Connect with Us

Përgjakja e rrugëve nga aksidentet/ ARRSH merr masa

Aktualitet

Përgjakja e rrugëve nga aksidentet/ ARRSH merr masa

Publikuar

-

/
Përgjaken rrugët/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në një biznes, vdes shoferi, një tjetër në gjendje të rëndë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ndërmarrë një aksion për evidentimin dhe mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar.

Ky aksion do tëbëhet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me Policinë Rrugore dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

“Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.

LEXO EDHE:  Foto-Masa për protestën/ Bunkerizohet Kryeministria

Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania, link:

Çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një Raport Auditimi të Sigurisë Rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar”, njofton ARRSH.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Armë dhe dokumente të falsifikuara/ Katër të arrestuar në aeroportin e Rinasit

Publikuar

-

Nga

Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit goditen 4 raste të paligjshmërisë. Në vijim të kontrolleve në dalje të RSH, nga shërbimet e Policisë Kufitare, është arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i shtetasit indian B. P., 33 vjeç, pasi u kap me dokumente të falsfikuara.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje. Në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, çanta e shtetasit afrikan E. N., i cili ishte nisur nga Dubai. Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 62000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi E. N., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve për rritjen e sigurisë së udhëtarëve, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër një shtetasi egjiptian, i cili ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria, lëshuar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore dhe ato të sigurisë së aeroportit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll bagazhet e shtetasit egjiptian N. A., i proceduar më parë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër, e futur në një këllëf lëkure.

LEXO EDHE:  Era e fortë dëmton rrjetin/ OSHEE në terren

LEXO EDHE:  Kush po vret në Shqipëri?/ Lehtësohen masat, aksidentet dhe vrasjet përgjakin rrugët



Po nga shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të plotësimit të kushteve për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, dhe të parandalimit të udhëtimeve apo të braktisjes së fëmijëve me qëllim azilkëkrimin, kanë proceduar penalisht për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen F. A., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.
Procedimi për këtë shtetase filloi, pasi dyshohet se ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Era e fortë dëmton rrjetin/ OSHEE në terren

LEXO EDHE:  Foto-Situata pas reshjeve/ Zhbllokohet qarkullimi në të gjitha akset rrugore



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE