Connect with Us

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Klodiana Lala zbulon emrat që do të dalin përballë drejtësisë

Aktualitet

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Klodiana Lala zbulon emrat që do të dalin përballë drejtësisë

Publikuar

-

/

Pas dy vitesh hetime që nga tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës më në fund ka mbyllur hetimet dhe ka marrë 7 persona si të pandehur lidhur me dëmet e shkaktuara.

Gazetarja Klodiana Lala për ‘News24’ raportoi se organi i akuzës ka dorëzuar dosjen penale ndaj këtyre personave, të cilët akuzohen si përgjegjës.

Si i pandehur për shpërdorim detyre është marrë ish drejtuesi i zyrës së urbanistikës pranë njësisë administrative Farkë, Viron Çipi dhe dy ish vartës të tij, pasi Prokuroria shprehet se janë miratuar leje ndërtimi në mungesë dokumentacioni.

LEXO EDHE:  Lëkundje të lehta tërmeti/ Ja ku ishte epiqendra

Të pandehur janë marrë edhe dy ish kryeinspektorët e Inspektoriatit ndërtimor në Farkë, pasi nuk kanë kontrolluar si duhet dokumentacionin e ndërtimeve dhe për këtë arsye nuk kanë konstatuar mangësi.

“Prokuroria bën me dije se është marrë i pandehur edhe subjekti juridik, ‘Agi Beshalili’, pasi ka ndërtuar një pallat të dëmtuara nga lëkundjes e 26 nëntorit 2019”, deklaron gazetarja Klodiana Lala.

Më herët është dërguar për gjykim një subjekt dhe një person i pandehur,  të cilit pritet t’i jepet verdikti në Gjykatën e Apelit, ndërkohë hetimet për të dyshuarit e tjerë vijojnë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video- Pas lëkundjeve të tërmetit/ Qytetarët në Follorinë dalin jashtë

Publikuar

-

Nga

Qytetarët në Follorinë, aty ku ishte edhe epiqendra e tërmetit kanë dalë në rrugë.

Të frikësuar dhe në panik, ata shihen duke qëndruar në abient të hapur dhe larg ndërtesave.



Tërmeti me magnitudën 5.8 ballë e shkallës rihter u ndje edhe në disa qytete të Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në Greqi

Publikuar

-

Nga

 Tërmet në kufitin Shqipëri-Greqi/ Ja sa ishte magnitua dhe ku u ndje më shumë

Lëkundjet e tërmetit në Greqi vazhdojnë akoma. Sipas EMSC, në shtetin fqinj janë regjistrua edhe 8 lëkundje të tjera, pas asaj me magnitudën 5.8 ballë.

Lëkundjet e tjera kanë qenë nga 2.9 ballë deri në 4.2 ballë të shkallës rihter.



Nga raportimet e deritanishme, nuk ka dëme material apo në njerëz./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmeti “shkundi” Shqipërinë/ IGJEUM del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

IGJEUM ka njoftua lidhur me lekundjet e tërmetit që u ndjenë mbrëmjen e kësaj të diele thuajse me të gjithë vendin. Tërmeti me magnitudën 5.8 ballë ka qenë në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.



“Per momentin kemi termet me M-5.8 Richter. Ndodhet ne kufi midis Maqedonise dhe Greqise dhe rreth 5 km ne lindje te Pogradecit,”- thuhet nje njoftimin e IGJEUM./CNA.al

LEXO TE PLOTE