Kuvendi Kombëtar/ Këlliçi: Ja pse 18 dhjetori është ilegjitim

22 Nëntor 2021, 21:46, Politikë CNA
Kuvendi Kombëtar/ Këlliçi: Ja pse 18 dhjetori është

Deputeti i PD Belind Këlliçi duke komentuar situatën në PD u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha e ka ?humbur trenin? për të thirrur i pari Kuvendin Kombëtar.

Në një intervistë për Report Tv, Këlliçi deklaroi se Basha duhet të kishte vepruar përpara Berishës, prandaj kuvendi i thirrur nga kreu i PD-së më 18 dhjetor është ilegjitim.

?Një rithemelim të PD, kthim të saj në binarët e demokracisë, rikthimin institucioneve brenda PD amendimin e statutit të PD dhe adaptimin e tij me partitë simotra në PPE. Berisha njihet për epitete e shpeshta dhe krahasimit, por ai ka përmendur futjen e nenit Basha, ka të bërë me vendosjen e një neni ku kryetari Partisë kur humb duhet të japë dorëheqjen, ku është parë në ndonjë vend në botë që kryetari që humb 4 palë zgjedhje nuk jep dorëheqje.

U mbledh kryesia por Basha harron që kjo kryesi për mua është ilegjitime sepse një pjesë e madhe e atyre funksioneve nuk janë të zgjedhur me votim të fshehtë mes dy kandidaturave, përfshirë edhe pozicioni tim edhe pse e kam nuk po e ushtroj, Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën nuk e kam ushtruar fare, kam marrë pjesë vetëm në një mbledhje. Basha e humbi trenin për të thërritur i pari kuvendin Kombëtar në datë 10 nëntor nëse zoti Basha do ta kishte bërë një ditë para se Berisha të dorëzonte firmat, Basha do ishte legjitim për të thirrur kuvendin, por këtë tren e hubmi.

Po tenton të thirrur një kuvend anti-kushtetues. Basha tha se nuk do mbledhim kuvend për të shqyrtuar vendimet e SHBA , në një formular që ka nxjerr sot me ca kam parë kërkon pjesëmarrjen e delegatëve dhe citon edhe marrëdhëniet me SHBA. Kush nga këta 400 delegatë qenka kundër marrëdhënies me SHBA, Ajo që ne kërkojmë është rikthimi i demokracisë në PD?, u shpreh Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga