Connect with Us

I quajtur “Zoti i Drogës”/ Manja lejon ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë

Aktualitet

I quajtur “Zoti i Drogës”/ Manja lejon ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka lejuar ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Klodiana Lala për Balkan Web.

Kujtojmë se Hatija është quajtur ndryshe si “Zot i Drogës”. Ai akuzohet nga drejtësia italiane për trafik droge, ku rezulton i dënuar me 20 vite burg.

Pak ditë më parë, gjatë një konferencë për mediat i pyetur nga gazetarja Klodiana Lala rreth kësaj çështje, Manja u shpreh se rasti i Hatisë ishte specifik dhe  do të diskutohej me homologun e tij italian.

LEXO EDHE:  Vjedhje në banesa/ Tre shqiptarë në pranga në Itali

Lidhur me rastin që citoni ne e kemi marrë këtë shqetësim nga qytetari, në portalin ‘Shqipëria që duam.al’. Është rast që ka marrë zgjidhje me vendim të formës dhe nga gjykatat në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë në këtë proces është thjesht zbatuese e vendimeve gjyqësore. Rasti si ky dhe dy të tjera do t’i trajtojmë me palën italiane në nivel tjetër”, ka thënë Manja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama-Basha të zhytur në aferë”/ Berisha zbulon ku janë fshehur Zoto dhe Gugallja

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka deklaruar se Rama dhe Basha janë të zhytur në aferën e inceneratorëve.

Ndër të tjera Berisha shprehet se Klodian Zoto dhe Stela Gugallaja janë mbajtur fshehur në Lushnje.

E dëgjuat maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha? Pas 3 muajsh, zero hetim, sepse janë të zhytur. Është i zhytur si Edvin Droga, edhe Lulzim Brava.



Në këtë krah janë bërë 289 denoncime. Të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava, i implikuar në këtë aferë, lejoi që të publikohen njëherë apo dy here. Nuk ka aferë më flagrante se kjo.

A e dini që e kanë mbajtur në Lushnje të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh bashkë me Gugallën dhe i kërcënonte? Kjo aferë duhet të hetohet.

Brava është me dy kahë. Çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistët e PD-së? Të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës.

Komisioni ishte një tallje, një përqeshje për shqiptarët. Tre muaj, asnjë hetim. Në hetim do dilte se Teri është vetëm hajduti i dobishëm,” tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Tomorr Alizoti i shtrëngon dorën Berishës/ Basha në arrati

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri, Sali Berisha, pas katër muajsh, është rikthyer  në Kuvend.

Ndërsa Lulzim Basha ka ikur fshehurazi , deputeti  i qarkut të Beratit Tomorr Alizoti ka shkuar të takojë Berishën menjëherë pasi ka hyrë në sallë.



Ai është fotografuar I buzëqeshur duke i dhënë dorën Berishës, në krah të cilit janë ulur deputetë Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

LEXO EDHE:  Vjedhje në banesa/ Tre shqiptarë në pranga në Itali

LEXO EDHE:  Super-operacion policor në Itali/ 48 të arrestuar

Pas daljes nga Kuvendi Berisha është takuar edhe ne deputetin e Lushnjës, Saimir Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mafia e aferës së inceneratorëve/ Topalli: Për herë të parë sot u tha e vërteta

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryetarja e parlamenti Jozefina Topalli ka komentuar zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendin, në lidhje me diskutimet për aferën e inceneratorëve.

Sipas Topallit, sot Parlamenti u kthye në misionin e tij, pas shumë kohësh.
Pasi, për herë të parë në seancë u tha e vërteta e implikimit tek mafia e inceneratorëvë të Ramës dhe shërbetorit të tij LB.



“Për herë të parë u denoncua komisioni “hetimor” i inceneratorëve si një gënjeshtër e LB.
Ky komision prej 3 muajsh përveç ca deklaratave të rreme ka bërë thjesht demek…
Më ka çu nana me la gojën ..thonin dikur për raste të tilla.
Pas shumë vitesh në parlament po lind një opozitë reale, që ia çjerr maskën jo vetëm maxhorancës , por edhe opozitës së shitur tek i pari”, ka shkruar Topalli në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE