LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut humbin jetën në aksident tragjik/ Xhaçka: Dhimbje e madhe

23 Nëntor 2021, 07:14, Aktualitet CNA
45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut humbin jetën

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Autobusi me të cilin po udhëtonin është përplasur dhe më pas ka marrë flakë.

Pas ngjarjes tragjike, Xhaçka ka reaguar duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Dhimbje e madh për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!“, shkruan Xhaçka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga