LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fermerët e Lushnjës do përshkallëzojnë protestën”/ Korreshi: Ministrja kërkon lejen e Ramës

23 Nëntor 2021, 14:13, Politikë CNA
“Fermerët e Lushnjës do përshkallëzojnë

Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnjë, Saimir Korreshi ka folur sot në lidhje me protestat e fermërëve.

I ftuar në rubrikën ?Opinion? në ?News 24?, ai tha se fermerët kanë depozituar 6 kërkesa dhe kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën në Parlament, pikërisht në ditën që do të miratohet buxheti.

?Bujqit duhet të përshkallëzojnë protestën, të vijnë në Parlament. Më së paku të dëgjohej kërkesa e tyre. Kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Edhe pse pat një takim të ministres, nuk u bë asnjë zgjidhje. Këtë vite do të jetë shumë zi për bujqësinë shqiptare. Mendoj se përshkallëzimi do të bëhet kur buxheti i shtetit të kalojë në Parlament, sepse në parim ka kaluar. Deri më sot, në dijeninë time, nuk janë ftuar nga ministria e Financave apo Bujqësisë. Ky buxhet falimenton këtë kategori. Qeveria e trumbetoi këtë sektor fillimisht sikur do të subvenciononin 70 mln euro, por realisht do të bëhet vetëm 2.3 mln euro. Zëri im ka mbetur i vetëm. Në Lushnje jemi gati 16 deputetë të majtë e të djathtë. Që të gjithë në parim duhet të dalim në mbrojtje të tyre, sepse janë qytetarët që ne përfaqësojmë. Edhe grumbulluesit, pavarësisht se nuk janë nga qyteti i Lushnjës, duhet t?i dalë në ndihmë sepse ky sektor po vuan realisht. Për një fushë kaq të rëndësishme, e që kërkohet që tregu të formalizohet, duhet të kishin kërkesë për të çuar faturë të mallrave të tyre.

Ndjej që kanë shumë problem dhe janë braktisur serat. Fermerët po lënë vendin tonë. Imagjino ku mungon shitja në treg, të gjithë grumbulluesit kërkojnë një bursë që të mos abuzohet me këto produkte. Po ata kanë një kërkesë të 7 të dëgjohen. Ministrja është takuar, por nuk është se ka çuar ekspertë për të vlerësuar kërkesat. Nuk mund të shkojë ministrja në takim e të thotë s?kam çfarë t?i bëj kryeministrit. Kjo është e turpshme, më mirë të mos qëndrojë fare aty. Ata deklaruan në protestën e fundit që do të shkojnë në Parlament.?-tha Korreshi.

Lajmet e fundit nga