Mbyllet faza e parë e Superiores, kjo është renditja aktuale

22 Nëntor 2021, 21:27, Sport CNA
Mbyllet faza e parë e Superiores, kjo është renditja aktuale

Kukësi ka mundur sot Tiranën me shifrat 2-1, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat bardhebluve dhe duke i dhënë një sinjal se është pretendent për titullin.

Supersfida që mbylli javën e 9 të Superiores dhe njëkohësisht fazën e parë të këtij kampionati, tregoi një pjesë të parë të vakët, pa raste për shënim. Por në të dytën, që në gjuajtjen e parë të Kukësit erdhi goli me Milunoviç.

Tirana kërkoi me çdo kusht të shënonte, por edhe dukë lënë hapësira të rrezikshme mbrapa. Në ndihmë i erdhi VAR duke akorduar një penallti për prekje të topit me dorë të Peposhit në zonë. Seferi barazoi nga pika e bardhë dhe për disa minuta skuadra bardheblu dukej se mund të merrte tre pikët nga ky duel.

Por në fundin e sfidës, Basha shënoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke i siguruar fitoren ekipit të tij që tashmë ka pikërisht kryesuesit e Tiranës vetëm 3 pikë larg, duke ndalur arratinë e tyre.

Kjo është renditja pas fazës së parë:

Lajmet e fundit nga