Connect with Us

ZYRTARE/ Mario Mandzukic i surprizon të gjithë, nis karrierën si trajner

Seria A

ZYRTARE/ Mario Mandzukic i surprizon të gjithë, nis karrierën si trajner

Publikuar

-

/

Mario Mandzukic nis një karrierë të re si trajner. Federata kroate ka bërë të ditur me një deklaratë zyrtare se ish-qendërsulmuesi është emëruar si bashkëpunëtor i ri i trajnerit Zlatko Dalic dhe tashmë do të punojë në kuadër të Botërorit të ardhshëm në Katar.

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Milanit luajti 89 ndeshje me Kombëtaren e Kroacisë dhe shënoi 33 gola.

Mandzukic është nënkampione bote me Kroacinë, ndërsa shënoi edhe gol në finalen e humbur ndaj Francës në Botërorin e Rusisë 2018. Disa muaj më parë, 35-vjeçari bëri me dije largimin nga futbolli i luajtur dhe tani do të nisë një aventurë të re me Kroacinë në stafin e Dalic.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Nuk ndodhte prej 70 vitesh, Interi arrin rekord në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Interi pasditen e djeshme ka arritur të triumfojë me rezultatin 0-3 ndaj Romës në stadiumin “Olimpico”, falë golave të Hakan Çalhanoglusë, ish-it Edin Xhekos dhe Denzel Dumfrisit.

Pas këtij suksesi skuadra e Simone Inzagit ka arritur të barazojë një rekord të veçantë në Serinë A italiane.

Sipas faqes së statistikave, “OPTA Paolo”, Interi ka arritur të shënojë në 18 ndeshje radhazi të luajtura në transfertë të Serisë A, duke barazuar rekordin e fiksuar midis tetorit të vitit 1950 dhe shtatorit të vitit 1951.



Skuadra zikaltër aktualisht klasifikohet e dyta në tabelën e renditjes në kuotën e 37 pikëve, -1 nga Milani kryesues.

Gjithashtu Interi nuk ka humbur asnjë sfidë prej 8 ndeshjesh, disfata e fundit e pësuar ishte ndaj Lacios në stadiumin “Olimpico”, më 16 tetor.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Kumbulla nuk garanton siguri”, zbulohet nota e mbrojtësit kuqezi në disfatën e Romës

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ishte titular në ditën e djeshme me skuadrën e Romës, teksa verdhekuqtë kishin përballë Inter. Ndeshja për kryeqytetasit nuk rezultoi me një fund të lumtur, duke qenë se u mposhtën me rezultatin 0-3.

Sa i takon mbrojtësit të kombëtares, ai u aktivizua për 61 minuta, ndërsa në notat e vendosura nga ana e Eurosport, 21-vjeçari u vlerësua me 5.5, teksa theksohej se nuk ia doli të përcillte siguri në repartin difensiv.



Kumbulla, 5.5- “Vuan më pak kur Inter sulmon në krahun e majtë se sa në atë të djathtë, por gjithsesi jep ndjesinë se nuk përçon shumë siguri në prapavijë”, theksohej nga Eurosport mbi paraqitjen e mbrojtësit shqiptar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kielini komenton nisjen e hetimeve: Gjërat zmadhohen sa herë flitet për Juventusin

Publikuar

-

Nga

Hetimet më të fundit në shtëpinë e Juventusit kanë turbulluar jo pak ambientin bardhezi. Si të mos mjaftonin problemet në fushë, të tjera janë hapur edhe nëpër zyra.

Megjithatë, lojtarët mundohen ta kalojnë në qetësi edhe këtë çështje të re. Madje, “peshat e rënda” të Juventusit e kanë shtensionuar situatën.



Ka qenë Kielini, i cili duke folur për “Sky Sport”, ka theksuar se edhe në këtë rast gjërat po hiperbolizohen, diçka e zakontë, sipas tij, kur flitet për bardhezinjtë.

“Nuk duhet të humbasim shumë kohë me hetimet. Le t’ia lëmë kohës për të parë se çfarë do të dalë. Nuk është më diçka e re për ne, jemi mësuar. Sikurse jemi mësuar nga ana tjetër me faktin se sa herë që flitet për Juventusin, gjërat zmadhohen”, ka thënë Kielini.

LEXO TE PLOTE