LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e grupit parlamentar të PS/ Nga vettingu tek buxheti, Balla zbulon çfarë u diskutua

22 Nëntor 2021, 10:28, Politikë CNA
Mbledhja e grupit parlamentar të PS/ Nga vettingu tek buxheti, Balla zbulon

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kreu i grupit, Taulant Balla shprehu se zgjatja e mandateve të vettingut është një domosdoshmëri  dhe se janë gati për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.

Ai gjithashtu zbuloi detaje nga diskutimet, ku një ndër to ishte dhe buxheti i vitit 2022, për të cilin tha se është buxheti më i madh dhe më i drejtë që ka patur ndonjëherë Shqipëria.

?Jemi gati për ngritjen e komisionit të reformës. Bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese dhe kanë një procedurë të veçantë. Koha në dispozicion ështe e mjaftueshme sepse asnjë nga anëtarët e SPAK nuk është në fund të mandatit, por në fillim. Zgjatja e mandatit të vettingut është domosdoshmëri.

Kemi diskutuar edhe çështje që lidhen me paketën fiskale e buxhetin për 2022. Është buxheti me i madh e më i drejtë që ka patur ndonjëherë Shqipëria?, deklaroi Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga