-së i 11 dhjetorit është i paligjshëm, kurse ai i 18 dhjetorit është i ligjshëm. Çështja mbi ligjshmërinë e kuvendit do të shkojë në gjykatë.” Nuk ka nevojë të diskutohet ndoshta se Kuvendi i 11 dhjetorit i PD-së është i ligjshëm vetëm duke parë pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të anëtarësisë së PD-së në mbështetje të tij. Po ndodh për herë të parë dhe në përputhje me statutin e PD-së që mblidhet një kuvend i tillë, pra, po vepron Demokracia. Po vepron Liria. Fakti që po ndodh për herë të parë nuk mund ta bëjë atë kurrsesi të paligjshëm.

Çështja mund të paraqitet edhe në gjykatë nga “kryetari” Basha dhe pakica vulëmbajtëse përreth tij, por a ka gjykatë që të mund të hedhë poshtë statutin e partisë?! A ka gjykatë që mund të zhvlerësojë firmat e rreth 5 mijë anëtarëve mbështetës të kuvendit të 11 dhjetorit?! A ka gjykatë që mund të shpërfillë vullnetin dhe frymën e shumicës dërrmuese të anëtarësisë së PD-së?! Do të ishte njëlloj sikur gjykatat e kohës së Ramiz Alisë të shpallnin të paligjshme portestat popullore të fillim viteve 1990 kundër diktaturës komuniste.

Gënjeshtra numër 6: PD do të ndahet më dysh, sepse përplasja Berisha-Basha është lojë politike e të dyve.” Kjo është gënjeshtra më e pastër dhe vetëpërgënjeshtruese dhe nuk ia vlen të merremi me të, por po e përmendim meqenëse është shumë e përhapur në atë pjesë të opinionit public, e cila nuk është as e interesuar as e informuar mbi zhvillimet politike. Atyre që punojnë për ta përhapur këtë gënjeshtër u intereson që këtë pjesë të opinionit publik ta lenë të painteresuar mbi zhvillimet politike. Në kohë të zhvillimeve të mëdhenj politikë, është mirë që të mos ketë njerëz të painteresuar, sepse këta zhvillime janë edhe në dobi të tyre.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Jo çdo e keqe vjen për keq

Publikuar

-

Nga

Kot e kanë dënuar aq rëndë me mospirje kafeje ambasadoren amerikane Yuri Kim. Se me ato që po shohim dhe dëgjojmë, “non grata” ia paska vlejtur shumë që këta të njihnin më në fund njëri-tjetrin.

Përfytyro pak sikur të mos bëhej sebep ajo, sa shumë poshtërsira të tjera do të kishin ndodhur në bashkëpunim me Edi Ramën për t’i ngulur thika të tjera pas shpine Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Rama duhet të zbresë në çadër/Të ftojë Lulzim Bashën në zyrë dhe …!

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale nuk bëhen të parakohshme



Nuk e thotë kot populli që jo çdo e keqe vjen për keq, ndaj edhe nuk kanë pse mërziten shumë. Rëndësi ka që të vazhdojnë pa u ndalur marshimin e fitores.

Sepse tani, kur janë demaskuar kaq shumë plane djallëzore, të gjitha palët nuk duhet të lënë gur pa lëvizur dhe përpjekje pa bërë për bashkimin, hapjen dhe forcimin e opozitës.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Raportet e vërteta të Bashës me SHBA-në

Publikuar

-

Nga

Nga Avenir Peka 

Prej më shumë se dy muajsh Lulzim Basha përdor SHBA-në si kalin e tij të betejës ndaj Sali Berishës. Fabula e tij është kjo: Sali Berisha është shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit dhe ai duhej përjashtuar për hir të marrëdhënieve të Partisë Demokratike me SHBA-të. Por, cila është historia e marrëdhënieve të tij, si Kryetar i PD me SHBA-të?

Ajo është një histori e çuditshme. Një histori personale e shkëputur nga Partia Demokratike; një histori e ndërtuar mbi gënjeshtra, mashtrime, shitje, intriga, para të pista, lobime të paligjshme deri tek futja hundë në punët e brendshme të SHBA-ve. Një histori e denjë për subjektin e romaneve triller.

I. Një histori personale

Në pranverën e vitit 2015, për politikën shqiptare, Washingtoni ishte një shkretëtirë. Edi Rama akoma nuk e kishte marrë veten nga fiasco me armët kimike siriane, me gjithë presionin e jashtëzakonshëm të George Soros për t’i rregulluar një takim në Shtëpinë e Bardhë. Lulzim Basha nuk ishte askund. Po aq i padëshiruar sa dhe Rama.

Më qëlloi të isha i ftuar në Kongresin Amerikan si folës, në një konferencë mbi rrezikun e Shtetit Islamik në Ballkan. Vizitën e shfrytëzova për takime informale dhe informuese me ish-zyrtarë dhe zyrtarë përgjegjës për Euroazinë në agjenci të ndryshme; nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes, agjenci të tjera të sigurisë kombëtare.  Takimi me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhe ishte më pozitivi dhe më inkurajuesi. Mesazhet që i solla Bashës, konsistonin në këto pika:

i) Për SHBA-në, Shqipëria është një aleat i NATO-s dhe aleat strategjik;

ii) interesi parësor i SHBA-së është stabiliteti dhe shteti i së drejtës;

iii) SHBA-ja nuk mbështet parti politike të caktuar kundër një partie tjetër;

iv) Lulzim Basha është në fazën e provës; e njohim si politikan, por e kemi të paprovuar si lider. Do të ndjekim me vëmendje performancën e tij në zgjedhjet lokale 2015 dhe ato të përgjithshme 2017 për të vendosur mbi raportet e SHBA-së me të. Nëse ai

v) dyert e Washingtonit janë të hapura për përfaqësuesit e Partisë Demokratike;

vi) mos përdorni lobistë, por hajdeni vetë; gjejini 4-5 individë nga PD dhe dërgojini në Washington me rotacion. Deri në zgjedhjet e përgjithshme është kohë e mjaftueshme për t’u njohur me njerëzit dhe programin e Partisë Demokratike.

vii) mos harxhoni shumë kohë me ambasadorin në Tiranë. Ai është atje për neve, jo për juve. Mbani raporte të mira me të, por nuk ju hyn në punë.  Rrugën në Washington e keni të hapur për kontakte direkte.

Këto mesazhe ishin të shkëlqyera edhe për një arsye tjetër. Marrëdhëniet e Bashës me administratën e presidentit Obama ishin të thyera. Basha i kishte mashtruar ata. Në vjeshtën e vitit 2013, Edi Rama u vetofrua që Shqipëria të shërbente si vendi ku do të shkatërroheshin lëndët kimike të Sirisë, pas një marrëveshje midis SHBA-ve dhe Rusisë. Por, Rama kishte një kusht: Qeveria e SHBA-së duhej të merrte përsipër që opozita në Shqipëri nuk do ta kundërshtonte.

Ambasadori i SHBA në Tiranë i përcjell Bashës kërkesën e Sekretarit të Shtetit John Kerry, duke i theksuar se SHBA-të nuk do t’ia harronin PD-së dhe Bashës. Basha i premtoi dhe i doli garant se opozita nuk do ta kundërshtonte.

I frikësuar nga protagonizmi i Sokol Olldashit, Lulzim Basha urdhëroi militantët e PD-së që t’i bashkoheshin protestave të shoqërisë civile. Furisë së ambasadorit amerikan, Basha iu përgjigj me një mashtrim tjetër; ai u justifikua se njerëzit nuk i kishte nxjerrë ai për të protestuar, por Berisha. Përgjigja që mori ishte se ai, Basha, kishte mashtruar Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe se do të paguante për këtë.

Reagimi i tij ndaj takimeve në Washington ishte alla-Basha: i lig, i pisët dhe poshtërues. Më vonë do të kuptohej se kushdo që do të mundohej të ndihmonte në marrëdhëniet me Washingtonin, ai do ta shtypte me këmbë. Basha kishte vendosur ta privatizonte këtë marrëdhënie.



II. Trump në Shtëpinë e Bardhë

Basha nuk shkoi në Konventën e Partisë Republikane, ku do të vendosej zyrtarizimi i kandidaturës Trump-Pence si parti si-motër. Në të kundërt, ai shkoi në Konventën e Partisë Demokratike, pasi ai, si pjesa më e madhe e botës mendonte se Hilary Clinton do t’i fitonte zgjedhjet.

Vetëm pak javë pas betimit të Donald Trump si Presidenti i ShBA-së, Lulzim Basha do të vizitonte Shtëpinë e Bardhë. Jo një herë, por disa. Në një kohë kur çdo lider, kryetar shteti apo qeverie nuk po linte gur pa kthyer për të krijuar kontakte me administratën e re, Lulzim Basha, kryetari i një partie opozitare të një vendi pa peshë, hynte e dilte në Shtëpinë e Bardhë.

LEXO EDHE:  Basha “show” në parlament/ “Qeveria ngelet në klasë si derri maç”

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale nuk bëhen të parakohshme

Në Tiranë Lulzim Basha shprehej në mënyre kofidenciale se ishte lidhur me Michale Flynn, Këshilltar i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, nëpërmjet një familjari të tij. Edhe ky ishte mashtrim.

‘Familjari” i cili gjithashtu mbante mbiemrin Flynn ishte irlandez dhe jo amerikan. Në realitet, aksesi i ishte krijuar nëpërmjet lobistit Nick Muzin. I ndodhur nën eufori, ai vendosi të ngrinte çadrën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Aq shumë ishte Trump-izuar, sa në një nga fjalimet e tij në çadër ai vendosi të godiste në mënyrë frontale George Soros.  Frontale ishte edhe përgjigja.

Pak ditë më vonë, Basha udhëtoi përsëri për në SHBA.  Ndërsa ai, bashkëshortja e tij dhe një këshilltar i Presidentit Trump, figurë publike e njohur bisedonin plot pasion për marrëdhëniet e qeverisë së SHBA-së me Partinë Demokratike, në barin e Trump Hotel në Washington, ai nuk e dinte që në tavolinën ngjitur ishte ulur qëllimisht një gazetar investigativ i gazetës “New York Times”, dy herë fitues i çmimit Pulitzer për gazetarinë investigative dhe dëgjonte gjithçka. Jo vetëm kaq, por gazetarit i kishin rënë në dorë edhe email-e aspak të përshtatshme politikisht dhe potencialisht korruptive, dërguar këtij këshilltari.

Rastësi ose jo, vetëm pak ditë pasi Basha u vu në dijeni të gazetarit, ai u ul në marrëveshjen e famshme të 17 majit. Por Soros nuk ia falte. Pak kohë më vonë, gazeta e sponsorizuar prej tij, “Mother Jones”, botoi një artikull të gjatë, ku tregonte skemën e financimit të lobimit të Bashës në detaj, duke shkuar deri aty sa të ngrinte dyshime se paratë ishin me origjinë ruse, gjë që shkonte për shtat në luftën e brendshme politike në SHBA.

Pak kohë pas episodit në Trump Hotel, Lulzim Basha jo vetëm që nuk shkeli më në Shtëpinë e Bardhë, por iu ndërpre çdo kontakt. Të gjitha ato lidhje që kishte krijuar u zhdukën sa hap e mbyll sytë.  I braktisur dhe me New York Times në kurriz, ai vendosi të mbyllte çadrën dhe t’i dorëzohej mëshirës së Edi Ramës.

III. Kathleen Kavalec dhe fundi i Bashës

Në fillim të korrikut 2018, Presidenti Trump nominoi Kathleen Kavalec për ambasadore të SHBA-së në Shqipëri. Një diplomate karriere, Ndihmës Asistent Sekretare e Shtetit për Europën, ajo ishte një njohëse e shkëlqyer e rajonit dhe Rusisë.

Kavalec bënte pjesë tek një grup prej rreth 50 diplomatësh të administratës së presidentit Obama, të cilët ose u shkarkuan, ose u dërguan nëpër ambasada të ndryshme. Emërimi i saj në Shqipëri kishte edhe një arsye tjetër: ekspertiza e saj mbi Rusinë dhe qëndrimet e saj anti-ruse do të shërbenin për të siguruar që Shqipëria do t’i qëndronte larg influencës ruse. Për habinë e shumëkujt, kandidatura e saj u tërhoq nga administrata e Presidentit Trump, në janar të vitit 2019, pak para seancës së konfirmimit në Senat.

Ajo çfarë u mësua më vonë ishte shokuese. Gjatë seancave të Kongresit për shkarkimin për herë të dytë të Presidentit Trump në lidhje me Ukrainën, në nëntor 2019 u thërrit edhe Fiona Hill, ish-Zv/Këshilltare e Trump për Sigurinë Kombëtare.

Në përgjigje të pyetjeve rreth shkarkimit abuziv të ambasadores së SHBA-ve në Ukrainë, Hill u përgjigj se jo vetëm kjo, por edhe kandidatura e Kathleen Kavalec për ambasadore në Shqipëri, u tërhoq nga administrata e Presidentit Trump për shkak të ndërhyrjes së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Kurrë nuk kishte ndodhur që aktorë të huaj politikë të ndërhynin kaq brutalisht në emërimin apo shkarkimin e një ambasadori amerikan. Lulzim Basha kishte shkelur vijën e kuqe. Për këtë arsye ose jo, që nga ai moment, Basha nuk shkeli më në SHBA.

Ajo që kishte ndodhur mendohet të jetë kjo: refuzimit të saj për të takuar lobistin e Bashës, këta të dy vendosën t’i kundërpergjigjeshin duke e djegur.

Kavalec kishte qenë vartësja direkte e Victoria Neuland, kjo e fundit Asistent Sekretare e Shtetit për Europën në administratën e Presidentit Obama. Siç doli më vonë, Neuland i kishte kaluar Kavalec për ndjekje dosjen e famshme ‘Stelee” kundër Presidentit Trump. Pikërisht ky informacion iu kalua Shtëpisë së Bardhë, e cila tërhoqi kandidaturën e saj për ambasadore në Shqipëri.

Ajo që të bën përshtypje më shumë është fakti se Victoria Neuland është mike e familjes Basha. Ekzpozimi i saj në një kohë kur ishte në qendër të sulmeve të administratës Trump, tregon karakterin e Lulzim Bashës. Ai nuk ndalet para asgjëje e para askujt.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Paradoksi në PD: Berisha kërkon të jetë ai që nuk është dhe është ai që nuk duhet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ka më shumë se një paradoks në atë që po ndodh në Partinë Demokratike. Nëse në vend të Berishës së sotëm, do të ishte Harxhi, Kadilli apo Shehaj, tre kandidatët e dikurshëm për kryetar të PD-së, ngjarjet e sotme do të ishin normale.

Do të ishte ushtrim i zakontë demokracie nëse demokratët do të faleshin nëpër foltore menjëherë mbas zgjedhjeve të 25 prillit dhe madje, nuk do të ishte e pazakontë nëse ushtrohej me mjete demokracie edhe vetë Berisha, me kusht që hakmarrja dhe egocentrizmi i tij proverbial, të mos frymëzoheshin nga “karburanti” amerikan i non grata-s.

Faltoret e demokratëve do të ishin normale me këdo demokrat tjetër, që edhe pa bindur se do të mund të ishte fitues, do të kishte epërsinë e të mos qenit humbës; çdokush prej tyre do të kishte epërsi përballë lidershipit të sotëm demokrat sepse edhe pse nuk do të kishte në jetëshkrim beteja të drejta, do të ishte fitues sepse nuk do të kishte bërë gjëra të gabuara.

