Connect with Us

Euro bie pikiatë, kryeson Paundi britanik, në tregun valutor/ Kursi i këmbimit, 23 Nëntor 2021

Ekonomi

Euro bie pikiatë, kryeson Paundi britanik, në tregun valutor/ Kursi i këmbimit, 23 Nëntor 2021

Publikuar

-

cna lajme ekonomi

Euro sot blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë, ndërsa dje blihej me 120 Lekë dhe shitej me 125 Lekë.

Dollari amerikan ndryshe nga Euro ka shënuar një rritje të lehtë. Sot  blihet me 105 Lekë dhe shitet me 111 Lekë. Një ditë më parë, Dollari amerikan blihej me 104.1 Lekë dhe shitet me 109.3 Lekë.

Rritje ka shënuar edhe Paundi britanik, i cili dje blihej me 140.5 Lekë dhe shitej me 145.6 Lekë dhe sot blihet 142.5 Lekë dhe shitet me     147.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Rriten temperaturat/ Surprizon moti, verë në Shtator

Franga zviceriane është një tjetër monedhë që ka njohur rënie. Sot blihet me 113.8 Lekë dhe shitet me 118.8 Lekë, ndërsa një ditë më parë,  blihej me 113.7 Lekë dhe shitej me 118.7 Lekë.

Dollari kanadez sot blihet me 82.9 Lekë dhe shitet me 87.9 Lekë, duke shënuar kështu rritje krahasuar me një ditë më parë kur blihej me 82.6 Lekë dhe shitej me 87.6 lekë.

Më poshtë po sjellin të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Afera KESH-NOA/ Drejtësia palë me korrupsion, SPAK trembet nga të paprekshmit?

Publikuar

-

Nga

Një dosje korruptive, e gozhduar nga faktet dhe dokumentet nuk preket nga drejtësia.

CNA.al, ka publikuar dokumente dhe fakte për një aferë korruptive, ku janë përfshirë institucione shtetërore.

Bëhet fjalë për një çështje korruptive e prodhuar në sektorin energjitik. Faktet dhe dokumentat ngrenë dyshime se në këtë aferë të KESH, janë përfshirë ish-drejtori Benet Beci, apo edhe Autoriteti i Konkurencës.

Skandali ka nisur me  firmosjen e një kontrate mes KESH dhe kompaninë NOA-Energy.

Kontrata është  firmosur me datën 4 Mars 2021 dhe gjithçka ka përfunduar në kohë rekord, në mënyrë të mjegullt në datën 4 maj të vitit 2021.

Pra, brenda tre muajsh.

Por, drejtësia duket se është bërë palë me ketë aferë korruptive. Asnjë reagim nuk ka drejtësia, deri më sot, pavarësisht dokumentave dhe fakteve që janë publikuar dhe që CNA.al, do t’i risjellë sërish.

Faktet para të cilave mbyll sytë SPAK

Të paprekshmit përballë të cilëve drejtësia mbyll sytë kanë emër dhe mbiemër.

Mirëpo, pavarësisht se ku janë të implikuar apo se sa shumë e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit, nuk preken nga SPAK, edhe ky institucion, ka kompetencë pikërisht mbi këta njerëz dhe veprimet e paligjshme që ata kryejnë.

Afera KESH-NOA, ka nisur 14 orë para, se sa Benet Beci, kreu i KESH-it,  të largohej nga detyra me dorëheqje.

Me datë datë 4 Mars 2021, një ditë para dorëheqjes së Benet Becit, është realizuar një  aferë korruptive që prek drejtpërdrejt xhepat e konsumatorëve.

Ky është  fakti i parë që NOA i kërkoi KESH dhe ky institucion me vrap nën drejtimin në hije të Benet Becit, krijoi një situatë për të sjellë më pas një  kontratë skandaloze deri dhe kriminale.

  Marrëveshja KESH-“NOA Energy”

Me datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it, një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Kur energjia blihet me çmim të shtrenjtë, në kohën e pikut dhe kërkesës më të lartë të kësaj energjie KESH e nxjerr jashtë dhe e merr gjatë natës, kur çmimi është shumë i lirë dhe askush nuk ka nevojë për energji.

Një shkëmbim energjie, apo një sasi që KESH duhet t’ia japë kompanisë private NOA Energy, e cila këtë sasi do t’ia kthejë sërish Korporatës, brenda të njëjtës kohë. Pra, brenda të njëjtës ditë, por duke mos përcaktuar oraret.

