Connect with Us

DW: Legalizimi i kanabisit duhej bërë me kohë

Kronika

DW: Legalizimi i kanabisit duhej bërë me kohë

Publikuar

-

/
cna lajme aktualitet

Për të shpjeguar arsyen dhe absurditetin e ndalimit të kababisit dua t’ju ftoj për një eksperiment mendimesh: përfytyroni, sikur shkoni në një supermarket dhe doni të blini alkol. Por raftet janë të mbushura vetëm me shishe pa etiketë. Në rastin më të mirë forma e shishes mund të të japë informacionin për lëndën që përmban ajo brenda vetes. Ndoshta është një whiskey 20 vjet i vjetër, ndoshta një birrë bajate, ndoshta një pije alkooholike e bërë vetë, që të marrin mendjen. Kësaj shtoi edhe faktin që ky supermarket ndodhet në një nga zonat më të errëta e më të rrezikshme të qytetit.

Që me një sistem i tillë tregtimi nuk i ndihmon askujt, kjo është evidente – as shëndetit të popullsisë në përgjithësi dhe aq më pak mbrojtjes së rinisë. Por në mënyrë të ngjashme paraqitet situata për konsumatorët e kanabisit. Nga sondazhet në Gjermani dihet, që një e treta të paktën e kanë konsumuar njëherë në jetë drogën ilegale; Kanabisi është droga më e përhapur.

Deri tani legjislacioni i vjetëruar detyron këdo që do ta konsumojë kabanisin, që të furnizohet në tregun e zi të pakontrollueshëm e që është në dorë të kriminelëve. Nuk ka asnjë kontroll për cilësinë, përmbajtjen e përbërësve aktivë, përzierësit dhe holluesit, ndërkohë që krimi i organizuar majmet prej xhiros së fitimeve.

Lufta kundër drogave është një luftë kundër përdoruesve të tyre. E po ashtu edhe dënimet nëse i referohesh të dhënave të fundit për gjendjen me kriminalitetin e drogave nga Zyra Federale e Kriminalistikës mëson, se nga gati 400.000 vepra penale me drogat tre të katërtat janë regjistruar si “krime që kanë të bëjnë me konsumin”.

Vetëm kjo shifër tregon, se lufta kundër drogave edhe në Gjermani është kryesisht luftë kundër përdoruesve të tyre. Një luftë me dëm të konsiderueshëm kolateral, që nuk mund të fitohet. Se sa absurd është objektivi për një shoqëri pa droga, këtë e dëshmon fakti, se edhe në shtetet totalitare apo nëpër burgje gjendet drogë.

Argumentat e politikës së ndalimit tingëllojnë ngjashëm, sikur politikanët e shëndetësisë t’i varnin shpresat vetëm tek abstinenca në luftën kundër sëmundjeve që vijnë përmes seksit apo infeksionit HIV. Sigurisht që kjo mund të jetë mbrojtja më e mirë prej infektimit. Por askush nuk do të jetojë në abstinencë seksuale. Sensibilizimi dhe shpërndarja e prezervativë kanë më shumë efekt.

LEXO EDHE:  Droga në portin e Durrësit/ Artan Hoxha tregon itenerarin

Ndaj është një lajm i mirë, që negociatorët për krijimin e qeverisë së re, që do të krijohet nga koalicioni tresh mes socialdemokfratëve, ekologjistëve dhe liberal-demokratëve, si duket kanë rënë dakord për ta legalizuar dhe rregulluar përdorimin e kanabisit. Ky hap pritej, sepse pozicionet e ekologjistëve, liberal-demokratëve dhe socialdemokratëve kanë qenë relativisht të përafërta lidhur me këtë temë.

Ky vendim shënon heqjen dorë prej dogmave të vjetra dhe pranimin e një realiteti kompleks. E ky realitet është, se pavarësisht ndalimit – kanabisi përdoret në masë – pikërisht edhe prej të rinjve, të cilët synojnë t’i mbrojnë ata që ndjekin politikën e ndalimit të kanabisit. Kanabisi prej kohësh ka mbërritur në shoqërinë gjermane. Një politikë moderne ndaj drogave përpiqet të komportohet në mënyrë  inteligjente me këtë situatë ekzistuese.

Ajo nuk i kriminalizon konsumuesit, por i mbron ata; ajo krijon sensibilitet, ofron ndihmë në rast nevoje. Natyrisht që kanabisi nuk është pa rreziqe. Si çdo substancë tjetër e fortë edhe kanabisi bart rreziqe dhe ka efekte anësore. Megjithatë njerëzit mund të mësojnë të mbrohen prej këtyre rreziqeve; ata mund të fitojnë kompetencë ndaj kësaj droge, ngjashëm sikurse shumë ia dalin me alkooholin, edhe shumcia e konsumatorëve të kanabisit do të gjejnë mënyrën si të mbrohen.

