Connect with Us

Çorba e thartuar që po zjen sërish në kazanin e politikës

Politikë

Çorba e thartuar që po zjen sërish në kazanin e politikës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Mentor Kikia ka bërë një koment në lidhje me situatën politike në vend, ndërsa thekson se tre aktorët kryesorë në shesh janë Rama, Basha, Berisha dhe Meta.

Kiki shkruan se në “lojë” është futur edhe ambasada e SHBA në Tiranë, e cila është investuar publikisht për të penguar Berishën në marrjen e drejtimit të opozitës.

Por, gjithashtu Kikia u jep një “shuplakë” të fortë aktorëve kryesorë të politikës shqiptare, ndërsa shkruan se politika shqiptare vijon të gatuajë të njëjtën gjellë të thartuar.

Politika në Shqipëri po zjen.

Në shesh janë tre aktorë; Rama, Basha dhe Berisha-Meta. Këta të fundit, janë bërë bashkë në një përpjekje, ndoshta të fundit në karrierën e tyre, për të larguar Bashën dhe për të marrë kontrollin e opozitës, në rrugën drejt rikthimit në pushtet.

Eshtë edhe një aktor i katërt, që nuk garon, por është shumë aktiv. Ndërkombëtarët, përfaqësuar nga Ambasada e SHBA. Ajo është investuar publikisht për të penguar Berishën në marrjen e drejtimit të opozitës, dhe ka demonstruar një kundërshti, po ashtu publike, ndaj Metës si president, për qëndrimet e tij para zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha ka varur shpresën pikërisht tek mbështetja e Ambasadës së SHBA, që të pengojë Berishën dhe ti japë atij shtysën drejt pushtetit. Ndërsa Rama, për momentin është në anije kozmike, po shijon fatin që i ka ardhur në derë. Të paktën deri sa në PD të mbarojë “lufta civile”.

Pyetja që bëhet sot në çdo tryeze ku pijnë kafe më shumë se 2 persona, është: Çfarë do të ndodhë?

Këtë nuk di ta them me saktësi. Por gjasat janë që dyshja Berisha-Meta ta spostojnë Bashën. Nese do të ndodhe kjo, atehere dilemë më të madhe nuk do të ketë për shqiptarët: Të mbajnë Ramën në qeveri për një mandat të katërt, apo të rikthejnë çiftin Berisha-Meta?

Ndërsa ajo që di të them me saktësi është se ajo që po zjen e do të zjejë në kazanin e politikës, është e njëjta gjellë që gatuhet e riciklohet prej 3 dekadash. E njëjta çorbë e thartuar, të cilës i hidhen erëza të ndryshme. Por që në shije është qelbur e gjitha.”-shkruan Mentor Kikia.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Përplasja Meta-Dvorani nuk ndalet në GJKKO/ Paralajmëron këshilltari i Presidentit

Publikuar

-

Nga

Ashtu siç pritej edhe GJKKO ka rrëzuar padinë e Presidenti Ilir Meta ndaj ish kreu të KED, Ardian Dvorani.

Dvorani pretendon se nuk ka përplasje me asnjë institucion dhe se ka respektuar vendimin e dalë nga gjykata.

“Nuk mendoj që më shkon mua të bëj interpretime të mia. Unë s’kam përplasje me asnjë institucion, thjesht ushtroj detyrën. Të jesh gjyqtar është përtej realitetit të kem përplasje me institucioneve. Unë zbatoj vetëm ligjin, nuk kam përplasje me askënd. Është e drejta e zotit Meta që të ketë interpretimin e tij, nuk jam askush ta paragjykoj. Janë institucionet ato që vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përket një epoke të kaluar”, ka thënë Dvorani për mediat pas daljes nga GJKKO.

Ndërkohë reagim ka pasur edhe nga përfaqësuesit e Presidentit Ilir Meta.



Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, e ka quajtur të padrejtë vendimin e GJKKO dhe ka paralajmëruar apelim.

Sipas tij, deri më tani Presidenti i Republikës ka respektuar sekretin e Prokurorisë, pasi për pushimin e kësaj çështje janë njoftuar në fillim të Nëntorit.

“GJKKO vendosi pushimin, por ne kërkuam mosakordim. Gjykata na njoftoi se vendimi i zbardhur do të bëhet me dije dhe tani presim çdo të ndodhë. Unë di ta ruaj sekretin. Janë parashtruar të gjitha argumentet. Cilat nga aktet që Presidenti ka dorëzuar në prokurori nuk është publike? Të gjitha janë transparente. Do e ankimojmë vendimin. Është pushuar vendimi për çështjen penale të vitit 2020, ku ishin shumë të pandehur. Presim të zbardhet vendimi i gjykatës, ne do të bëjmë atë që na lejon ligji”, tha Dervishaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Gjashtë gënjeshtrat e ‘fabrikës’ të majtë dhe ‘punishtes’ së vogël të PD-së, së Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Dr. Arian Starova, Ish- Ministër i Jashtëm 

Kryetar i Shoqatës Atlantike të Veriut-NATO

Në ditët e sotme, titulli i këtij shkrimi nënkupton debatin politik që ka në qendër të tij përplasjen politike Berisha-Basha. Kush i njeh dhe kupton mirë gjërat nuk do të kishte nevojë fare ta lexojë këtë shkrim, por unë do të përpiqem ta përmbledh sa më shkurt për pjesën tjetër të lexuesve të interesuar.

Prandaj, edhe shtysa ime e vetme e këtij shkrimi është fakti se përreth debatit politik Berisha-Basha është përfshirë si në një vorbull gjigande thuajse i gjithë opinioni publik shqiptar dhe brenda saj vijnë përreth edhe gjithfarë lloji të gënjeshtrave. Sigurisht, “fabrika e gënjeshtrave” ka qenë dhe mbetet të jetë si gjithnjë, e majta politike dhe media pranë saj.

Por fatkeqësisht, kësaj “fabrike” i është bashkangjitur edhe një “punishte e vogël dhe e paskrupullt e gënjeshtrave” brenda PD-së së Zotit Basha.

Po i marr me radhë disa prej tyre.

Gënjeshtra numër 1: “Hamendësimi i vendimit të Sekretarit të Shtetit Blinken mbi Berishën si gjoja ‘mbështetës i korrupsionit madhor, minues i demokracisë dhe i pazgjedhshëm për të marrë vizë hyrëse për në Sh.B.A. sikur të ishte një vendim gjykate, si një tabu e cila nuk duhej të vihej fare në diskutim dhe as të kritikohej, por vetëm të pranohej verbërisht për shkak të autoritetit të shtetit të fuqishëm siç është Sh.B.A.”

Si akuzat ligjore edhe vlerësimet moralë kanë nevojë për fakte që të jenë të besueshëm. A nuk është vetë demokracia e Sh.B.A.-së shteti që e ka vënë në piedestal fjalën e lirë bashkë me mendimin kritik që është përherë si vëllai i saj i pandashëm? Pikërisht kjo është edhe ajo çka ka bërë Zoti Berisha duke e dërguar çështjen në gjykatë, në Paris, për të kërkuar faktet përkatës të munguar, sado veprim befasues mund të jetë dukur ai për ndonjë nëpunës administrate ashtu edhe për ca “intelektualë” shqiptarë mendjembyllur dhe interesaxhinj të politikës.

Për një pjesë të madhe të shqiptarëve, mbetet diçka shumë habitëse sesi Sekretari Blinken merr vendim ekzekutiv për Berishën [8 vjet pas largimit si kryeministër] dhe le në heshtje qeverisjen e tanishme të cilësuar si tejet të korruptuar në shumë raporte ndërkombëtarë.

Gënjeshtra numër 2: “Basha ishte i detyruar të merrte vendim për ta përjashtuar Berishën prej grupit parlamentar të PD-së, sepse nuk mund të dilte kundër Sh.B.A.-së.”

Të jesh kundër një vendimi të Sh.B.A.-së pa dhënë fakte publikë mbështetës nuk do të thotë të jesh kundëramerikan. Për më shumë, në rastin e Berishës, duhej pritur përfundimi i procesit gjyqësor të gjykatës së Parisit, ose paraqitja e fakteve siç kishte kërkuar publikisht edhe vetë Basha. Po e nënkuptoj faktin tjetër, se asnjë vendim i tillë nuk mund të merrej pa u këshilluar me forumet e PD-së, sepse kjo parti nuk është “lulishtja” vetiake e shtëpisë së kryetarit. Pyetja pa përgjigje këtu mbetet se çfarë e detyroi Z. Basha të merrte atë vendim-blix dhe krejtësisht vehtiak, sepse ai doli edhe kundër asaj çka kishte thënë vetë publikisht?!

Gënjeshtra numër 3: “Berisha kundërveproi ndaj Bashës vetëm kur iu prek interesi vehtiak, ndërsa më përpara ai e kishte mbështetur atë.”

E vërteta është se Berisha është shprehur publikisht pas zgjedhjeve të vitit 2017 se kur humbën zgjedhjet jepet dorëheqje. Por meqenëse fjala e tij ka bartur gjithnjë shumë autoritet, ai është përmbajtur duke mos iu drejtuar vetë Bashës publikisht. Gjithsesi, Berisha këtë gjë ia njeh vehtes edhe si gabim për të cilin ka kërkuar ndjesë publike përgjatë procesit dy mujor të dialogut me anëtarësinë e PD-së.



Prej vendimit të Departamentit të Shtetit mbi Berishën të datës 19 maj deri në fillim të shtatorit kur Basha mori vendimin e përjashtimit të Berishës prej grupit parlamentar kishin kaluan thuajse katër muaj.

Kur Berisha mori vesh për vendimin amerikan të 19 majit, ai u shpreh publikisht se atë çështje do ta ndiqte në mënyrë vetiake nëpërmjet gjykatës duke mos e përzier fare PD-në. Edhe Basha u shpreh për Berishën si lider historik i PD-së dhe për nevojën që të jepeshin fakte në lidhje me vendimin amerikan.

Në 9 shtator, kur Basha vendosi që ta përjashtojë prej grupit parlamentar, Berisha vendosi të kundërveprojë, sepse tashmë Basha e kishte shndërruar në çështje partiake atë çka Berisha e kishte deklaruar si çështje vetiake duke e ndjekur nëpërmjet gjykatës franceze.

Berisha e kuptoi, ndonëse me vonesë, se Basha po e përdorte vendimin moral amerikan kundër Berishës për interesa të tij të dyshimta. Pas këtij veprimi të pabesë të Bashës, ai kuptoi se diçka më e madhe po gatuhej në dëm të demokracisë shqiptare. Pikërisht atëherë, nisi edhe ai “revolucion paqësor” i llojit të vet në Shqipëri nëpërmjet procesit të dialogimit me anëtarësinë e PD-së nëpërmjet organizimit të kuvendeve-foltore nëpër të gjithë Shqipërinë për të diskutuar me anëtarësinë e PD-së. Kundërveprimi i Berishës ka qenë i duhuri çka po e tregon më së miri, mbështetja e tij e jashtëzakonshme nga anëtarësia e PD-së, opozita në përgjithësi dhe shumë qytetarë të tjerë. Pas vendimit përjashtues të Bashës kundrejt Berishës, çështja e Berishës u kthye nga një çështje private në çështje të vlerave të demokracisë shqiptare.

Gënjeshtra numër 4: “Foltoret janë organizuar nga Berisha për të mbrojtur vehten dhe familjen e tij.”

Qindra mijë njerëzit që po ndjekin Foltoret drejtpërdrejt dhe nga ekranet televizivë nuk janë dudallenj siç i kujton Basha. Ata dinë të dallojnë mirë diçka që bëhet nga “halli” prej diçkaje që bëhet për vlera të larta të demokracisë dhe të kombit.

Berisha ka qenë nismëtar i heqjes së imunitetit parlamentar dhe të gjithë e besojnë se edhe sikur akuza më e vogël ligjore do ishte paraqitur ndaj tij, ai do të paraqitej vetë përpara drejtësisë. Pra, Foltoret nuk janë organizuar për të mbrojtur Berishën dhe familjen e tij nga drejtësia, por për të mbrojtur demokracinë pluraliste të Shqipërisë.

Gënjeshtra numër 5: “Kuvendi i PD-së i 11 dhjetorit është i paligjshëm, kurse ai i 18 dhjetorit është i ligjshëm. Çështja mbi ligjshmërinë e kuvendit do të shkojë në gjykatë.” Nuk ka nevojë të diskutohet ndoshta se Kuvendi i 11 dhjetorit i PD-së është i ligjshëm vetëm duke parë pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të anëtarësisë së PD-së në mbështetje të tij. Po ndodh për herë të parë dhe në përputhje me statutin e PD-së që mblidhet një kuvend i tillë, pra, po vepron Demokracia. Po vepron Liria. Fakti që po ndodh për herë të parë nuk mund ta bëjë atë kurrsesi të paligjshëm.

Çështja mund të paraqitet edhe në gjykatë nga “kryetari” Basha dhe pakica vulëmbajtëse përreth tij, por a ka gjykatë që të mund të hedhë poshtë statutin e partisë?! A ka gjykatë që mund të zhvlerësojë firmat e rreth 5 mijë anëtarëve mbështetës të kuvendit të 11 dhjetorit?! A ka gjykatë që mund të shpërfillë vullnetin dhe frymën e shumicës dërrmuese të anëtarësisë së PD-së?! Do të ishte njëlloj sikur gjykatat e kohës së Ramiz Alisë të shpallnin të paligjshme portestat popullore të fillim viteve 1990 kundër diktaturës komuniste.

Gënjeshtra numër 6: PD do të ndahet më dysh, sepse përplasja Berisha-Basha është lojë politike e të dyve.” Kjo është gënjeshtra më e pastër dhe vetëpërgënjeshtruese dhe nuk ia vlen të merremi me të, por po e përmendim meqenëse është shumë e përhapur në atë pjesë të opinionit public, e cila nuk është as e interesuar as e informuar mbi zhvillimet politike. Atyre që punojnë për ta përhapur këtë gënjeshtër u intereson që këtë pjesë të opinionit publik ta lenë të painteresuar mbi zhvillimet politike. Në kohë të zhvillimeve të mëdhenj politikë, është mirë që të mos ketë njerëz të painteresuar, sepse këta zhvillime janë edhe në dobi të tyre.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jep dorëheqjen sa të të marrin zvarrë nga zyra”/ Demokratët “zgjojnë”, gjumashin humbës

Publikuar

-

Nga

Kryetari në largim i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë së fundi një intervistë mediatike, ku vijon të përsërisë të njëjtat deklarata dhe akuza kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po ashtu Basha ka deklaruar sërish se Kuvendi i Partisë Demokratike do të mbahet në 18 dhjetor, dhe jo në 11 dhjetor.

Intervista e Bashës është publikuar edhe në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, ku ajo që vihet re janë komentet e ndjekësve të tij.

Pas kësaj interviste demokratët kanë shpërthyer në komente kundër Bashës, të cilin e akuzojnë si tradhëtar dhe dështak.

“Je humbës i madh, mosmirnjohës. Berishes nuk i afrohesh ti o mashtrues”-shkruan një qytetar.



Më tej një tjetër shkruan “Jep dorëheqjen me nder se sa të të marrin zvarr nga zyra. Ti kishe qene armiku më i madh i demokratëve”.

Po ashtu një tjetër shkruan “Të skadoj mandati me 11 o Lul. Ti vazhdo me 18 dhe me 36 i pa shpresë. Kot e ke se ti partinë e ke dhuro nga Berisha se ti nuk fiton kurrë se te kemi bërë provë kaq vite”.

Gjithashtu një qytetar shkruan “Boll luajte teatro me demokratët, tani më në fund po bën një punë të vogël me të vërtet që po ndanë servilat nga demokratët e vërtetë”.

Më poshtë disa nga komentet:

LEXO TE PLOTE