Connect with Us

Ribashkohet me nënën në SHBA fëmija që humbi gjatë evakuimit nga Afganistani

Bota

Ribashkohet me nënën në SHBA fëmija që humbi gjatë evakuimit nga Afganistani

Publikuar

-

cna lajm show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Vala e katërt e Covid/ Gjermani: vaksinimi me detyrim – papritur i përfytyrueshëm?

Publikuar

-

Nga

Vala e katërt e koronës po e godet Gjermaninë me të gjithë fuqinë. Në një kohë që Austria ka vendosur t’i bëjë të detyrueshme vaksinimet nga shkurti i vitit që vjen, në politikën gjermane po shtohen zërat për të ngadalësuar valën e infektimeve me vaksinime me detyrim.

Në veçanti tek partitë konservatore unioniste po bëhen gjithnjë e më të fortë zërat për një vaksinim të përgjithshëm me detyrim. Së fundmi, disa përfaqësues u shprehën hapur në favor të vaksinimit të detyrueshëm, duke përfshirë kryeministrin e Schleswig-Holstein-it. Daniel Günther dhe kryeministrin e Bavarisë Markus Söder. Kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i CSU-së Söder tha se krerët e partisë së tij e mbështesin një kërkesë të tillë.

Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek, mund ta përfytyrojë gjithashtu vaksinim me detyrim për të gjithë, përballë rritjes së shpejtë të numrit të infektimeve. “Unë kam qenë gjithmonë një kundërshtar i vaksinimeve me detyrim,” tha ai për Deutschlandfunk. Por ai tani beson se “ne duhet të flasim për këtë temë relativisht shpejt”. Vaksinimi me detyrim nuk do të ndihmojë sot dhe nesër, por është rruga për të dalë nga pandemia. “Personalisht, si mjet të fundit, tani në fakt jam për këtë vaksinim të përgjithshëm me detyrim”. Kjo duhet të diskutohet relativisht shpejt në Berlin – nevojitet një zgjidhje mbarëkombëtare.

Qeveria në detyrë nuk do të vendosë për vaksinimin e detyrueshëm

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha në Berlin se debati aktual për këtë çështje është i kuptueshëm, pasi është bërë e qartë se nuk mund të ecet përpara thjesht duke informuar dhe propaganduar për vaksinimin. Por qeveria aktuale federale nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për vaksinimin me detyrim.

Një zëdhënës i Ministrisë Federale të Drejtësisë tha se vaksinimi me detyrim është i mundur nga perspektiva e së drejtës kushtetuese. Megjithatë, kjo do të kërkonte një bazë ligjore dhe duhet të jetë proporcionale. Përveç kësaj, ka çështje mjekësore të cilat do të duhet të sqarohen nga qeveria e ardhshme federale.

Grupi parlamentar i SPD dëshiron të diskutojë të mirat dhe të këqijat e vaksinimit të detyrueshëm me shkencëtarë të tillë si virologu Christian Drosten në një video-konferencë të brendshme. Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë, Karl Lauterbach tha për kanalin televiziv “Bild” se duhet të afrohemi me këtë ide. Duhet të fillohet të mendohet për vaksinimet e detyrueshme, tha ai. “Unë definitivisht nuk do ta përjashtoja më këtë dhe prirem të them: kjo vërtet nuk na ndihmon shumë për momentin, por ne duhet t’i afrohemi vaksinimit me detyrim.” Lauterbach-u argumentoi më tej: “Pa vaksinim të detyrueshëm, ne padyshim që nuk do ta arrijmë kuotën e vaksinimit që na nevojitet për të kapërcyer situatën me fuqinë e vaksinave që kemi dhe me vlerën R të variantit Delta.”

