LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot “Dita e Alfabetit”/ Publikohet dokumenti i hershëm i vendimit mbi çështjen e ABC-së

22 Nëntor 2021, 08:33, Aktualitet CNA
Sot “Dita e Alfabetit”/ Publikohet dokumenti i hershëm i

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me rastin e ditës së Alfabetit,  ka publikuar një dokument të hershëm që daton prej vitit 1908, ku tregohet vendimi i Komisionit mbi çështjen e ABC-së.

?Monastir, 7-20 vjeshtë e tretë, 1908.

Vendimi i Komisionit mbi çështjen e Abecesë.

Pas që u-kënduan verbalet e ditëve t?jera e pas që e pamë se puna që kishim bërë ishte mjaft e madhe, po jo aqë sa të na kënaqte të gjithëve e t?i shërbente si përparimit të gjuhës, si të përhapurit të diturisë ndër ne, të shtyrë edhe nga disa shkaqe të përjashtme, u-këthyem prapa e me pëlqim të të gjithëve u-vendos që të mirret Abeja e Stambollit e me të bashkë edhe Abece fjesht latine, që të mësohen e të përdoren bashkarisht në mest të Shqypëtarëvet. Mësimi ndë shkollë do të jetë i shtrënguar e i detyrueshëm për të dyja.?

Kongresi i Alfabetit, ose Kongresi i Manastirit mbajti punimet më 14-22 nëntor 1908, me qëllim unifikimin e alfabetit për shkrimin e gjuhës shqipe. Më 22 nëntor, ditën e përfundimit të Kongresit, shqiptarët e shqipfolësit kujtojnë ?Ditën e Alfabetit?, shkruan drejtoria e Përgjithshme e Arkivave./ CNA.al

Lajmet e fundit nga