Connect with Us

Mundi 5-0 Shqipërinë Federata Angleze merr vendimin për të ardhmen e Sauthgejt

Kombëtare

Mundi 5-0 Shqipërinë Federata Angleze merr vendimin për të ardhmen e Sauthgejt

Publikuar

-

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare si trajner i ‘’3 Luanëve’’ që do ta çojë anglezin përtej Kampionatit Evropian në verën e vitit 2024.

Sauthgejt është trajneri më i suksesshëm i Anglisë që nga fituesi i Kupës së Botës Sir Alf Ramsej në vitin 1966, dhe 51 është shpërblyer për punën e tij duke e çuar ekipin kombëtar në finalet e Euro 2020 këtë verë.

Tekniku anglez aktualisht fiton 3 milionë paund në vit, por marrëveshja e tij përfshin një rritje të konsiderueshme në 5 milionë paund dhe bonuse shtesë.

Anglia u kualifikua për në Kupën e Botës me dy ndeshjet e fundit, ku vendimtare ishte fitorja me Shqipërinë në Uembli, ndërsa pak ditë më vonë shkatërruan 10-0 San Marinon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Ftesë e veçantë nga Lotito, Edi Reja bëhet trajner i Vatikanit për… 1 ndeshje

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme në Romë të Italisë është zhvilluar një sfidë miqësore mes zyrtarëve dhe punonjësve të Vatikanit dhe punonjës të Organizatës Botërore të Romëve. Kjo ishte një sfidë bamirësie e kërkuar nga vetë Papa, por në ndeshje ka pasur dhe personazhe speciale të ftuar.

Arbitër i ndeshjes është caktuar sulmuesi i Lacios, Ciro Imobile ndërsa në stolin e ekipit të Vatikanit ka qenë trajner i Kombëtares, Edi Reja. Reja ishte i ftuari special i presidentit të Lacios, Klaudio Lotito ndërsa pas miqësores, për mikrofonat e ‘’Lazio Style’’, tekniku i Shqipërisë u shpreh:

Miqësorja dhe ftesa nga Lotito: “Kisha rolin special të trajnerit të skuadrës së Vatikanit, më thirri Lotito dhe unë pranova ftesën, duke përfituar edhe nga rasti të përshëndes miqtë e vjetër, sepse nuk kam parë askënd që kur jam larguar. Në krahasim me kohën kur unë u largova, Qendra Sportive është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, urime presidentit’’.



Lacio-Juve: ‘’Dje më pëlqeu Lacio, sidomos në pjesën e parë. Penalltia e parë e komplikoi lojën, duke marrë një tjetër rrjedhë. Juventusi luajti një lojë të fortë në mbrojtje, Lacio dominoi në mbajtjen e topin, por nuk arriti të jetë i mprehtë para portës, edhe falë mungesës së Çiro Imobile’’.

E ardhmja e Lacios: ‘’Pas Juventusit do të ndeshen në Moskë dhe më pas me Napolin: të luash të enjteve është gjithmonë e ndërlikuar, e këshilloj Sarrin të heqë dorë nga Liga e Europës (qesh). Për të qenë konkurrues në të dyja frontet duhen skuadra të plotësuara, pasi luan çdo tre ditë, edhe duke marrë parasysh angazhimet e ekipeve kombëtare’’.

Kujtime nga derbi i Romës: ‘’Fitimi i derbit në minutën e 93-të me golin e Kloses ishte kënaqësia më e madhe e karrierës sime si trajner, së bashku me ngjitjen në Serinë A kur isha në krye të Napolit: një derbi i fituar si ky ishte gëzimi i papërmbajtshëm’’, ishin fjalët e teknikut Edi Reja.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mbrojti titullin e kampionit, vjen reagimi i Florian Markut

Publikuar

-

Nga

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar mbrëmë ndaj francezit Jorik Luiseto teksa mbetet sërish i pamposhtur në ringun profesionist. Marku ka regjistruar fitoren e tij të 10 duke e çuar në 11 serinë e dueleve pa pësuar ende humbje.

Kjo ndeshje u zhvillua në “Wembley”, teksa Marku triumfoi pas 8 raundeve ndaj 33-vjeçarit francez i cili kishte 11 fitore dhe 2 humbje në karrierën si profesionist.

Në një reagim në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, boksieri shqiptar ka falenderuar të gjithë tifozët që e kanë ndjekur dhe që është munduar që në raundin e parë me “KO” edhe pse nuk erdhi:



“Faleminderit Zotit për çdo. Faleminderit te gjithë ju që ishit sot prezent 🇦🇱👐🏻Edhe të gjithë që më keni ndjek Live nëpër 📺 jam munduar prej raundit të parë për “Knockout”.

Por nuk erdhi. Rendësi ka fitorja tani do marrë pak kohë pushim me familjen, dhe nga viti tjetër do të kemi ndeshje të medha. Ju falenderoj nga zemra të gjithve për përkrahjen ☝🏻☝🏻”

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka sqaron çështjen Broja/ Ja nota që i vendos notë Kombëtares

Publikuar

-

Nga

Nga ambientet e stadiumit Air Albania, presidenti i FSHF, Armand Duka ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për çështjen Armando Broja në sfidën me Anglinë, ndërsa skuadrës i ka vendosur notën 8.

Notë për kombëtaren? “Në futboll edhe fituesi i Kupës së Botës nuk merr 10, është e vështirë se vlerësimet janë subjektive. Por, me bindje nga 1-10, do t’i vendosja 8.

Ne kemi filluar një projekt me stafin për të ndërtuar ekipin kombëtar, Reja është kryetrajner.

Pastaj është edhe përgatitësi fizik që është drejtor i këtij departamenti që ne na ka munguar më parë, këtë e kemi filluar me Febrari që është pjesë e stafit të Rejës.



Po ashtu edhe me doktorët e kombëtares, është një projekt që nuk mund të ndërpritet. Nuk i marrim dot frytet për një vit, kjo kontratë përfundon në nëntor të vitit 2022 dhe kemi kohë.

Edhe në një familje ka debate, apo konflikte dhe kështu ndodh edhe me kombëtaren. Janë grumbulluar shumë futbollistë dhe në ndonjë rast ka debate, por ndonjëherë kur nuk je i lumtur është edhe mirë sepse ka ego.

Kemi një ekip shumë të mirë, mendoj se kemi çuna të seleksionuar dhe janë të disiplinuar. Nuk ka një trajner apo president që nuk bën më të mirën, Broja nuk ishte me Anglinë sepse ishte i dëmtuar.

Broja i është bashkuar skuadrës vetëm një ditë para ndeshjes dhe atë ditë është stërvitur i diferencuar”, u shpreh Duka.

LEXO TE PLOTE