Connect with Us

Padia për Dvoranin/ Meta “bie” në SPAK

Aktualitet

Padia për Dvoranin/ Meta “bie” në SPAK

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes në lidhje me padinë që presidenti Ilir Meta bëri kundër Ardian Dvoranit, ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Presidenti i Republikës Ilir Meta paditi Dvoranin në 18 shkurt të 2020-ës për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se seanca gjyqësore është parashikuar të mbahet ditën e nesërme në orën 09:00.

LEXO EDHE:  Krimet zgjedhore të 25 Prillit/ 6 raste nën hetim nga SPAK

Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED pasi i kishte mbaruar mandati, por vijonte të qëndronte në detyrë me pretendimin se nuk i ishte gjetur ende zëvendësuesi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mbanin në banesë 30 emigrantë të paligjshëm/ Vihen në pranga 3 shtetas

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka bërë të mundur kapjen e tre personave që mbanin në një banesë të përshtatur si hotel emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, M. E., 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok, janë arrestuar për veprat penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Ata kanë strehuar rreth 30 emigrantë, 14 prej të cilëve janë proceduar penalisht.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Just in time”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Sektorin e Forcës Operacionale dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas që mbanin në banesë emigrantët e paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. 



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe me Sektorin e Forcës Operacionale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një banesë të përshtatur si hotel, në zonën e Laprakës, po mbaheshin të mbyllur rreth 30 persona, emigrantë të huaj, organizuan dhe finalizuan operacionin “Just in time”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, M. E., 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok, për veprat penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në banesën e shtetasit M. K., në katin e parë, të tretë dhe te katërt, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 30 persona të shtetësive të ndryshme, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët mbaheshin në këto dhoma, pa u lejuar të dilnin, duke ju marrë mjetet e komunikimit dhe duke i kërcënuar familjarët në vendet e origjinës, për kryerjen e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, drejt vendit tonë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 14 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Dardha e “veshur” me të bardha/ Rama publikon pamje spektakolare nga fshati turistik

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën mëngjesin e sotëm me një video spektakolare nga fshati turistik i Dardhës.

Rama ka sjellë pamje veshur me bardhësinë e dëborës dhe dhjetra e dhjetra qytetarë që po e shijojnë, pavarësisht temperaturave të ulta.

Nën rrezet e diellit dhe e veshur në të bardha, Dardha duket e mahinitshme dhe spektakolare.

Fshati Dardhë ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar.

LEXO EDHE:  Meta kap KLSH-në?/ Propozon këshilltarin e tij

LEXO EDHE:  Meta tjetër mesazh për Ramën/ Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të më sfidojë



Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur anembanë vendit, jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit. CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Këmbimi valutor/ Ngrijnë monedhat e huaja përballë lekut

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.6 Lekë dhe shitet me 110.6 lekë.

Euro blihet me 119.8 Lekë dhe shitet me 124.8 Lekë.

Paundi britanik blihet me 143.4 Lekë dhe shitet me 148.4 Lekë.

Franga zviceriane blihet me 115.1 Lekë dhe shitet me 120.1 lekë.



LEXO EDHE:  Krimet zgjedhore të 25 Prillit/ 6 raste nën hetim nga SPAK

Dollari kanadez blihet me 83.4 Lekë dhe shitet me 88.4 Lekë.

LEXO EDHE:  Basha mesazh ndërkombëtarëve/ Ndihmojeni SPAK-un

Më poshtë po sjellim edhe monedhat e tjera, me sa këmbehen sot në tregun valutor./A.E-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE