Connect with Us

Hoqi dorë nga titulli mbretëror për dashurinë/ Princesha e Japonisë nis jetën si “e zakonshme” në SHBA

Life Style

Hoqi dorë nga titulli mbretëror për dashurinë/ Princesha e Japonisë nis jetën si “e zakonshme” në SHBA

Publikuar

-

cna lajm show

Princesha e Japonisë ka hequr dorë nga titulli i saj për t’u martuar me të dashurin e saj.

Ata mbërriten në NewYork ku do të nisin jetën si njerëz të zakonshëm.

Mako Komuro, babai i së cilës është trashëgimtar i fronit të perandorit japonez Naruhito, është larguar nga Tokio, disa javë pasi regjistroi martesën e saj me të fejuarin Kei Komuro, pa bankete madhështore martese apo celebrimet tipike që shihen me anëtarët e familjes mbretërore.

Ligji japonez kërkon që mbretërorët të heqin dorë nga titulli i tyre nëse martohen me dikë jashtë linjës mbretërore të gjakut.

Tashmë për dy 30-vjeçarët po bëhen paralelizma me martesën e princit britanik Harry e ish-aktores amerikane Meghan Markle, pasi dyshja japoneze ka përmendur si arsye të largimit ‘trajtimin e tyre nga mediat vendase’.
Por ka një numër princeshash të njohura që kanë hequr dorë nga titulli i tyre për t’u martuar me burra të thjeshtë, edhe pse largimi i Mako është nga të paktët që ka shkaktuar zemërim të gjerë publik.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Një lexim i ftohtë për dënimin e Sali Berishës

Çifti ishin njohur në universitet, dhe janë ndjekur vazhdimisht nga mediat e publiku që prej njoftimit të fejesës së tyre katër vjet më parë.

Martesa e tyre u shty disa herë prej datës fillestare të njoftimit në 2018 pas lajmeve skandaloze të mediave japoneze se mamaja e Komuro nuk kishte paguar një borxh ndaj ish-të fejuarit.

Doktorët e pallatit mbretëror thanë se lajmet skandaloze për të fejuarin kishin bërë që pricesha Mako të krijonte simptoma të stresit post-traumatik./ AferParty

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

Pas debatit të fortë Fifi ironizon banorët: Na bëjnë moral…

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Përplasja e Fifit me Sarën ka krijuar një tension shumë të madh në shtëpi ditën e sotme.

Kujtojmë se Sarah ka shkëmbyer një puthje me Dj, Pajtimin, ndërkohë Fifi i është vënë kundër duke u shprehur gjithashtu se Sarah po bën lojë.

Pas kësaj deklaratë blogerja është prejur shumë madje shpërtheu në lot.

Banorët ju vunë kundër Fifit duke lënë të nënkuptuar se ajo nuk ka të drejtë të ndërhyjë.

LEXO EDHE:  SHBA ka prova për sulmin kimik në Siri

LEXO EDHE:  SHBA përgatitet për “valën e dytë” të COVID-19/ Blen të gjitha rezervat e ilaçit Remdesivir

Në lidhje me reagimin e tre si duket Fifi është prejur shumë, madje në një moment e nervozuar është shprehur: “Pa na bëjnë moral…”/CNA.al



 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Tronditëse/ Vritet modelja e njohur, shoqja e saj në gjendje koma

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Një modele e njohur ne Los Angeles është gjetur e vrarë.

Trupi i pajetë i modeles së njohur Christy Giles u gjet përpara një spitali të Los Angeles dhe policia është vënë në lëvizje për të zbuluar autorët e krimit të rëndë.

Familja e modeles së njohur i ka drejtuar një lutje të gjithë atrye që mund të kenë informacione mbi orët e fundit të saj të jetës, që të bashkëpunojnë me forcat e rendit e t`i tregojnë cfarë dinë.

LEXO EDHE:  Berisha shpallet “non grata” nga SHBA/ Reagon çuni i Fahri Balliut

LEXO EDHE:  SHBA përgatitet për “valën e dytë” të COVID-19/ Blen të gjitha rezervat e ilaçit Remdesivir



Giles, 24 vjece, u pa për herë të fundit në një festë. Më vonë, ajo dhe dizajnerja Hilda Marcela Cabrales-Arzola, 26 vjecare, u gjetën në rrugë disa orë pas njëra-tjetrës. Giles kishte ndërruar jetë, ndërsa Cabrales-Arzola është në koma.

Medohet se Giles është droguar përpara se të vritej, partneri i saj tha se ajo kurrë nuk do të merrte vetë lëndë narkotike, por thotë se dikush ia ka administruar me forcë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Truproja zbulon më shumë nga jeta intime e Mike Tyson: Vetëm seksi mund ta zbuste fuqinë e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Ish truroja dhe shoferi i Mike Tyson ka zbuluar më shumë nga jeta intime e boksierit legjendar.

Siç tha ai, legjenda e boksit kishte aq shumë adrenalinë, saqë nëse nuk bënte seks mund të vriste kundërshtarët e tij në ring.

Madje ai ka rrëfyer se ai kryente marrëdhenie seksuale me fanset e tij para ndeshjeve, të cilat e vizitonin disa ora apo edhe disa minuta para fillimit.



“Një nga sekretet më të mëdha të Majk ishte se ai duhej të bënte seks në dhomat e zhveshjes para ndeshjeve. Më duhej të gjeja një grup, pavarësisht se kush ishin ata. Ishte sikur të thoshte “nëse nuk shkarkoj, do ta vras ndonjë”.

“Majkut i duhej të pushonte dhe të çlodhej pak. Kështu që unë kisha vajza të fshehura në banja dhe dhoma zhveshjeje .Seksi ishte mënyra për të zbutur fuqinë e tij dhe për t’u çlodhur”./CNA.al

LEXO TE PLOTE