LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ 3 penallti dhe 1 gol i anuluar me VAR, Dinamo dhe Egnatia dhurojnë spektakël në "Elbasan Arena"

22 Nëntor 2021, 17:45, Sport CNA
VIDEO/ 3 penallti dhe 1 gol i anuluar me VAR, Dinamo dhe Egnatia dhurojnë

Dinamo dhe Egantia nuk arritën të riktheheshin te fitorja në kampionat duke barazuar 1-1 mes tyre në Elbasan Arena në një sfidë shumë të luftuar në të cilën u akorduan 3 penallti, ndërkohë që edhe sistemi VAR u bë protagonist.

Egantia që vinte në këtë sfidë pas dy barazimesh radhazi gjeti epërsinë me Bruno Telushin me penallti pas 8 minutash lojë, por po me penallti u kundërpërgjigj Dinamo me Agim Ibraimin në minutën e 32-të.

Në pjesën Edvan Bakaj tregoi dhe njëherë që është një specialist në pritjen e 11-metërshave duke ndalur Pedro Auguston me një superpritje, ndërkohë që sistemi VAR i anuloi një gol Allmuçës së miqëve për një pozicion milimetrik jashtë loje. Në fund 1-1 me dy skuadrat që morën nga një pikë dhe mbetën në vendnumëro në renditje.

FT: Dinamo-Egnatia 1-1

Ibraimi 34′ (p) / Telushi 8′ (p)

Mbyllet sfida!

82?Shënon Egnatia pas një aksioni model me Allmuçën, por ndërhyn dhe pas disa minutash anullon golin për pozicion jashtë loje

50?- Penalltinë e merr përsipër shënuesi më i mirë i Egnatias, Pedro Augusto, por Edvan Bakaj pas tre 11-metërshave të pritur ndaj Tiranës në Kupë, bën një tjetër pritje spektakolare

49? Gabon Isaevski ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Çyrbjas dhe shkakton një tjetër 11-metërsh

Mbyllet pjesa e parë në Elbasan Arena mes Dinamos dhe Egnatias në barazim 1-1

34′ Agim Ibraimi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe barazon rezultatin

32? Chinedu frenohet nga dy mbrojtës të Egnatias në zonë, penallti për Dinamon.

8′ Telushi nuk gabon nga pika e bardhë, Bakaj i mposhtur. Egnatia kalon në avantazh.

6? Penallti për Egnatian, Jackson harkon në zonë por topi ndalet në dorën e Maliqit. Klodian Shahini akordon 11-metërsh.

Dinamo (4-2-3-1): Bakaj, Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Gavazaj, Ibraimi, Mihana, Chinedu Trajner: Bledi Shkëmbi

Egnatia (4-2-3-1): Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Telushi, Iseni, Çyrbja, Jackson, Imeri, Pedro Trajner: Gugash Magani

 

 

Lajmet e fundit nga