Connect with Us

“Pas meje le të bëhet qameti”/ Ish-Presidenti nuk përmbahet më

Politikë

“Pas meje le të bëhet qameti”/ Ish-Presidenti nuk përmbahet më

Publikuar

-

/
Presidenca i përgjigjet akuzave të Ramës/ Mos provoko popullin e 2 marsit

Ish Presidenti Bujar Nishani, ka shprehur shqetësimin se Tirana është futur në një kolaps total.

Sipas tij interesat e babëzisë së korrupsionit, po torturojnë dhe poshtërojnë banorët e Tiranës.

Kryeqytetin e vendit, Tiranën e kanë futur në kolaps total.

Torturë dhe poshtërim më të madh se sa mund t’i bëhet mbi një milion banorëve për interesat e babëzisë së korrupsionit nuk mund të kishte.

Asgjësimi i një qyteti nisur që prej vitit 2000 e shkatërruar përditë, papushim me moto ; “pas meje le të bëhet qameti”, sot po jua nxin jetën qytetarëve, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë e çdo sekondë që cilido guxon të dalë nga shtëpia për punë, për hall a për nevojë”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  23 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/ Tirana në “shtetrrethim”

Më tej Nishani shkruan se interesat e pista të një grupi pushtetarësh dhe tutorëve të tyre, janë kthyer në ankthin, stresin, sëmundjet, pisllëkun, kolapsin e një popullate të tërë, që jeton në këtë qytet, apo të tjerëve që e aksesojnë atë çdo ditë për bisnes, arsim, shëndetësi.

“Një grup të korruptuarish e korruptorësh që nuk kanë kurrfarë parimi, morali apo aftësie, kanë kapur për fyti shtetin, drejtësinë e opozitën për të dhunuar lehtësisht, pa kurrfarë pengese e frike qytetarin!

Të nxisim e të kërkojmë ringritjen e betejës së opozitës, rikthimin e vetë opozitës së vërtetë si mjet, për të rikthyer fuqinë e qytetarëve. Boll Më!”, shkruan më tej Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk mbahet partia me çadra dhe policë”/ Basha nuk del dot në bazë pa Ramën

Publikuar

-

Nga

“Demokratët janë të vendosur të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë, të çliruar përfundimisht nga e kaluara, dhuna dhe gjuha e urrejtjes”.

Kështu ka shkruar Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm në rrjete sociale, duke iu referuar të ashtuquajturit takim dje në Fier.

Lulzim Basha, ka vendosur të bëjë xhiro turistike nëpër qytete, me pretekstin se po takohet me demokratët, me bazën.  Kur në fakt ishin demokratët, baza ato që e shkarkuan me referendumin e 18 dhjetorit.

E vetmja gjë që i ka ngelur Bashës, pas 18 Dhjetorit, është posti i deputetit, pa harruar këtu se tashmë ka nën pronësi edhe bravat, blindat dhe vulën që nuk i hyn në punë, më për asgjë.

Basha del dhe thotë se dje në Fier bëri namin, ndërkohë demokratët e Fierit dhe jo vetëm e demaskojnë në rrjetin e tij social.
Lulzim Basha e ka treguar tashmë hapur se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama dhe po mundohet ta imitojë.



Por, në një gjë ende nuk ka arritur dot të bëhet kopje e tij. Që t’u kthejë përgjigje komentuesve-demokratëve, në rrjetin e tij social, kur ata japin mendimin e tyre apo edhe kërkojnë largimin e tij.

LEXO EDHE:  Demokratët “masakrojnë” Bashën/ PD do të shporrë, meritoni të gjithë burgun

LEXO EDHE:  Demokratët “masakrojnë” Bashën/ PD do të shporrë, meritoni të gjithë burgun

Demokratët vijojnë ti, thonë se nuk e besojnë më, se është një ordiner, mashtruese. Mesazhet e demokratëve janë të qarta, kur  e këshillojnë se nuk mbahet partia me çadra dhe policë.

“Nuk të beson njeri ty o mashtrues, o ordiner.. Nuk mbahet partia me polici e me çadra….
Prit, prit se përfundon me humbje, mirë e kishte Rama, fli që të rritesh.. Dështak..po ia kalon Enverit për propagandë..Zagar mashtrues, sa policë të shoqëruan në Fier, dje? …Turp për ata që e ndjekin ende këtë mashtrues…nuk mbahet partia me një grusht njerëzish, ti në bëzë nuk del dot pa ndihmën e Edi Ramës… Demokratët e çojnë vendin përpara, veçse pa ty”.

Janë këto disa nga komentet dhe reagimet e demokratëve, përballë deklaratës së Lulzim Bashës, që flet për të ardhme.

Basha nuk ka guximin ti takojë jo e jo, por as që t’u kthejë përgjigje, dhe të përballet dhe ballafaqohet me ta./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Erdogan mbërrin në Rinas/ Pritet nga kryeministri Rama

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë këtu se Erdogan do të qëndrojë për më shumë se 13 orë në vendin tonë.

Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nesër do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA.

LEXO EDHE:  “Ku e gjeti presidenti gjithë atë pasuri me rrogë shteti”/ Nishani “kryqëzon” Metën: T’i nënshtrohet vetingut

LEXO EDHE:  Tortura në doganën e Kakavijës/ Qytetarët presin me orë të tëra



Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur dje efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor/”Refuzoni çdo thirrje që s’lidhet me anëtarësimin në BE”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor të refuzojnë çdo thirrje që nuk ka të bëjë me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në një intervistë për  Financial Times, Rama është shprehur se Shqipëria nuk do të heqë dorë kurrë nga Europa dhe Bashkimi Europian.

Rama i ka konsideruar të papërshtatshme flirtimin e Rusisë, Kinës dhe me rajonin,



 “Të tjerët mund të sjellin para, investime, ndoshta edhe havjar, por ata nuk do të jenë në gjendje t’ju sjellin atë që ju nevojitet për të ndërtuar një vend të lirë pune,”  ka thënë Rama

LEXO EDHE:  23 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/ Tirana në “shtetrrethim”

LEXO EDHE:  Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm/ Këta qytetarë nuk mund të kalojnë tranzit në zonën Schengen

Sipas Ramës, BE ende nuk është “shëruar” nga kriza e refugjatëve në vitin 2015.

 “Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon besimin se ne duhet të jemi atje. Ne kemi treguar të gjitha historitë tona të mëparshme të dashurisë dhe martesat. Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për një martesë të vjetër. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”,” është shprehur Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE