Connect with Us

Si i bleu SOROS, aksionet e Pfizer në vitin 2016

Bota

Si i bleu SOROS, aksionet e Pfizer në vitin 2016

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kompania e George Soros, është pjesë edhe në aksionet e Pfizer, kompanisë e cila ka prodhuar vaksinën e anti-Covid.

Soros i ka shtrirë duart drejt Pfizer që në vitin 2016. Të paktën kështu thuhet në raportimin e asaj kohe të gazetës The Wall Street.

Sipas së njëjtës media, në tremujorin e fundit të vitit 2016, fondi Soros bleu 1.29 milionë opsione thirrjesh në Pfizer Inc.

Kujtojmë se Soros, i cili kishte paralajmëruar për një përsëritje të krizës së 2008, këtë herë me Kinën në qendër, rekomandoi në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, që investitorët të shkurtojnë S&P 500 dhe monedhave të tjera kundrejt dollarit.

LEXO EDHE:  COVID-19/ Zbulohet dokumenti konfidencial, kompania ndërkombëtare 6 propozime Shqipërisë

Fondi Soros gjithashtu mori aksione me vlerë 216.8 milionë dollarë në kompaninë e financave të konsumatorit Synchrony Financial, e cila u shkëput nga General Electric Co. Pozicioni i Synchrony ishte i treti më i lartë në tremujorin e dhjetorit të vitit 2016.

Raporti tregon numrin e aksioneve të mbajtura dhe vlerën e secilit aksion në fund të tremujorit të vitit 2016.

Fondi SOROS, gjithashtu mori një pozicion me vlerë 216.8 milionë dollarë në kompaninë e financave të konsumatorit Synchrony Financial, e cila u shkëput nga General Electric Co. Pozicioni i Synchrony ishte i treti më i lartë në tremujorin e dhjetorit 2016./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Gjermani/ Vaksinimi me detyrim, rrezik radikalizimi?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për një kohë të gjatë thuhej, se nuk do të kishte vaksinim me detyrim, po kjo nuk është më tabu me zhvillimin aktual të pandemisë. Ka shumë shqetësim për pasojat sociale të një vendimi të tillë. Protesta në fundjavë.

Të shtunën pati protesta në disa qytete gjermane kundër masave të kufizimit për shkak të Coronës e vaksinimit me detyrim. Shumë demonstrues nuk mbanin maska dhe distancën e duhur. Në Berlin u sulmua një gazetar, Pjesërisht protestat ishin pa leje duke vështirësuar punën e policisë. Një pjesë e protestave drejtoheshin nga partia populiste e djathtë, AfD. Tino Chrupalla, zëdhënësi i AfD u shpreh kundër “detyrimit për vaksinim dhe marrëzisë së Coronës.” Në Hamburg demonstruan rreth 5000 vetë.

Të shtunën kreu i konferencës së ministrave të Brendshëm të landeve të Gjermanisë, Thomas Strobl (CDU), ka paralajmëruar nga radikalizimi i protestave të Coronës në rast se hyn në fuqi vaksinimi me detyrim. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Kushtetuese mund të presim që “futja e vaksinimit me detyrim do e përforcojë qëndrimin agresiv të lëvizjes laterale”, tha ministri i Brendshëm për gazetat e grupit mediatike, Funkmediengruppe.

LEXO EDHE:  Bushati “rebelohet” për riatdhesimin me Air Albania/ “Duhet të rezaurohen edhe kompani të tjera”

LEXO EDHE:  Portali nxjer zbuluar deputetin e Bashës



Rrezik për demokracinë liberale

“Lëvizja laterale është e rrezikshme për demokracinë tonë liberale dhe ajo do të bëhet edhe më e rrezikshme”, tha Strobl.

“Ajo mendon, se po dallon shenjat e kalimit në diktaturë, dhe mendon se po identifikon gjithnjë e më shumë një shtet jolegjitim”, kundër të cilit është e justifikuar rezistenca.” Por në luftë kundër Coronës është e drejtë të futësh një vaksinim me detyrim. “Edhe nëse ndodh radikalizimi në rritje: Ne nuk duhet të ndalemi nga ekstremistët, ideologët konspirativë dhe antisemitistët të bëjnë gjënë e duhur”, ka thënë Strobl.