Demonstratë kundër vaksinimit me detyrim, 06.05.2020

Gjithnjë e më shumë mbështetës të vaksinimit me detyrim

LEXO EDHE:  Turqia bombardon PPK-në pas sulmit në Ankara

LEXO EDHE:  “Betejë për jetë a vdekje”/ Berisha sulmon ashpër Ramën

Eksperti i shëndetit publik i të Gjelbërve në Bundestag, Janosch Dahmen, gjithashtu nuk dëshiron ta përjashtojë debatin për një vaksinim të mundshëm me detyrim në Gjermani përballë rritjes së infektimeve. “Po të tregohemo të sinqertë dhe themi se duam të shpëtojmë nga kjo pandemi dhe se gjendja nuk mund të vazhdojë kështu – nuk mund ta shmangim këtë debat, nëse nuk arrijmë një shkallë të mjaftueshme vaksinimi në Gjermani me masa të tjera. tha ai në revistën e mëngjesit të televizionit ARD. “Në këtë kuadër, e konsideroj të pandershme ta përjashtoj këtë në parim”.



Shkaku i debatit për vaksinimin e detyrueshëm të sëmundjes Corona është fakti se, sipas ekspertëve, shkalla e vaksinimit në Gjermani është ende shumë e ulët. Kohët e fundit, megjithatë, ritmi i vaksinimeve është rritur, me kërkesë në rritje veçanërisht për vaksinat përforcuese.

Shefi i RKI e konsideron vaksinimin e detyrueshëm si mjetin e fundit

Presidenti i Institutit Robert Koch (RKI) Lothar Wieler u shpreh i menduar. Vaksinimi me detyrim është “një mjet, dhe këtu jam plotësisht dakord me OBSH-në, që nuk e duam të gjithë”, tha ai për televizionin ZDF. “Askush nuk do të donte vërtet të kemi vaksinim të detyrueshëm”, tha kreu i RKI. “Por pasi i kemi provuar të gjitha të tjerat, OBSH thotë: atëherë duhet të mendojmë edhe për vaksinimin me detyrim”.

Nënkryetari i grupit parlamentar të liberalëve të FDP-së, Michael Theurer, nga ana tjetër deklaroi në televizionin “Bild”: “Ne besojmë se është antikushtetues”. Skeptik u shpreh edhe nënkryetari i grupit parlamentar unionist në Bundestag, Thorsten Frei. Një vaksinim me detyrim duhet të jetë “joproporcional dhe për rrjedhojë jokushtetues në kushtet aktuale, për shkak të cenimit të rëndë të së drejtës për integritet fizik”, tha ai për gazetën “Die Welt”.

Lauterbach beson se mbajtja e një maskë është e nevojshme

Landet i kishin kërkuar shtetit federal që të vendoste një detyrim vaksinimi në institucione të caktuara si spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve për të gjithë ata që janë në kontakt me njerëz veçanërisht në rrezik. Kërkesat për një vaksinim të detyrueshëm të krahasueshëm, të paktën për punonjësit e shkollave dhe çerdheve, janë objekt diskutimesh kritike – për të mbrojtur fëmijët e pavaksinuar nga infektimet dhe në të njëjtën kohë për të shmangur mbylljen e shkollave.

“Vaksinimi i detyrueshëm në shtëpitë e të moshuarve është i drejtë, sepse mbron njerëzit veçanërisht të brishtë. Por në shkolla nuk do të ishte domosdoshmërisht i nevojshëm, sepse fëmijët dhe adoleshentët janë më pak të prekur nga një infektim me Covid-19”, tha politikani socialdemokrat Lauterbach për të përditshmen “Rheinische Post”. Kërkesa për të mbajtur një maskë për nxënësit ka të ngjarë të jetë e nevojshme gjatë gjithë dimrit, tha ai për Rrjetin redaksional Deutschland.

Tema pritet të jetë edhe objekt i një konference pune të ministrave të shëndetësisë të federatës dhe të landeve të hënën pasdite./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Talibanët ndalojnë shfaqjen e grave në drama televizive

Publikuar

-

Nga

Udhëheqësit talibanë kanë marrë vendim që kanalet televizive të mos transmetojnë drama me aktore gra dhe kanë thënë se gazetaret duhet të vendosin hixhabin.

Udhëzimet e reja, të bëra publike më 21 nëntor nga Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, përbëjnë kufizimet e fundit nën talibanët.

Ministria po ashtu ka marrë vendim që të ndalojë transmetimin e filmave, komedive apo programeve argëtuese që “fyejnë” individët apo janë kundër kulturës afgane dhe mënyrës si interpretojnë talibanët Ligjin islamik.

Secili film apo program që transmeton Profetin Muhamed, apo figura tjera të nderuara, nuk do të mund të transmetohet, ashtu sikurse prezantimi i burrave që nuk janë të veshur sipas standardeve të grupit.

“Këto nuk janë kufizime ndaj lirisë së shprehjes, janë parime të thjeshta”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Akef Mohajer, zëdhënës i Ministrisë.

LEXO EDHE:  Turqia bombardon PPK-në pas sulmit në Ankara

LEXO EDHE:  Si dhe kush e shpëtoi Ylli Ndroqin nga burgu në vitin 2015?



Pas rrëzimit të Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Kabul, në mes të muajit gusht, talibanët kanë thënë se do të kenë qasje më ndryshe, në krahasim me regjimin brutal të periudhës 1996-2001.

Atëbotë, vajzave nuk është mundësuar shkollimi, puna, sportet dhe aktivitete tjera.

Vajzat i luftojnë me teknologji ndalesat e talibanëve

Prej rikthimit në pushtet, talibanët kanë prezantuar rregulla rreth asaj se çfarë të veshin gratë në universitet, ua kanë ndaluar vajzave shkollimin e mesëm dhe kanë vënë ndalesa për gratë që punojnë në sektorin civil.

Qeveria e talibanëve nuk është njohur nga asnjë shtet.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete tjera kanë thënë se njohja e saj varet nga respektimi i të drejtave të njeriut, liria e mediave dhe sistemi politik gjithëpërfshirës./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosovë-Serbi: Mospajtimi për asosacionin e komunave me shunmicë serbe dhe ngecja e dialogut

Publikuar

-

Nga

CNA LAJME RAJON

Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë paraqitur edhe afatet kohore kur mund të ketë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse, por kjo është kundërshtuar nga pala serbe, e cila thotë se nga Prishtina zyrtare duhen zbatuar marrëveshjet e arritura deri tash para se të flitet për afatet kohore.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi Besnik Bislimi, pas kthimit nga Brukseli ku pala kosovare dhe ajo serbe u takuan me ndërmjetësuesit e BE-së, por jo ndërmjet tyre, tha për mediet lokale, se “dialogu Kosovë-Serbi me një marrëveshje gjithpërfshirëse do të përfundojë brenda një afati të caktuar”, e që sipas tij, “përputhet me mandatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

“Afatet kohore faktikisht janë paraqitur, por kanë të bëjnë me njëfarë koincidence që edhe mandati i z.Kurti, edhe i z.Biden edhe i z.Borrell përputhen”, tha zëvëndëskryeministri Bislimi, duke mos përmendur një datë të saktë të caktuar.

“Për neve është me rëndësi që marrëveshja fillimisht të jetë e mirë, të mos jetë në dëm të qytetarëve, pastaj afati kohor është i një rëndësie, por jo aq primare sa është kualiteti i marrëveshjes. Nuk do të nënshkruajmë asnjë marrëveshje për të cilën do ta dimë sigurt që është në dëm të qytetarëve”, thotë Besnik Bislimi.

Ai tha se nga pala serbe megjithatë ka hezitim për një marrëveshje finale.

Ka hezitim nga pala tjetër. Ne jemi duke thënë se fokusin kryesor duhet ta kemi tek marrëveshja e përgjithshme, ligjërisht e obligueshme, e pala serbe po thotë të merremi njëherë me marrëveshjet e tjera të kaluara, pastaj shkojmë te marrëveshja gjithëpërfshirëse”, theksoi Bislimi.

Pas këtyre deklaratave të kryenegociatorit të Kosovës, reagoi Beogradi zyrtar duke thënë, se nuk ka afate kohore të Albin Kurtit për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë që është edhe kryenegocaitori serb në dialog, Petar Petkoviq, tha se Prishtina zyrtare fillimisht duhet të zbatojë marrëveshjet e arritura deri tash, para se të flasë për afate kohore.



“Në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndryshe nga pretendimet e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka afate kohore të Kurtit, dhe probabiliteti për arritjen e marrëveshjes nuk matet me kohë, por në gatishmërinë e Kosovës për të respektuar marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të mundësojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Petkoviq në një deklaratë të lëshuar nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Sipas Petar Petkoviq, “fundi i dialogut nuk mund të jetë i dukshëm kur Prishtina nuk zbatoi as ato për të cilat ishin marrë vesh nëntë vjet më parë, në fillim të dialogut”.

Fakti që Prishtina do të dëshironte të kishte rezultate të dialogut nuk ka të bëjë me realitetin apo dialogun, përderisa Prishtina po na humb kohë neve dhe ndërmjetësuesit nga BE-ja. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në thelb të dialogut dhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mund të diskutohen në mënyrë produktive vetëm pasi Prishtina të mos i shmanget obligimeve të saj dhe të ndërmarrë hapa konkretë drejt zbatimit të asaj që përfaqësuesit e saj nënshkruan në Bruksel”, thotë Petkoviq.

LEXO EDHE:  “Po sulmohem për pronën”/ Gruaja nga Burreli mohon birësimin e mbesës së burrit

LEXO EDHE:  Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Një ndër arsyet kryesore pse pala kosovare dhe ajo serbe nuk arritën të ulen në një tavolivë gjatë javës së shkuar në Bruksel, ishte pikërisht çështja e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe. Pala serbe insistonte që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve, por pala kosovare refuzoi. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe për Prishtinën zyrtare është i pazbatueshëm për faktin që këtë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Formimi i Asociacionit është pjesë e një marrëveshjeje që është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Dy vjet pas, në vitin 2015, palët kishin arritur edhe një marrëveshje për parimet e themelimit të këtij Asociacioni. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ndonëse thotë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. E është pikërisht çështja e Asociacionit dhe mos përparimi në dialogun Kosovë Serbi që po pamundëson një takim të radhës të nivelit të lartë politik ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, megjithë thirrjet e faktorit ndërkombëtar që të dy palët duhet të ulen në tavolinë. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, tha për një television lokal Kanal10, se “kur dëshirohet të arrihet një marrëveshje, atëherë duhet të ulur në tryezën e bisedimeve”.

“Është mirë kur je optimist, edhe unë jam optimist. Në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje duhet të bisedohet me palën tjetër. Në tavolinë nuk mund të caktoni se çka vendos pala tjetër. Ju i vendosi kërkesat tuaja, të njëjtën bëjnë edhe ata. Kështu shihni se ku mund të gjendet një bazë e përbashkët. Ky është parimi sido që ta quani, dialog apo negociata. Duhet të flisni me njeri-tjetrin. Nuk është ide e mirë të refuzoni të flisni për çështje të caktuara, sepse kjo krijon tabu dhe tabutë nuk çojnë në rezultate”, deklaroi ambasadori Jorn Rohde.

Sidoqoftë, presioni i Serbisë ndaj Prishtinës zyrtare që ta themelojë Asociacionin po bëhet edhe nëpërmjet Listës Srpska që i ka 10 deputet në kuvendin e Kosovës dhe që nuk po merr pjesë në mbledhjet e kryesisë së kuvendit për të pamundësuar kështu thirrjet e seancave të rregullta. Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ku Lista Srpska fitoi në komunat me shumicë serbe, kryetari i këtij subjekti politik, Goran Rakiq, deklaroi se lufta e kësaj partie është e përqendruar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Në qoftë se nuk do të ketë Asociacion, nuk do të ketë as institucione të Kosovës”, ka deklaruar Goran Rakiq. / DW

LEXO TE PLOTE