Connect with Us

Festa kthehet në tragjedi/ Tifozi i Fenerbahce pëson infarkt pas triumfit emocionues në derbi

Sport

Festa kthehet në tragjedi/ Tifozi i Fenerbahce pëson infarkt pas triumfit emocionues në derbi

Publikuar

-

/

Fenerbahce fitoi 1-2 derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Galatasaray, sfidë që u luajt mbrëmjen e së dielës. Triumf fantastik me përmbysje për Mesut Ozil (realize golin e parë për ekipin e tij) me shokë.

Fenerbahce mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Tisserand (82’), por Miguel Crespo realizoi golin e fitores në minutat shtesë, duke rikthyer skuadrën e Pererira te fitorja pas katër ndeshjesh.

Goli i portugezit u festua gjatë nga lojtarët, stafi teknik dhe tifozët e Fenerbahces, që renditet në vend të pestë të kampionatit turk, duke qenë 10 pikë larg kreut.

Triumfi në derbi ka qëlluar fatal për një tifoz të Fenerbahces. 60-vjeçari ka festuar gjatë golin e Crespos, por emocionet e tepërta i kanë shkaktuar një infarkt që i ka marrë jetën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ U afrua gjatë merkatos së verës, një tjetër lojtar e mbyll me Partizanin pas 6 muajsh

Publikuar

-

Dajan Shehi e mbyll me Partizanin. Qendërmbrojtëi u afrua gjatë merkatos së verës dhe shihej si një afrim cilësor për të qenë titullar këtë sezon.

Pas vetëm 6 muajsh dhe 13 ndeshje të zhvilluara me fanellën e kuqe, 24-vjeçari ka vendosur që të largohet për të nisur një aventurë të re. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale.



“Faleminderit për çdo moment të bukur që kaluam së bashku. Ju uroj më të mirat të gjithëve”, shkruan qendërmbrojtësi në postimin e tij. Tashmë ngelet që zyrtarizimi të bëhet edhe nga klubi në faqen zyrtare, ndërsa në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe e ardhmja e Dajan Shehit që me shumë mundësi do të jetë sërish në Superligën shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Broja i pafat, godet shtyllën ndaj Mançester Sitit

Publikuar

-

Armando Broja është i uritur për gola dhe sot ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar i Sauthempton tregoi se është padyshim një lojtar për të cilin duhet pasur shumë vëmendje nga mbrojtësit kundërshtarë.

Pas golit të anuluar, në minutën e 57 erdhi një tjetër rast i artë për sulmuesin, kur pas një goditje nga këndi, ai gjuajti me kokë para portës së Sitit. Por për fat të keq, topi u ndal nga shtylla e portës së Ederson.



 

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Interi fiton në “frymën e fundit” ndaj Venezias, i shpëton Dzeko

Publikuar

-

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një fitore në “frymën e fundit” ndaj një rivali modest si Venezia. Skuadra  Simone Inzaghit vuajti jo pak, teksa do të gjendej në disavnatazh që në startin e ndeshjes.

Në mintjën e 19-të, Thomas Henry shënoi një gol të bukur me kokë duke shokuar 5 mijë tifozët në San Siro. Reagimi i Interit vjen në fundin e fraksionit të parë, me Barellan që ndoqi mjaft mirë një aksion të gjatë në zonë.



Kur dukeshin se shpresat kishin marrë fund, në minutën e 90-të, Dumfries shërben një top në zonë, atje ku Dzeko me kokë nuk di të gabojë në një pozicion të tillë. Me këtë sukses, Interi ngjitet në krye në kuotën e 53 pikëve, 5 më shumë se Milani.

LEXO TE PLOTE