Historia nuk shkruhet me “nëse”, por politika gjykohet nga një sistem shkak-pasojë “nësesh”. Dhe ky gjykim nxjerr në dritë një seri paradoksesh, njëri më qesharak e grotesk se tjetri në atë që po ndodh në PD.

Nëse PD do të fitonte zgjedhjet, Basha do të ishte vetë Faltorja ku do të faleshin të gjithë demokratët dhe një shumicë e padurueshme socialistësh “kolaboracionistë”, një pjesë e tyre nga grupi i anonimëve që ka thirrur nën armë Rama dhe pjesa tjetër, ai lloj i kameleonit politik që merr gjithmonë ngjyrën e pushtetit.

Por meqënëse në Shqipërinë e absurdit politik, opozita dhe jo pushteti është projektori që nxjerr në pak problematikën dhe hijet e partive, opozita e këtij mandati, shoqëruar edhe me Non Gratën amerikane për Doktorin, ka krijuar gjithë pështjellimin, trazimin dhe krizën në PD. E cila, për paradoks, sheh se zgjidhja e problemeve të nesërme të saj, vjen me një ofertë nga e shkuara.



Edhe pse është kaq e dukshme dhe e paralajmëruar nga një seri provash dhe rrethanash se rikthimi i Berishës si i munduri i dikurshëm, që kërkon të rrëzojë humbësin serial, nuk mund të jetë një ofertë fituese.

LEXO EDHE:  Rama duhet të zbresë në çadër/Të ftojë Lulzim Bashën në zyrë dhe …!

LEXO EDHE:  Denoncimi i diplomatit/ Një tjetër spiun në negociatat me Greqinë

Kjo është arsyeja që duke rishkruar historinë, duke riformuluar ngjarje dhe qëndrime, duke ripikturuar portretet e besnikëve me ngjyra tradhëtie dhe duke rithirrur qëndrestarët e dikurshëm në apel, Berisha po rishpik në të njëjtën formë dhe thelb Berishën; Berisha kërkon të jetë ai që nuk është dhe është ai që nuk duhet!

Nëse ky operacion mbetet deri në pikën që Doktori rikthehet, por nuk e përdor PD-në si mburojë antiamerikane, ky do të ishte një hap gjigant në ushtrimin e demokracisë partiake. Nëse rikthimi i Doktorit do të ishte hapja e garës që ai vetë e mohoi në 2013-ën, ky do të ishte jo vetëm një shërbim i jashtëzakonshëm për demokracinë në PD, por do të kishte refleks të fortë në të gjithë politikën shqiptare, sepse shpesh, punët e mira bëhen edhe me mjetet e gabuara.

Të paktën moralisht. Dhe nëse Berisha, ashtu sikundër po shpresohet, afron mundësinë për një trupë kolegjiale për drejtimin e partisë deri në inicimin e një gare të re sipas statutit të partisë, atëherë, ai i jep vetes atë që po i heqin: lavdi në epilog të betejave të tij të pafundme politike, por dhe ndarje nga egoizmi i tij në raport me pushtetin e individit.

Për paradoks, falë Berishës sot PD-ja është organizmi më i gjallë politik në vend. Por nëse vetë ai kërkon me ngul të jetë kryetar i ri i partisë, kura që afron Doktori, do të vrasë vetë partinë. Aty do të ketë, për fatin e keq të të gjithëve, vetëm kurs përplasjeje. Drejt dhjetorit do të ecet me mjete të forta, me recetë dhune verbale dhe me gjasë, edhe më keq. Shumë më keq.

Në ato rrethana hipotetike, mandati i katërt i socialistëve do të jetë pothuaj fakt dhe për paradoks, pushteti i tyre do të jenë më i dobët se kurrë. Sepse edhe qeverisja do të shfaqet si ajo që nuk është dhe do të jetë ajo që nuk duhet! Por fale alkimisë së pabesueshme që i afron Rilindjes një kundërshtar i rilindur si Doktori, kjo do te bjere pak ne sy!/CNA.al

LEXO TE PLOTE