Së fundmi një numër i madh politikanësh gjermanë janë shprehur për futjen e vaksinimit me detyrim. Me shumë gjasë kancelari i ardhshëm i gjerman, Olaf Scholz është shprehur, se për këtë duhet të votohet në Bundestag pa nevojën e respektimit të disiplinës së grupit parlamentar. Sipas të dhënave të zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert një votim i tillë mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Mesazhi i fundit i Merkel, thirrje gjermanëve që të vaksinohen

Publikuar

-

Nga

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel më 4 dhjetor u bëri thirrje gjermanëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Këto komente Merkel i bëri përmes një video-mesazhi, që pritet të jetë i fundit që ajo e lëshon si kancelare e Gjermanisë. Kjo thirrje erdhi dy ditë pasi liderët federalë dhe shtetërorë vendosën mbi masat e reja, që kanë për qëllim të frenojnë një valë të re infektimesh me coronavirus.

Masat e reja përfshijnë përjashtimin e të pa vaksinuarve që të vizitojnë dyqanet jothelbësore, restorantet dhe objektet sportive dhe kulturore. Ndërkaq, Parlamenti do të shqyrtojë mundësinë që ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin.

Të paktën 68.9 për qind të gjermanëve janë të vaksinuar plotësisht, që është shifër më e ulët sesa synimi i Qeverisë që të vaksinojë të paktën 75 për qind të popullsisë. Personat e pa vaksinuar shihen si fajtorët kyçë në rritjen e rasteve të reja me COVID-19 gjatë javëve të fundit.

Shifrat zyrtare sugjerojnë se niveli i infektimeve është duke u stabilizuar, por ende është i lartë.

LEXO EDHE:  “Pakti për Universitetin”/ LSI zbulon prapaskenat

LEXO EDHE:  Rama flet me shifra/ Tregon sa vaksina pritet të vijnë në Shqipëri



Të shtunën, Qendra kombëtare gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve raportoi për 64,510 raste të reja. Sipas këtij institucioni, në shtatë ditët e fundit, niveli i infektimeve në 100,000 banorë ishte 442.7 raste. Ndërkaq, në 24 orët paraprake janë regjistruar edhe 378 vdekje të reja, duke e çuar në 102,946 numrin e përgjithshëm të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

“Secili prej tyre lë pas familjet apo miqtë, të shtangur, pa fjalë dhe të pafuqishëm”, tha Merkel.

“Kjo është situatë e hidhur sepse është e shmangshme. Me vaksina efektive dhe të sigurta, ne kemi çelësin në duart tona”, shtoi ajo.

Merkel ripërsëriti thirrjen e saj që gjermanët ta marrin seriozisht virusin, duke shtuar se varianti i ri, Omicron “duket se është më ngjitës sesa variantet paraprake”.

“Vaksinohuni. S’ka rëndësi nëse e merrni dozën e parë apo dozën përforcuese. Çdo vaksinim ndihmon”, tha Merkel./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Tronditet Berlini/ Gjenden të masakruar 5 persona brenda banesës, mes tyre 3 fëmijë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku 5 persona përfshirë tre fëmijë u gjetën të pajetë në një shtëpi në jug të Berlinit.

Ishte policia gjermane që gjeti pesë të viktimat në një ndërtesë banimi në Königs Ëusterhausen në Brandenburg.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Cottbus, trupat kanë plagë me armë zjarri dhe me thikë.



Kanë qenë fqinjët ata që kanë sinjalizuar policinë, pasi kanë raportuar se asnjë prej anëtarëve që dyshohen të jenë një familje, nuk janë parë të dalin jashtë banesës.

LEXO EDHE:  Kompania gjermane refuzon t’i shese tel me gjemba Hungarisë

LEXO EDHE:  Manastirliu flet me shifra/ Tregon sa mjekë dhe infermierë janë vaksniuar deri tani

Ne supozojmë se bëhet fjalë për një krim vrasjeje”, tha zëdhënësi i policisë.

Policia është ende duke punuar në lidhje me shkaqet e këtij krimi të rëndë dhe indentifikimin e autorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE