LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si Rama po mbështet Lulzim Bashën?

22 Nëntor 2021, 10:37, Aktualitet CNA
Si Rama po mbështet Lulzim Bashën?

Dikush thotë se janë teori konspirative, të tjerë thonë se po e bën nga inati, por nuk qëndron as njëra as tjetra.

E gjithë armata e mediave dhe ushtrisë së Ramës është vënë në shërbim të Lulzim Bashës.

Pra qartazi, duket se kryeministri po mbështet Lulzim Bashën në të gjitha mediat e kontrolluara prej tij, që nga Top Channel i Ben Blushit, që financohet nga inceneratorët dhe afera korruptive, tek televizioni i Carlo Bolinos, tek mediat e Irfan Hysenbelliut, tek çdo televizion ku dalin analistët e Edi Ramës nga i pari tek i fundit, ata që kanë portale ose jo, ata që kanë gazeta ose jo, 24 orë në 24 janë në shërbim të Lulzim Bashës dhe këto janë të provuar.

Shkojmë më tej në një fakt tjetër, se si Edi Rama po mbështet Lulzim Bashën.

Është biznesi, pikërisht fondet që prej vitesh sistematikisht merr kunati i tij, bizneset e tij nga kompanitë e të ashtuquajturve oligarkë, që i akuzon Lulzim Basha.

Pa folur më tej, për akuzat e bëra nga Luli, se biznesit ndaj Lulit, se biznesit i ka vënë gjoba duke përdorur Foltoren e PD-së, këto të thëna shpesh e më shpesh.

Edi Rama e ndihmoi së fundmi duke zgjatur një seancë parlamentare 48 orë, thjesht dhe vetëm që të fliste sa më shumë Luli për t?i bërë karshillëk Foltores, një shërbim tjetër ky që Rama ia bëri live njeriut që kërkon ta mbajë në krye të PD-së.

Së fundmi, mësohet se PD-ja me orientim të Lulzim Bashës po merr disa poste në institucionet që i takojnë opozitës, siç është AMA, televizioni publik, AMF-ja etj, institucione të cilat janë mbipartizane.

Në fakt, çuditërisht, Lulzim Basha këto vende po i shpërndan tani bashkë me Ramën në mënyrë të shpejtë.

Po i përdor qartazi për pazare, duke iu premtuar njerëzve se do të jenë drejtues institucionesh, do të përfaqësojnë PD-në thjesht dhe vetëm ta mbështesin atë dhe të jenë zëri i tij.

Këto janë disa nga çështjet e fundit, pra media, financimet e biznesit, por edhe postet që merr PD-ja, të cilat tregojnë qartazi se Edi Rama po i jep një dorë të mirë Lulzim Bashës, për ta mbështetur këtë të fundit që të qëndrojë në karrigen e kryetarit të PD-së.

Sa më gjatë të qëndrojë Luli, Rama e di shumë mirë që aq më gjatë do të jetë ai kryeministër.

Basha mesa duket është oksigjeni i vërtetë i pushtetit të Edi Ramës./CNA.al

PAZARI-Basha çon tek Rama emrat për drejtor të RTSH/ Ja 4 garuesit

Mediat e Ramës në mbrojtje të Bashës

Pse disa analistë dhe media kanë hallin e Lulzim Bashës?!

Mediat e Ramës janë vënë në shërbim të Bashës/ Firmat u dorëzuan para Foltores së Sarandës

Faktet-Pse marrëveshja Rama-Basha funksionon/ Si e ?vrau? Sali Berishën, dhe shiti Ilir Metën tek Rilindja

Të gjitha “fitoret” e Lulzim Bashës me Edi Ramën

Shifra dhe fakte/ Pesë fitoret e Lulzim Bashës që të lenë pa fjalë

11 analistët e Ramës dhe Bashës, kundër Berishës

?Qentë? e Lulzim Bashës në aksion/ “Vërsulen për kafshime”

Lajmet e fundit nga