Connect with Us

Kryendeshja Kukësi-Tirana/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen skuadrat

Sport

Kryendeshja Kukësi-Tirana/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

/

Faza e parë e Superiores mbyllet me një kryendeshje, në Loro Boriçi në Shkodër Kukësi i vendit të dytë pret Tiranën kryesuese, me objektivin për t’u shkaktuar humbjen e parë kryeqytetasve në këtë dhe për të bërë sa më interesante garën për titull në Abissnet Superiore. Të dyja skuadrat vinë pas eliminimit në Kupë në raundin e 1/8 dhe do të kërkojnë të ringrihen në kampionat në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione të mëdha.

Formacionet zyrtare:

Kukësi(4-3-3):Tafas, Domi, Hila, Lulaj, Ndreca, Gj.Taipi, De Lucas, Sh.Taipi, Basa, Milunovic, Gavazaj. Trajner:Diego Longo

Tirana(4-2-3-1):Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Najdovski, Seferi, Limaj, Totre, Ngoo. Trajner: Orges Shehi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

VIDEO/ Super Armando Broja mahnit përsëri! Vjen goli i tretë në Premier Ligë

Publikuar

-

Nga

Armando Broja vazhdon të lerë shenjë me golat e tij në kampionatin anglez të futbollit. Sot, i rreshtuar si titullar ndaj Brajton, sulmuesi kuqezi nuk ka zhgënjyer, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 29 të ndeshjes.

Broja përfitoi nga një përgjumje e  mbrojtjes duke marrë topin pranë zonës kundërshtare dhe pasi shmangu në mënyrë mjeshtërore një mbrojtës, dërgoi sferën në rrjetë.




Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në kampionatin anglez në këtë sezon.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana rikthehet te triumfi, bardheblutë i gëzohen pikëve dhe zhbllokimit të Ngoo

Publikuar

-

Nga

Tirana është rikthyer te suksesi në ditën e sotme teksa ka mposhtur në transfertë Egnatian me rezultatin 0-2. Bardheblutë ishin dominues në fushë ndaj rrogozhinasve ndërsa e nisën me vrull sfidën duke kërkuar golin me anë të Seferit, i cili në fakt shpërdoroi një rast të artë në minutën e pestë.

Sakaq, të besuarit e trajnerit Orges Shehi nuk e ulën ritmin dhe në vazhdim ishte Limaj që provoi dy herë me goditje në hyrje të zonës, megjithatë pa gjetur kuadratin e Duric.

Por, momenti vendimtar do të vinte në minutën e 38-të, teksa si rezultat i një kombinimi mes Seferit dhe Ismajlgecit, ky i fundit shënoi me një goditje të fortë Brenda zonës. Goli ndikoi te vendasit e Përparim Daiut, të cilët në minutat shtesë të fraksionit të parë, pësuan edhe golin e dytë. Seferi provoi nga distance, por portiere Duric nuk u tregua i sigurtë me sferën që i shpëtoi nga duart.



Aty pranë përfitoi Michael Ngoo, që shtyu topin në rrjetë ndërsa sulmuesi u zhbllokua pas një thatësirë që zgjaste nga java e parë e kampionatit ku i shënoi dy herë Skënderbeut. Sa i takon 45-minutave të dyta, Tirana diti të menaxhonte rezultatin dhe forcat, teksa nuk lejoi rrogozhinasit të ktheheshin në një kërcënim për ta. Pas kësaj ndeshje, bardheblutë ruajnë vendin e parë duke shkuar në kuotën e 24 pikëve, të ndjekur nga Kukësi me një pikë më pak.

 

Egnatia-Tirana    0-2 (38′ Ismajlgeci, 45+2′ Ngoo)  

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

West Ham shtang Chelsean, blutë rrezikojnë vendin e parë

Publikuar

-

Nga

Chelsea lëshon pikë të rëndësishme dhe rrezikon vendin e parë në Premier League pasi u mposht në transfertë nga West Ham. Ekipi i Tuchel u mposht me përmbysje në minutat e fundit me rezultatin 3-2.

Pjesa e parë përfundoi në avantazhin e Chelsea me rezultatin 2-1. Të parët në avantazh kaluan blutë e Londrës me anë të Thiago Silva. Mbrojtësi brazilian shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Mason Mount nga këndi dhe shënoi me kokë në cepin e portës. Ndërkohë, baraspesha u vendos nga Lanzini me anë të një 11-metërshi.

Një pasim i gabuar i Jorginhos detyroi portierin Mendy të shkaktonte penallti e cila u shfrytëzua mjaft mirë nga argjentinasi. Në avantazh përsëri Chelsean e kaloi Mason Mount me një goditje fluturimthi në brendësi të zonës.



Ndërkohë, pjesa e dytë ishte edhe momenti i rikthimit të ndeshjes. Bowen shënoi nga limitet e zonës duke baraspeshuar gjithçka. Për përmbysjen e madhe mendoi Masuaku në minutat e fundit të takimit që shënoi një gol mjaft të bukur. Një dalje jo mirë e studiuar nga Mendy u vu re nga Masuaku që shënoi në një goditje-krosim.

Kështu, Chelsea ndodhet me 33 pikë në vendin e parë në pritjet të Manchester City dhe Liverpool që kanë respektivisht 32 dhe 31 pikë. Për sa i përket West Ham, “çekiçët” forcojnë pozitat në vendin e katërt me 27 pikë.

LEXO TE PLOTE