Connect with Us

Deputeti i video-skandalit erotik në panik/ Salianji i tmerruar nga komentet e demokratëve

Politikë

Deputeti i video-skandalit erotik në panik/ Salianji i tmerruar nga komentet e demokratëve

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Deputeti i video-skandalit erotik Ervin Salianji është i tmerruar dhe në panik nga reagimet e demokratëve.

Ai nuk i përballon reagimet e demokratëve, në rrjete sociale dhe drejtpërdrejt as që bëhet fjalë.

Salianji i cili është mësuar të shfaqet në takime më një grusht njerëzish edhe ata të fotografuar me kurriz, ikën dhe iu fshihet reagimeve dhe deklaratave të demokratëve, të cilët e shenjëstrojnë si të dështuar.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, teksa ka qenë i ftuar në një emision televiziv, Salianji shkruan: “Një përgjigje, demokratët betejën e kanë me qeverinë, interesat e demokratëve mbi gjithçka”.

Pas këtij postimi kanë vërshuar komentet e demokratëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë fshirë nga Salianji, në vend që të përballej me ta dhe t’u jepte përgjigje.

LEXO EDHE:  PD kthehet në “skenë krimi”/ Ish ministri: Basha i zënë në flagrancë, prokuroria të mbërthejë të pandehurin kronik

Demokratët i janë kundërpërgjigjur Salianjit, duke i thënë se ata e kanë betejën me atë dhe njerëzit si ai të lidhur me Qeverinë. Ata i bëjnë thirrje që të largohet nga PD se po e shkatërrojnë atë.

“Me qeveriun jeni mish e thua o çun i porsa ardhur në PD…  Demokratët e kanë “betejen”, me ju e ata si ju, shërbetorë të Qeverisë…
Mos na kallxo prralla, por largohuni nga PD, se ju po e shkatërroni PD. Ti nuk ke interesat e demokratëve, por interesin e xhepit tat. Të shohim kur të ikësh bashkë me Bashën, çfarë do bësh…
Po 8 vjet nuk e kishit me Qeverinë, kujtoheni për Qeverinë si kofini pas të vjelave. I lini mashtrimet..”

Këto janë disa nga komentet e demokratëve të cilat kanë shpëtuar pa u fshirë nga deputeti i video-skandalit erotik./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pamje të rënda/ Si tentoi policia të vriste demokratin me urdhër të Bashës dhe Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike aktualitet

Ish presidenti Bujar Nishani, ka nxjerrë foton e një demokrati, i cili është plagosur nga protesta e mbajtur ditën e djeshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nishani shkruan se demokrati u qëllua nga dora kriminale e një polici, që sipas tij qëllimi ishte për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por ish presidenti, fajëson si përgjegjës për tërheqjen e këmbzës Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Kjo është një goditje me predhën që shpërndante gazin mbi demokratët.



LEXO EDHE:  “PD-LSI parti të lodhura”/ Patozi tregon dy synimet e tij në zgjedhjet e 25 prillit

LEXO EDHE:  “Ik legen, mashtrues”/ Demokratët shpërthejnë ndaj Bashës

Një kriminel mes rradhëve të policisë e qëlloi drejt i mbi kokën e një njeriu.

Natyrisht për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por gishti që tërhoqi këmbëzën e armës së krimit në të vërtetë është i Lulzim Bashës dhe tutorit të tij, Edi Rama.

Drejtësia vonon, por nuk harron”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qenie amorfe, pa shtyllë kurrizore”/ Muçollari “shpërthen” ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

Sekretari i përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari ka “shpërthyer” keq ndaj Lulzim Bashës dhe veprimeve të këtij të fundit që i ka mohuar gjithmonë.

Teksa poston në rrjetin social Facebook, një video ku mercenarët e Bashës thyejnë xhamat e katit të parë të selisë, Muçollari thekson se nuk ka një fjalor për të gjetur fjalët për të përshkruar kryetarin e shkarkuar, duke e cilësuar atë si një qënie amorfe dhe pa shtyllë kurrizore.

LEXO EDHE:  Gjuha e Erion Veliajt ndaj gazetarëve/ PD rezolutë për të ndalur kërcënimet dhe fyerjet

LEXO EDHE:  “Bashën po e braktisin një e nga një”/ Fatos Tarifa: “Uragani” Berisha e ka izoluar

Shikohet qartë se me “punime” kuptonte instalimin e gazit për të helmuar këdo që hyn në seli pa lejen e tij. Mashtrues dhe burracak e ke pak.



Mohove dyert e hekurta, mohove gazin, mohove sakrificat e mijëra demokratëve.

Nuk ka fjalor që përmbledh fjalët për të të përshkruar ty. Një qënie amorfe, pa shtyllë kurrizore, me shumë xhepa, me një kokë dhe shumë fytyra”, shkruan Muçollari./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama komunikim live me demokratët/ Nano: Po i trajton si lecka

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Analisti Mustafa Nano ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit nëpërmjet një komunikimi “live” iu drejtua demokratëve në lidhje me situatën në të cilën ndodhet PD.

Sipas Nanos, kjo ishte një ndërhyrje burracake dhe provokative nga ana e Ramës, për të cilin thotë se iu duk si shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë.

Ai shton se Rama po i trajton demokratët si lecka, që mund të bien pa të keq në duart e kujtdo.

Edi Rama organizoi sot një komunikim live me demokratët, dhe u kërkoi atyre “të bëhen me të”!!! Unë fillimisht nuk u besova veshëve, dhe m’u desh një copë herë të bindesha se lajmi ishte i vërtetë. Sepse m’u duk një gjest krejt i pagjetur e i pavend.



Shoqëria shqiptare është duke vajtuar prag-vdekjen e opozitës, dhe po pret që demokratët, dikush a disa prej tyre, të bëhen të gjallë për t’i dalë zot asaj partie, dhe ja, na del kryeministri, na “i mbledh” demokratët, dhe u bën thirrje t’i bashkohen atij.

Çfarë ndërhyrje furacake, paternaliste, burracake e provokative! Kryeministri m’u duk si një shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë. Pastaj, është edhe diçka tjetër.

Rreshtimi politik është një gjë me vlerë në këtë botë, që ka të bëjë me emocionet, familjet, traditën, vizionin tonë mbi botën, interesin apo ku di unë çfarë tjetër. Identiteti politik është një element shumë i rëndësishëm i identitetit tonë në përgjithësi.

Si u konvertuaka robi, fap, si me magji? Si u shndërruaka njeriu kështu, sa hap e mbyll sytë, nga demokrat në socialist? Kësaj i thonë t’i trajtosh njerëzit si lecka, që munden me ra fare pa të keq në duart e kujtdo”, shkruan Nano./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE