LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje dhe vranësira në  pjesën më të madhe të ditës/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

22 Nëntor 2021, 07:16, Sociale CNA
Reshje dhe vranësira në  pjesën më të madhe

Orët e para të ditës  në Shqipëri do të jenë me vranësira të shpeshta  të cilat do të sjellin reshje shiu në fillim në perëndim të vendit, më pas reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin.

Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të ketë përmirësim të lehtë të motit, duke bërë që reshjet të jenë më të pakta.

Sipas MeteoAlb,  temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi jo më shum se 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga