Connect with Us

Investigimi i Fiks Fare/ Skema e mashtrimeve të call centera-ve, vjedhin qytetarët e BE-së

Denoncim

Investigimi i Fiks Fare/ Skema e mashtrimeve të call centera-ve, vjedhin qytetarët e BE-së

Publikuar

-

Tre javë më parë BE dha alarmin se call center-at në Shqipëri po zhvatin qytetarët e tyre

Prokuroria dhe policia shqiptare janë vënë në lëvizje nga letrërporositë e autoriteteve italiane, gjermane dhe disa vendeve nordike se call center-at në vendin tonë po zhvatin qytetarët e tyre me anë të mashtrimit për të investuar në bursë nëpërmjet sistemit Forex.
Fiks Fare zbardhi skemën që përdorin disa call center-a në vendin tonë. Me anë të mashtrimit punonjësit e trajnuar u kërkojnë qytetarëve të shumtë të vendeve të huaja të investojnë me para,por jo vetëm, në tregjet ndërkombëtare për t’i shumfishuar më pas investimet e tyre. Gjë që në realitet nuk ndodh.

Skema e përdoruar në vendin tonë, e treguar me zë e figurë nga Fiks Fare, tregon qartë se qytetarët e ‘peshkuar’ fillimisht u kërkohet të depozitojnë shuma të vogla duke filluar nga 250 euro. Për t’i futur me kapitale më të mëdha në lojë , fillimisht pas investimit të parë ua kthejnë paret të shumfishura. Në mënyrë që ata më pas të shpenzojnë shuma të mëdha të cilat zhduken. Moskthimin e investimit të klientit call center-at ia faturojnë lëvizjeve në bursë që siç vetë e quajnë ” është njësoj si të luash bixhoz”.

Kompanitë që arrijnë një sasi të konsiderueshme fitimi dhe që kanë krijuar një numër të madh klientësh të mashtruar, zhduken pa lënë gjurmë dhe hapin kompani të re, por qëllimi mbetet i njëjtë ” zhvatja me anë të mashtrimit”.

Fiks Fare zbuloi se në këto kompani është shumë e lehtë të punësohesh dhe në disa prej tyre përdorej e njëjta skemë mashtrimi.
Gazetarët e Fiksit nga një kërkim i thjeshtë në internet gjetën disa prej këtyre call centerave dhe u paraqiten pranë tyre për të zhvilluar një intervistë pune, pasi paga që ato ofrojnë variojnë nga 400-600 euro.

Fillimisht iu drejtuan call center-it IMPACTUM- shpk pranë Librit Universitar. Gazetaren e Fiksit e pret një vajzë e cila do ta merrte në intervistë, kjo e fundit do të zhvillohej në gjuhën italiane. Vazja mban postin ‘team leader’ për grupin e italishtes dhe shpjegon se si funksionon puna në këtë call center. Ajo i pohon gazetares së Fiksit të gjitha truket e mashtrimeve për ta bërë një klient italian të investojë minimalisht 250 euro. Ajo i tregon se puna ka të bëj me tregjet financiare, bursën. ” Ti po i ofron klientit një bankë online, një platformë me qëllim investim në bursë. Klientin ti do ta bindësh që të investojë minimumi 250 euro, por për të fituar ai nuk fiton asnjëherë ato para, i ka të humbura. Por që në platformën tonë mund ta shikojë që është me fitim” shpjegon punonjësja e call center-it.

LEXO EDHE:  Video-Fiks Fare paralajmëron skandalin/ Si humbi qytetarja 70 milion lekë për faj të Hipotekës

Më pas ajo i tregon se qëllimi i punës është që klienti të ‘rrjepet’ në maksimum, sepse në fund të fundit ai asnjëherë nuk ka për të fituar asgjë. Pyetjes së gazetares se sa të besueshëm janë për klientat, punonjësja shprehet që të tregojë licencën për të fituar besimin e tyre, licencë kjo që është e false. Edhe nesë klienti mund të kuptojë diçka dhe mund të bllokojë numrin nga të cilin e telefonojnë, team leader-ja tregon se kanë në dispozicion 8 linja të tjera si australiane, italiane, gjermane, greke . Më pas ajo shpjegon se IMPACTUM-shpk aktualisht punon me dy platforma që operojnë njëra në Berlin dhe Londër. Aktualisht për këtë kompani punojnë rreth 50 veta, ku punohet në gjermanisht, dy tavolina italisht, një spanjisht dhe pjesa tjetër greqisht. Ajo shpjegon se me kmpanitë e tjera në botë që bëjnë të njëjtën gjë realisht fitohet, por kjo nuk ndodh në Shqipëri ” këtu nuk fitojnë kurrë!” përfundon ajo.

Kompania tjetër ku gazetarja e Fiksit u paraqit është Blue Solution. Edhe kjo kompani operon në fushën e investimeve online në bursë me investime në euro, dollarë, në kriptomonedha, bitcoine, flori në çdo gjë të mundëshme. Në këtë call center punohet në disa gjuhë si spanjisht, italisht, anglisht dhe gjermanisht me kapacitet punonjësish diku tek 20 persona. Punonjësja i shpjegon gazetares se detyra e saj do jetë të bindi klientin që të zgjedhi platformën e tyre dhe jo platformat e tjera. Depozita e parë që quhet FTD minimumi që mund të investojë një klient është 250 euro, maksimum nuk ka. ” Janë mashtrime! Thjeshtë klienti duhet të depozitojë, por për të fituar nuk fiton asnjëherë” tekson punonësja. Më pas ajo i shpjegon gazetares se e rëndësishme është të bëj sa me shumë FTD. Rroga bazë në këtë call center është 400 euro neto, dhe nga një deri në 3 kontrata në muaj paguhet 40 euro ekstra secila prej tyre. Nëse arritet që brenda muajit të bëhen 10 FTD atëherë ato paguhen 100 euro secila./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Nxorri familjarët nga shtëpia/ I riu që dikur kishte mesatare 9.5 përfundon në burg

Publikuar

-

Nga

Sot emisioni “Stop” në Tv Klan ishte në fshatin Plug të Lushnjes, për problematikën e Griseldo Qorrit, djalit 20-vjeçar, i cili për shkak të depresionit, ka përfunduar në burgun e Zaharisë. Gjyshja e djalit, Hekurane Gorovelli, tregoi, se nipi ka qenë pa nënën e tij, pasi vuante për strehim në rrugët e Italisë. Djali ishte 20 vjeç dhe me nota shumë të mira në universitet, me mesatare 9.5.

Por ai kaloi në depresion dhe donte t’i nxirrte nga shtëpia. Zonja bëri një kallëzim, por jo penal dhe kërkoi shtrimin e tij në spital. Ajo tha se Griseldon e çuan në burgun e Zaharisë. Prokuroria ka kërkuar pafajësinë, por gjykata ende nuk është shprehur. Zonja Hekurane kërkoi, që djali të kurohet afër saj dhe të mbahet në spital, jo në burg.

Hekurane Gorovelli: Unë jam Hekurane Gorovelli, nga sektori Plug i Lushnjes. Kam shtruar nipin tim, që në 2019-ën. Që në vitin 2013 ka qenë nëpër rrugët e Italisë. Ka qenë pa mbështetje, pa shtëpi, pa punë dhe është një student, që e kam regjistruar te “Luarasi”, me notën 9.5.

GazetarjaSa vjeç është djali?

Hekurane Gorovelli: Djali 20 vjeç. Unë dua të deklaroj, se nëna e tij ndodhet në rrugët e Italisë, pa strehim, pa punë. Griseldon e mbështeta unë, për arsye të depresionit. Ky nën ndikimin e depresionit, filloi të përplaste televizorin në dysheme, sepse nuk e dinte, se cfarë po bënte dhe ne donte të na nxirrte nga banesa. Mirëpo, unë bëra një kallëzim. Megjithatë, nuk e bëra kallëzim penal, por e bëra shtrim në spital. Ashtu e kam deklaruar. Këta ma kanë çuar në burgun e Zaharisë. Tani, unë dy javë e lashë kështu dhe tërhoqa fletë-akuzën. Domethënë, që ky fëmijë të normalizohet dhe të bëhet shërimi i tij në spital.

GazetarjaPrej sa muaj është nipi në burgun e Zaharisë?

Hekurane Gorovelli: 6 muaj ndodhet në burgun e Zaharisë. Ai është i pafajshëm, sepse përse nuk u deklarua, që ishte shtrim në spital, por duhet të vuajë pranë hekurave të Zaharisë?

Gazetarja: Në fakt në këtë dokument të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ku thuhet se ai kërkohet se nuk do të merret si i pandehur, por përmenden 2 vepra penale. Siç është dhuna në familje dhe kundërshtim i vendimit të Gjykatës. A ju ka dhunuar ndonjëherë?

Hekurane Gorovelli: Jo! Ai nuk më ka bërë asnjë gjë, por donte të na nxirrte nga banesa. Thoshte “është shtëpia ime”. Gjykata nuk është shprehur, por nuk më jep rrugëzgjidhje dhe gjithmonë thonë “Jo këtë radhë, po atë radhë” dhe unë si nënë, nuk po duroj më. Dua pafajësinë e djalit sa më shpejt dhe kërkoj kurim ambulator për fëmijën. Ju lutem, i merrni parasysh kërkesat e kësaj nëne!

GazetarjaKe shkuar ta takosh djalin?



LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa qenë në listë dhe pa kartë anëtarësie

LEXO EDHE:  Denoncmi në “Fiks Fare”/ Vlorë, dy biznese në konflikt për guroren, askush nuk zbaton vendimin e gjykatës

Hekurane Gorovelli: Kam shkuar dhe më ka dalë pranë hekurave, që nuk e mendoja kurrë.

Emisioni “Stop” u interesua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnje, ku u tha, se seancat janë shtyrë, pasi nga ekspertiza mjeko-ligjore nuk është përcaktuar, se ku do të bëhet kurimi i djalit në kurim ambulator apo spitalor.

Sekretarja e gjykatëses thotë, se i është dërguar dy herë shkresë Institutit të Mjekësisë Ligjore, por nuk ka përgjigje.

Sekretarja: Në seancën e parë, në datën 30.09, ka qenë prokurorja dhe këtu është konstatuar, që akti i ekspertimit nuk e përcakton mjeku. Asnjë nga këta dy mjekë, duhet të shkruanin këtu: “Për shtetasin Griseldo Qorri rekomandohet masë mjeksore, ose mjekim i detyruar ambulator, ose mjekim i detyruar spitalor”! Një nga këto dy masa, se këto të dyja janë masat.

Gazetarja: Dhe prej kësaj nuk është vendosur?

Sekretarja: Dhe ne i dërguam një shkresë IML-së, që në seancën e parë.

Gazetarja: Në datën 21 keni zhvilluar seancë tjetër.

Sekretarja: Në 21 zhvilluam senacën tjetër dhe nuk erdhi akti. Nuk erdhi akti dhe ne e shtymë. I kam bërë dhe një shkresë tjetër, që të më sjellin. E kam marrë dhe në telefon doktoreshën. Më ka dalë doktoresha Ilda Aliko. Unë s’e kam marrë në dorë- tha,- po do të kthej përgjigje. Atë ditë jo. Të nesërmen, që kishim seancën, jo.

Gazetarja: Gjykata e Shkallës së parë Lushnjë vendosi për pafajësinë e djalit Griseldo Qorri. Gjithashtu dhe pas dërgimit të ekspertizës nga Instituti i Mjeksisë Ligjore u përcaktua se kurimi i tij do të bëhet në një institucion spitalor. Megjithatë zonja do ta apelojë këtë vendim. Pasi ajo kërkon që nipi i saj të kurohet në shtëpi./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Iu sul gazetarit, shoqatat e mediave dënojnë aktin e prokurorit Kasaj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Emisioni “Stop” i është drejtuar me shkresë zyrtare ILD-së dhe KLP-së, për aktin e prokurorit dhe shkeljet e tij të panumërta.

Një ditë më parë prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj shfaqi arrogancë dhe fyerje në komunikim me gazetarin e “Stop”, duke e quajtur maskara dhe budalla.

Emëror Kasaj: Sepse i kam pirë lëngun edhe sorrat, më kupton? Edhe mender teje..

Emëror Kasaj: Kam marrë 100 nuk kam marrë 10.

Gazetari: Bravo.

Emëror Kasaj: 150, 300.

Gazetari: Edhe 500.

Emëror Kasaj: Për ju të Stopit po.



Lidhur me sjelljen e prokurorit kanë reaguar edhe shoqatat e mediave.

Armand Shkullaku, Ylli Rakipi dhe Aleksandër Çipa e quajnë të papranueshëm aktin e njeriut të akuzës, duke kërkuar, që të mos intimidohet media në punën e saj, por njerëzit e ligjit të përgjigjen për denoncimet për shkelje e abuzim me ligjin.

Gazetari: Çfarë shije të ka lënë sjellja e prokurorit të Gjirokastrës?

Armand Shkullaku: Sigurisht një shije të shëmtuar. Po të mos më kishit thënë ju që bëhet fjalë për një prokuror do ta merrja për një konflikt midis njerëzve të rrugës dhe gazetarëve. Mënyra si foli, paraqitja e tij, gjuha e përdorur është skandal. Gati në kufijtë e të pabesueshmes. Një përfaqësues i drejtësisë nuk mund të flasë në atë mënyrë. Mund të ofendojë një qytetar, jo aq më tepër gazetarët apo mediat që janë duke bërë detyrën e tyre. Prokurori në fjalë duhet ta ketë parasysh që ai paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

E ka detyrim të përgjigjet, të japë informacion, ose dhe mos të bëjë koment. Dhe nuk ka asnjë të drejte të ofendojë njerëzit, të ofendojë qytetarët. Sigurisht që unë nuk pres nga ai model prokurori që pashe në filmimet tuaja që të kërkojë ndjesë publike për këtë gjë. Që do të ishte gjëja e parë dhe emergjente në këtë situatë. Pres që Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë duhet të veprojë.

LEXO EDHE:  Fier/ Denoncimi i “Fiks Fare”, procedohet inxhiner i  Kontrollit të Automjeteve Lushnje

LEXO EDHE:  Video-Fiks Fare paralajmëron skandalin/ Si humbi qytetarja 70 milion lekë për faj të Hipotekës

Ne kemi parë që ky inspektoriat është shqetësuar shumë në raste tjera për punonjës të drejtësisë që dëgjojnë muzikë apo kërcejnë në makinën e tyre dhe e kanë quajtur atë si shkelje të etikës duke i larguar nga funksionet që kanë. Ky është një rast që nuk mund të kalojë në heshtje. Nuk mund të kalojë pa u analizuar dhe pa u marrë një masë.

Ylli Rakipi: Në fakt unë e pashë atë dhe është skandaloze është një moment shumë skandaloz.  Nuk më dha aspak pështypjen e një prokurori. Njeri shumë vandal shumë rrugaç. Ishte një akt shumë i shëmtuar. Unë nuk e kuptoj sesi një njeri ligji mund të jetë ai portret. Duhet të marrim masa sa më parë sepse ai njeri të fyejë një njeri që shikon punën e vet siç është drejtuesi i një emisioni, është një skandal tjetër.

Aleksandër Cipa: Kurrsesi nuk do ta quaja një komunikim normal aq më tepër për opinion publik dhe për mediat në mënyrë të veçantë të një përfaqësuesi të drejtësisë, aq më tepër të akuzës. Në pasazhin që ndoqa verifikoj se ekziston gjuha e intimidimit./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Prokurori Emëror Kasaj liroi një nga viktimat e Astirit/ Akuzohej për vepër penale

Publikuar

-

Nga

Në Mars të vitit 2015 në qytetin e Tepelenës janë grabitur dhe dhunuar me armë në banesën e tyre tre-kateshe, dy bashkëshortët e moshuar Naim Çiça dhe Antoleta Çiça. Prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj hetoi ngjarjen dhe një prej të dyshuarve ishte Erigers Mihasi.

Për shkak edhe të lidhjes, që Erigelsi kishte në ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tetor 2018 në Tiranë, prokurori Emëror Kasaj, në Janar 2019 nxorri urdhër arresti për shtetasin Erigers Mihasi.

Pas kësaj mase, në rrethana të dyshimta Kasaj e zëvendësoi masën e arrestit me detyrim paraqitjeje pas vetëm 6 muajsh. Përsa i përket ngjarjes së Tepelenës, autorësia iu kalua një personi të vdekur, Fabjan Gaxha, viktimë e masakrës së Bllokut.

Autorësia për ngjarjen e 2015 në Tepelenë me miratimin e vetë prokurorit, iu faturua një personi të vdekur, shtetasit Fabjan Gaxhës, person i vrarë në zonën e ish- bllokut në 2018.



Për këtë arsye prokurori Emëror Kasaj kërkoi pushimin e çështjes për Erigers Mihasin. Gjykata e Gjirokastrës nuk ia pranoi prokurorit kërkesën për pushimin e cështjes së Tepelenës, duke i dhënë 3 muaj kohë për ta zbardhur tamam atë. Por Kasaj nuk e bëri kurrë këtë, duke çuar në ngjarjen e Astirit të pak ditëve më parë, ku një prej viktimave ishte Erigels Mihasi.

LEXO EDHE:  Lushnje/ Pacientët bredhin me shiringa më gjak në duar nga shteti tek privati, për analizat

LEXO EDHE:  Skandali i Fiks-Fare/ Shkolla 9-vjeçare në Grykë Çajë rrezikon shembjen

Si alibi u përdor një deklaratë e një vajze e cila kishte lidhje intime me Erigers Mihasin, u mësua më vonë  pas ngjarjes tek ish- blloku që personi që kishte lidhje sentimentale me të dhe që iu gjet numri në vendngjarjen e 2015 në Tepelenë, ishte Fabjan Gaxha dhe jo Erigers Mihasi. Kur ndërkohë shoqja e saj e kishte identifikuar Erigers Mihasin.

Një tjetër alibi ishte që Fabjan Gaxha në 2015 kishte blerë një paketë “Kent” në dyqanin e Erigels Mihasit dhe shenja e gishtit që u gjet në paketë, në ngjarjen e Tepelenës në vitin 2018, mund të ketë ngelur nga moment që Mihasi i ka shitur shokut të tij Gaxhës paketën.

Pyetja qëndron sesi ka mundësi që paketa ka pasur vetëm gjurmët e Mihasit dhe jo të Gaxhës./tvklan

LEXO TE PLOTE