Kjo kompetencë krijohet më së miri në një mjedis, që nuk karakterizohet prej tabuve dhe ndëshkimit. Duke mos i damkosur drogat në mënyrë shabllone, por duke i pranuar ato me një dijeni të kthjellët mbi rreziqet: ato kanë edhe efekte pozitive –  shijen, përftimin e njohurisë, ekstazën, shërimin. Qëllimi është minimizimi i rrezikut.

Masat preventive financojnë vetveten

Ndaj nisma për legalizimi është e drejtë, jo vetëm për ta dekriminalizuar konsumin. Por përdoruesit e kanabisit duhet që të kenë edhe një mundësi legale për ta poseduar substancën. Edhe unë si baba i tre fëmijëve them: më mirë, tregtuesi të jetë shteti ose biznese të kontrolluara prej tij, se sa pjestarët e krimit të organizuar.

Legalizimi do të krijojë edhe mundësinë e financimit për programet masive të parandalimit dhe të ndihmës. Një studim i Universitetit të Dyseldorfit ka llogaritur, se të ardhurat nga taksat e kanabisit si dhe kursimet nga ndërprerja e masave të ndjekjes penale sjellin një shumë prej gati pesë miliardë eurosh në vit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

“Perimetri” bën “kërdinë” në Korçë/ Prangosen katër persona, në kërkim një tjetër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia e Korçës bën të ditur se në kuadër të operacionit “Perimetri”, është goditur një grup i strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Sipas uniformave blu, janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi 6-mujor, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri” kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve në kërkim:

– A. B., 36 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,

– B. B., 47 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,

LEXO EDHE:  Disa propozime për Opozitën, si Aleat i Lulzim Bashës!

LEXO EDHE:  Droga në portin e Durrësit/ Artan Hoxha tregon itenerarin

– L. S., 47 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll,



– A. Z., 51 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– E. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.12.2021, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu sqarojmë se në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, janë arrestuar më parë nga Policia, në kohë të ndryshme, edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të shtetasve të lartpërmendur, konkretisht shtetasit A. Gj. dhe L. S., banues në Elbasan, si edhe shtetasi I. D., banues në Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 4 vite burg në Itali për plagosje/ Vihet në pranga 30 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Infektohen tre policë në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë drejt Tiranës efektivi i Shqiponjave

Policia e Elbasanit në bashkëpunimit me policinë kufitare të Rinasit kanë vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, D.M  rezulton të jetë i dënuar me 4 vite burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“30 vjeçari i dënuar dhe në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit  ndaluan shtetasin në kërkim, Denis Meçja, 30 vjeç, banues në Elbasan.



Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Nga Erion PICIRI/POLITIKA E FAKTIT TË KRYER

LEXO EDHE:  SHTETI KOMB I SHQIPTARËVE DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE/Unioni Artistik i Kombit Shqiptar si premisë

Ky shtetas më datë 24.05.2016 në një lokal, ka goditur me grushta e sende të forta, shtetasin B. K., me banim Elbasan, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Shtetasi Denis Meçja prej vitit 2017 deri në nëntor 2021 ishte në burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet shtesë  i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

4000 euro për të favorizuar marrjen e gradës/ GJKKO vendos për “fatin” e pedagogut dhe policit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për pedagogun e Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurra dhe efektivin e policisë rrugore, Dritan Lelajn.

Ata akuzohen për falsifikim të  dokumenteve dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.



Kryekomisari Qetsor Gurra lektor në Akademinë e Sigurisë, i kishte premtuar inspektorit të policisë rrugore, Dritan Lelajt se do ta favorizonte që të fitonte gradën nënkomisar, kundrejt 4000 eurove.

LEXO EDHE:  Ministri serb jep opinion për krerët e shtetit të Kosovës/ Ja cilin prej tyre preferon

LEXO EDHE:  Disa propozime për Opozitën, si Aleat i Lulzim Bashës!

Kujtojmë këtu se ata ranë në pranga, pas hetimeve disa mujore të kryera nga SHÇBA, ku rezultoi se Qetësor Gurra ka favorizuar policin e rrugores Dritan Lelaj që të merrte përmes falsifikimit të dokumenteve gradën nënkomisar gjatë procesit të konkurrimit në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021.

LEXO TE PLOTE