Connect with Us

Tronditëse/ Vritet modelja e njohur, shoqja e saj në gjendje koma

Showbizz

Tronditëse/ Vritet modelja e njohur, shoqja e saj në gjendje koma

Publikuar

-

/
cna lajm show

Një modele e njohur ne Los Angeles është gjetur e vrarë.

Trupi i pajetë i modeles së njohur Christy Giles u gjet përpara një spitali të Los Angeles dhe policia është vënë në lëvizje për të zbuluar autorët e krimit të rëndë.

Familja e modeles së njohur i ka drejtuar një lutje të gjithë atrye që mund të kenë informacione mbi orët e fundit të saj të jetës, që të bashkëpunojnë me forcat e rendit e t`i tregojnë cfarë dinë.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon detaje të frikshme/ Tregon me kë kishte ngjashmëri të madhe Arjan Ferracaku

Giles, 24 vjece, u pa për herë të fundit në një festë. Më vonë, ajo dhe dizajnerja Hilda Marcela Cabrales-Arzola, 26 vjecare, u gjetën në rrugë disa orë pas njëra-tjetrës. Giles kishte ndërruar jetë, ndërsa Cabrales-Arzola është në koma.

Medohet se Giles është droguar përpara se të vritej, partneri i saj tha se ajo kurrë nuk do të merrte vetë lëndë narkotike, por thotë se dikush ia ka administruar me forcë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

“Publiku është në kufijtë e toksikes”/ Sonila Meço: Jeta vijon jashtë Big Brother…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sonila Meço për dy spektakle rradhazi  ishte e ftuar si opinioniste në ‘Big Brother VIP’, për shkak të mungesës së Balinës.

Duke parë të gjithë ‘rrjedhën’ e komenteve Sonila ka vendosur të bëjë një reagim publik duke theksuar faktin se kjo eksperiencë e shkurtër nuk ishte aspak një zgjedhje e lehtë.

Postimi i plotë:

“Dy netët si e ftuar në Big Brother Vip nuk qenë zgjedhje e lehtë. Sepse, së pari profili im si gazetare aktualiteti dhe më rrallë si drejtuese programesh shoë nuk ish familjar për publikun në një format të tillë.

Së dyti, sepse angazhimi im me Task Force më ka vënë në timonin e një makine të shpejtë, aerodinamike, në kthesa të forta dhe pak shpërqendrim krijon problem me udhëtimin.

Së treti, sepse të hysh në mes të programit, kur ka fituar ritmin dhe frymën e vet duhet shumë kujdes e takt për të mos ndikuar thelbin tashmë të konsoliduar.



Dhe së fundi, sepse përfshirja emotive e publikut në këtë shoë është në kufijtë e toksikes duke rrezikuar sinorë të rëndësishëm të etikës dhe përftimit të realitetit.

Por pranova për tre arsye:

  1. Sot më shumë se kurrë media ndikon koshiencën kolektive dhe rreziku prej papërgjegjshmërisë së ne njerëzve që bëjmë media dhe motiveve etike të publikut është i madh. Një shtrembërim hierarkie vlerash sot e këput shtyllën kurrizore të një kombi nesër.
  2. Unë kam nevojë si njeri publik të përftohem edhe përtej “xhaketës” politike, debatit të rëndë të aktualitetit. Publiku e do njerëzor sot personazhin televiziv, sepse rrjetet sociale e kanë holluar shumë paretin ndarës mes teleshikuesve dhe njerëzve publikë e mediatikë.
  3. Sepse e keqja dhe e padenja janë kaq “të nevojshme” për të ushqyer debatet ditore dhe i japin limfë salloneve televizive që mbajnë gjallë edhe personazhe sa politike, të aktualitetit, të artit e shoëbizit që me thashethemnajën kanë krijuar pasurinë e tyre.

Dhe patjetër një kortezi për disa miq të vjetër e më rishtarë në televizionin ku përjetova sukseset e para profesionale.

Por vetëm këto dy dalje qenë edhe pakti, sepse unë vijoj angazhimin ditor me punën time, që e dua fort.

Për të apasionuarit pas banorëve e programit u them se ka shumë rëndësi të kuptohet se pavarësisht se BB është një dalje në vitrinë e disa personazheve të njohur, sërish janë njerëz në një lojë. Të privuar fort nga privacia, nga informacioni dhe realja nuk mund të jetë kjo assesi jeta normale. Ndaj çdo ditë kanë betejë me instiktet që shtohen prej privimit. Por kanë edhe përgjegjësi, për të mirën e tyre ërndryshe perceptohen si kavie, si banorët e një kopshti zoologjik duke argëtuar ata jashtë, por duke shkatërruar veten. Kjo ka shumë më rëndësi se një lojë, sepse jeta vijon jashtë BB”, shkruan Sonila në postimin e saj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTO- Bora Zemani kapet “mat” me Atdheun/ A po hakmerret kundër Donaldit?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Prej kohësh në media është aluduar për një lidhje të mundshme mes Borës dhe ish-konkurentit të “Përputhen” Atdheut.

Ka qenë ky i fundit, i cili  në disa dalje televizike është shprehur se ka pëlqim për Borën dhe kjo ndezi dyshimet se mes tyre ka diçka, madje ka pasur thashetheme se ky fakt ka qenë edhe shkaku i ndarjes së Borës me aktorin e humorit.

Gjithsesi Bora së fundi ka qenë emri më i komentuar edhe për shkak të “tradhëtisë” nga ana e Donaldit.

Afrimiteti, deklaratat dhe puthjet e shkëmbyera me njëri-tjerit kanë bërë që trekëndëshi Bora-Donaldi dhe Beatrix të jetë tema më e diskutuar e momentit.

LEXO EDHE:  Vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolajn/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin

LEXO EDHE:  Tragjedi në dasëm/ Dhëndri vritet me dy plumba



Një foto e postuar nga Kryefjala.com, ka bërë xhiron e rrjetit sepse duket Atdheu jashtë makinës pasi është ndaluar nga policia dhe po përflitet se brenda makinës ka qenë pikërisht Bora.

Kujtojmë se edhe gjatë spektaklit të djeshëm Donaldi ka thënë se mes tij dhe Borës kanë ndodhur shumë gjëra dhe në këtë mënyrë ka lënë të nëkuptuar se është lënduar nga diçka.

Gjithsesi, pas gjithë kësaj zhurme të madhe në rrjet Bora ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur, pa dhënë asnjë deklaratë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Xhemi Shehu i rikthehet ekranit/ Ja ku do e shohim moderatoren së shpejti

Publikuar

-

Nga

Pas largimit nga Portokalli, Xhemi Shehu zbulon se kush do t'i mungojë më shumë

Xhemi Shehu prej kohësh ka qenë e distancuar nga ekrani, konkretisht që kur ajo hoqi dorë nga drejtimi i programit humoristik “Portokalli”.

Por ka një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit e Xhemit.

Së shpejti moderatorja do të rikthehet në ekran në rolin e prezantueses.



Mësohet se ajo do të jetë pjesë e edicionit të “Festivalit të Këngës” krahas emrave të tjerë të njohur si Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

LEXO EDHE:  Vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolajn/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin

LEXO EDHE:  Tragjedi në dasëm/ Dhëndri vritet me dy plumba

Të gjithë do të jënë në prezantimin e netëve live të Festivalit.

Një emër tjetër që aludohet se do të jetë pjesë e prezantimit, është edhe kantautori Ardit Gjebrea, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për të./CNA.al

LEXO TE PLOTE