LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tension në Komisionin e Sigurisë/ Mahila: Nuk ka marrëveshje për kampe emigrantësh

22 Nëntor 2021, 12:11, Politikë CNA
Tension në Komisionin e Sigurisë/ Mahila: Nuk ka marrëveshje

Gjatë zhvillimit të seancës në Komisionin e Sigurisë ka patur përplasje mes opozitës e mazhorancës, sa i takon projektligjit ?Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave?.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Shqipëria është gjetur si vend ?depozitë? për emigrantët, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila, i cili tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe për instalimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

 ?Nëse aludohet fjala depozitim, përgjigja është ?Jo?. Në asnjë gërmë nuk përmendet fjala depozitim. Marrëveshja ka në bazë reciprocitetin dhe në asnjë vend nuk mund të lërë mundësi për nënkuptime apo aludime. 

Marrëveshja nuk nënkupton pranimin e emigrantëve. Parashikon që shtetet palë të marrëveshjes mund të lidhin protokolle bashkëpunimi. Marrëveshja kuadër e BE  e ka lënë si mundësi. 

Marrëveshja përcakton se çfarë bëhet, ku arrihet e çfarë synon. Ne po diskutojmë protokollet e zbatimit që nuk dalin jashtë atyre që përcakton marrëveshja, vetëm detajojnë.  Me BE-në janë nënshkruar 27 protokolle?, theksoi Mahila./CNA.al

Lajmet e fundit nga