LEXO EDHE:  Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

LEXO EDHE:  Bien lehtë temperaturat/ Dita e martë me vranësira dhe shi vetëm në Alpe

Skandali, fillon tek oraret e shkëmbimit të energjisë, sidomos gjatë javëve të fundit, kur çmimi i energjisë elektrike në treg, për megavat, thuajse është “çmendur”. Ka pasur orë piku të energjisë, mbrëmje, pra nga ora 17:00 deri në orën 21:00, që çmimi i energjisë ka shkuar deri në 400 euro megavati.

Dhe kompania NOA Energy merr energji nga KESH dhe e shet. Dhe në rast se bëjmë një llogari të thjeshtë me një mijë megavat energji, një moment me një çmim tregu nga 300-400 euro për megavat, merr si të ardhura në bazë të çmimit në bursë nga 300 mijë-400 mijë euro.

Këtë energji ia kthen KESH-it, në orët e para të mëngjesit. Pra, në orën 4 apo 5 të mëngjesit, kur çmimi në treg është diku më pak se 50 euro.

Çka tregon qartazi se sa më i lartë të jetë çmimi i energjisë në orën e pikut, aq më shumë fiton kompania private që merr energji nga KESH-i.

Dhe kjo energji i kthehet pas KESH-it me një përllogaritje të thjeshtë, me 1 mijë megavat shumëzim për 0.8 cent që merr KESH. Pra, vetëm 800 euro.

NOA, është një kompani e akuzuar për lidhje me nivelet e larta të Qeverisë dhe këtë herë, duket se drejtuesit e KESH i kanë shërbyer  qartazi me një kontratë abusive

Pjesë e skandalit edhe Autoriteti i Konkurencës

Në këtë skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës, i cili ka miratuar kontratën në fjalë.



CNA.al ka siguruar ka siguruar dokumentet që tregojnë sesi Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë avantazh një kompanie që fiton miliona euro. Pra, kjo kompani, NOA Energy, është e vetmja që Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë të drejtë të marrë energji nga KESH. Duke krijuar kështu një monopol. ./CNA.al

 

 

 

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

SKANDALI KESH – NOA/Zbulohet kontrata korruptive që fundos zyrtarët

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Komisioni “Ruli” jashtë loje/ Basha “i hedh poshtë” punën, kërkon emra të tjerë për deputetë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

276 milion euro “borxh i fshehur”/ Tabaku akuza Qeverisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka akuzuar Qeverinë se u ka fshehur qytetarëve një borxh prej më shumë se 200 milionë euro.

Sipas saj, gjithçka ka ndodhur pasi është abuzuar dhe vjedhur buxheti i shtetit për interesa elektorale.

276 mln euro të tjera borxh i fshehur për shqiptarët!

Një provë e qartë e abuzimeve dhe vjedhjes së buxhetit për interesa elektorale.

Janë 78 mld lekë të tenderuara kur në buxhet u vendosën 66 mld lekë për vitin 2021.



Për rrjedhojë janë 276 mln euro borxh i fshehur dhe abuzime me fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e buxhetit”, shkruan Tabaku në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Paundi “rrëzon” Euron dhe Dollarin/ Kursi i këmbimit, 5 Nëntor 2021

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 12 tetor 2021

Sipas saj, rritja e kostove me 276 mln euro përkthehet në kontrata rindërtimi të pa studiuara dhe miratuara më parë për rrjedhojë qeveria ku ka pasur interes ka vendosur të rindërtojë një shtëpi me lekët e shqiptarëve për interesin e zgjedhjeve lokale.

Për rrjedhojë qytetarëve i është rritur borxhi për të paguar ndërkohë që qeveria me lekët e tyre ka paguar blerjen e votave për interesa elektorale.

Kontrata të dhuruara në kundërshtim me çdo ligj dhe dëshmi e asaj që është një krim elektoral me pasoja fatale për demokracinë tonë dhe buxhetin. Një krim i dyfishtë që meriton ndëshkim”, shkruan më tej Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro nuk del nga “humnera” ku ka rënë/ Këmbimi valutor, 22 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan sot blihet me 104.1 Lekë dhe shitet me 109.3 Lekë.

Monedha e Eurozonës blihet me 120 Lekë dhe shitet me 125 Lekë, ashtu si një javë më parë.

Paundi britanik blihet me 140.5 Lekë dhe shitet me 145.6 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 113.7 Lekë dhe shitet me 118.7 Lekë.

LEXO EDHE:  Rriten temperaturat/ Surprizon moti, verë në Shtator

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 12 tetor 2021

Dolalri kanadez blihet me 82.6 Lekë dhe shitet me 87.6 lekë.

Më poshtë po sjellin të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE