LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme nga Anglia/ Poketino heq dorë nga PSG-ja, gati të marrë drejtimin e United

22 Nëntor 2021, 09:41, Sport CNA
E bujshme nga Anglia/ Poketino heq dorë nga PSG-ja, gati të marrë

Shkarkimi i Ole Gun Solskjaer ka sjellë një listë të gjatë me emra trajnerësh në shtëpinë e Mançester Junajtid.

U përfol shumë për një interesim të ??djajve të kuq?? për trajnerin e PSG-së, Mauricio Poçetino i cili siduket e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Sipas ??Daily Mail??, tekniku argjentinas është lodhur nga egot e lojtarëve të tij në dhomat e zhveshjes ku yjet Mesi, Nejmar e Mbape janë shumë të vështirë për tu menaxhuar.

Aktualisht, Poçetino jeton në një hotel në Paris, ndërsa familja e tij nuk ka lëvizur nga Londra. Kjo mund të jetë një arsye më shumë që 49-vjeçari të aprovojë lëvizjen e tij drejt Mançesterit. Për ironi të fatit, Poçetino do të jetë mbrëmjen e nesërme në Mançester për sfidën që PSG-ja do të ketë me Sitin në Champions.

Kjo mund të jetë dhe një indicie që gjithçka të konkretizohet, pasi emri i Poçetinos u përfol dhe në vitin 2018 për të marrë drejtimin e Mançesterit, por drejtuesit zgjodhën Solskjaerin, i cili u shkarkua dy ditë më parë pas rezultateve negative javët e fundit.

Lajmet e fundit nga