LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk drejton që pas largimit nga Shqipëria, Panucci: Kam refuzuar 6-7 skuadra

22 Nëntor 2021, 17:11, Sport CNA
Nuk drejton që pas largimit nga Shqipëria, Panucci: Kam refuzuar 6-7

Christian Panucci që nga koha kur u largua nga drejtimi i Shqipërisë, nuk është ulur në stolin e asnjë skuadre. Megjithatë duket se kësaj pauze po i vjen fundi, pasi tekniku italian thotë se i është rikthyer dëshira për të drejtuar një skuadër.

?Italia e ka mundësinë të shkojë në Botëror, kombëtaret e tjera janë të forta, por i kemi të gjitha kartat në rregull. Italia është në diskutim vetëm sepse u gabua një penallti.  Rikthim në rolin e trajnerit? Kam refuzuar 6-7 skuadra sepse kam dashur të marr një pauzë, por më është rikthyer dëshira për të trajnuar. Ndonjëherë është i rëndësishëm projekti, shoqëria.

Në kohët e fundit më ka pëlqyer një intervistë e Zanettit, i cili kur është pyetur mbi modulin e lojës që preferon u përgjigj se gjithçka varet nga lojtarët që ke në dispozicion dhe kjo është një përgjigje e zgjuar?, u shpreh Panucci.

Lajmet e fundit nga