LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza në PD/ Duka: Palët se pranojnë, por janë ndarë në dy grupe

22 Nëntor 2021, 19:35, Politikë CNA
Kriza në PD/ Duka: Palët se pranojnë, por janë ndarë

Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, komentoi krizën në Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin Debat në A2 me Alba Alishanin Duka tha se palët janë të ndara në dy grupe edhe pse nuk e pranojnë një gjë të tillë. Ai theksoi se i frikësohet fundit pasi mundësia ekziston që PD të përfundojë në dy parti.

?Janë ndarë në dy grupe. Nëse shohim përkrahësit e një grupi apo përkrahësit e grupit tjetër janë pothuajse në numër të barabartë brenda grupit parlamentar të PD. I frikësohem asaj që në fund mund të kemi dy forca politike. Basha i qëndron idesë që PD janë ata. Në fund, legjitim është kuvendi i datës 18, por Berisha dhe përkrahësit e tij mendojnë ndryshe?, u shpreh Duka./CNA.al

Lajmet e fundit nga